Fletorja Zyrtare Nëpërmjet këtij plan veprimi kërkohet bashkëpunim në zbatim të ligjshmërisë në fushën e peshkimit, si në hapësirën ujore detare dhe ato të brendshme (liqenore) nëpërmjet koordinimit në kuadër të QNOD-it, ku të organizohen patrullime të përbashkëta të Inspektoratit të Peshkimit me Rojën Bregdetare në hapësirën detare dhe me strukturat e tjera shtetërore në ujërat e brendshme, lumenjtë e liqenet, për parandalimin dhe evidentimin e gjuetisë së paligjshme. Gjithashtu bashkëpunim në kontrollin e përbashkët të pikave doganorë tokësore mbi kontrollin kalimit të paligjshëm të produkteve peshkore, si dhe kalimin e specieve të ndaluara. Edhe pse Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës nuk disponon inspektorë pranë pikave doganore, në zbatim të plan veprimit do të bëhet e mundur kontrolli i përbashkët periodik. DSHPA-ja organizohet si Drejtori e Përgjithshme me juridiksion në të gjithë territorin e vendit dhe përbëhet nga 5 sektorë: 1. Sektori i Inspektimit dhe Kontrollit të Peshkimit; 2. Sektori i Akuakulturës; 3. Sektori i Analizës Ekonomike dhe Buxhetit; 4. Sektori i Monitorimit dhe Infrastrukturës së Peshkimit; 5. Sektori i QNOD-it (Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare). Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është përgjegjëse, ndër të tjera, për propozimin e një regjimi të vizave të përafruar gjithnjë e më shumë me kodin Schengen. Vijimi i përpjekjeve për uljen e numrit të shteteve në listën negative të BEsë. Drejtoria e Çështjeve Konsullore, ndjek regjimin e vizave me vendet e ndryshme, bashkërendimin e punës ndërmjet aktorëve të përfshirë në procesin e procedimit dhe vlerësimit të aplikimeve për pajisje me vizë të shtetasve të huajt, në përputhje me legjislacionin dhe regjimin në fuqi. Personeli që trajton çështjet e vizave është i përzgjedhur me kritere të përcaktuara qartë, të aftë profesionalisht dhe të mirëtrajnuar. Konsujt që emërohen kryejnë paraprakisht trajnimet pranë strukturave dhe specialistëve përkatës. Gjithashtu informohen paraprakisht për bazën ligjore të cilës do t’i referohen në vijimësinë e punës së tyre me Faqe|1424 Viti 2021 – Numri 7 procedimin e aplikimeve për pajisje me vizë të shtetasve të huaj. Gjithashtu, është synuar zhvillimi i teknologjisë së informacionit në përputhje të plotë me standardet e BE-së, me qëllim që të lehtësojë shkëmbimin dhe menaxhimin e informacionit. Sistemet e IT janë në përputhje të plotë me standardet, sigurojnë ruajtjen dhe fshehtësinë e të dhënave, bazuar në legjislacionin kombëtar dhe marrëveshjet e nënshkruara. Zhvillime të mëtejshme janë bërë lidhur me aplikimet dhe shkëmbimin e informacionit, në bashkëpunim me AKSHI-n. Të gjitha aplikimet për marrjen e shërbimeve (përfshirë edhe vizat), kryhen online. Shkëmbimi dhe menaxhimi i informacionit në përputhje me standardet, ka lehtësuar kohën e marrjes së shërbimeve për qytetarët, duke siguruar mbrojtjen e të dhënave. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave e të strategjive të zhvillimit në sektorin e kujdesit shëndetësor, është përgjegjëse për rregullimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe për bashkërendimin e punës ndërmjet të gjithë aktorëve, brenda dhe jashtë sistemit të kujdesit shëndetësor, të cilët kontribuojnë dhe synojnë të garantojnë të drejtën kushtetuese, të përcaktuar në nenin 55 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Ajo ka si mision, gjithashtu, garantimin e të drejtave kushtetuese për mbrojtje e përfshirje sociale dhe përkujdesje sociale e shanse të barabarta. Institucionet e varësisë të cilat luajnë rol kyç në përmbushjen e përgjegjësive të sektorit shëndetësor dhe atij social sa u përket çështjeve ndërkufitare, janë: Instituti i Shëndetit Publik është struktura kombëtare përgjegjëse për hulumtimin, studimin dhe analizimin e situatës epidemiologjike të vendit. 1. Përcaktimin e strategjive dhe ndërhyrjeve për parandalimin e sëmundjeve infektive, në bashkëpunim me strukturat vendore të shëndetit publik. 2. Koordinimin, udhëzimin dhe monitorimin e zbatimit të masave të luftës kundër sëmundjeve infektive, në përputhje me Rregulloren ndërkombëtare të Shëndetit. 3. Bashkëpunimin, në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit, me strukturat

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents