Fletorja Zyrtare Sipas ligjit “Për Policinë e Shtetit”, në përbërje të Policisë së Shtetit vepron struktura e Policisë Kufitare dhe Migracionit me përgjegjësi kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, si dhe trajtimin e shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Bashkëpunimi mes strukturave dhe institucioneve të ndryshme por edhe ndarja e qartë e përgjegjësive mes të tyre do të luajë rol të rëndësishëm në përmbushjen e kësaj përgjegjësie. Ministria e Ekonomisë dhe Financave Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka si përgjegjësi hartimin e politikës makroekonomike dhe fiskale; administrimit të të ardhurave; administrimit të buxhetit të shtetit; menaxhimit të borxhit publik; administrimit financiar; menaxhimit financiar dhe kontrollit; menaxhimit të asistencës financiare të bashkimit evropian dhe menaxhimit të fondeve të bashkimit evropian; inspektimit financiar publik; bashkërendimit të përgjithshëm të auditimit të brendshëm. Shërbimi Doganor Shqiptar (SHDSH) Autoritetet doganore kanë si përgjegjësi kryesore mbikëqyrjen e tregtisë ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, duke kontribuar për tregtinë e hapur e të drejtë në zbatim të politikave tregtare dhe atyre të sektorëve të tjerë të ekonomisë shqiptare, që ndikojnë në sigurinë e të gjithë zinxhirit tregtar. Autoritetet doganore synojnë mbrojtjen e interesave financiarë dhe mjedisorë të Faqe|1422 Viti 2021 – Numri 7 Republikës së Shqipërisë nga tregtia e padrejtë dhe e paligjshme, duke mbështetur ndërkohë aktivitetin e ligjshëm të biznesit; garantimin e sigurisë e të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe të banorëve të saj, si dhe mbrojtjes së mjedisit, kur është e nevojshme, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e tjera; mbajtjen e balancës së duhur ndërmjet kontrolleve doganore dhe lehtësimit të tregtisë së ligjshme. Struktura e SHDSH organizohet në dy nivele, si më poshtë: Nivel Qendror, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave: - Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm; - Departamentin Teknik; - Departamenti Administrativ; - Departamenti i Akcizës dhe Departamenti i TI; - Departamenti Operativ Hetimor: - Drejtoria Antitrafik; - Drejtoria Antikontrabandës; - Drejtoria Hetimit; - Drejtoria e Informacionit, Analizës së Riskut dhe Monitorimit; - Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale. Nivel Lokal: 17 Degë Doganore Ministria e Mbrojtjes Ministria e Mbrojtjes propozon dhe zbaton politikën e mbrojtjes si një element të sistemit të

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents