Fletorja Zyrtare SHSSH ka në administrim të saj Qendrën Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit (QKPVT) i cili është institucion kombëtar i sigurisë së lartë, që ofron shërbimin për strehim, rehabilitim dhe riintegrim të viktimave të trafikimit, vendase dhe të huaja. Ministria e Drejtësisë Ministria e Drejtësisë është autoritet qendror në bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar, me qëllim forcimin e bashkëpunimit me shërbimet kufitare në zbatimin e konceptit të MIK, veçanërisht përmes zbatimit të marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale që rregullojnë bashkëpunimin ndërkombëtar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes, ka përgjegjësi veçanërisht në fushën e transportit të mallrave dhe udhëtarëve në territorin e Republikës së Shqipërisë si atë rrugor, hekurudhor, ajror dhe detar të transportit dhe kryerjen e aktiviteteve në lidhje me krijimin e kushteve për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave, përfshirë ato në pikat e kalimit kufitar. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Operatorët Turistik dhe Agjencitë e Udhëtimeve, jep mbështetje në shkëmbimin e informacionit në lidhje me pritshmëritë e flukseve (hyrje/daljet) në kufirin shtetëror të vizitorëve/turistëve dhe periudhave të këtyre flukseve (sezonit veror, festave fetare, festave të nëntorit dhe festat e fundvitit/sezonit dimëror) dhe vendeve nga vijnë dhe dëshirojnë të udhëtojnë. Hartimi dhe miratimi i akteve administrative të brendshme dhe të përbashkëta për procedura që lehtësojnë shkëmbimin e informacionit. Krijimi një “hapësire” në sistemin TIMS, ku policia kufitare evidenton hyrje/daljet në kufirin shtetëror, e cila të shërbejë për shkëmbimin e informacionit me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për të gjeneruar të dhëna në lidhje me qëllimin e udhëtimit, ditë qëndrimet, vendet që dëshirojnë të udhëtojnë, si dhe të informohet me pritshmëritë e flukseve (hyrje/daljet) në kufirin shtetëror të vizitorëve/turistëve dhe periudhave të këtyre flukseve. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me strukturat e saj të varësisë, të shkëmbejë informacione me policinë e shtetit për turistët që Faqe|1426 Viti 2021 – Numri 7 lëvizin nëpër shtigje malore ndërkufitare dhe që nuk kalojnë nëpërmjet sistemit TIMS. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është institucioni përgjegjës për të garantuar të drejtën kushtetuese për arsimimin e shtetasve shqiptarë, të huaj dhe personave pa shtetësi, pa u diskriminuar nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi seksual, bindjet politike ose fetare, gjendja, ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia e kufizuar ose për arsye të tjera që përcaktohen në legjislacionin shqiptar. MASR, nëpërmjet ASCAP do të angazhohet në trajnimin e punonjësve të cilët ushtrojnë detyra që lidhen MIK. MASR përmes ASCAP dhe në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë do të realizojnë periodikisht module trajnimi mbi fushën përkatëse të secilit institucion të përfshirë në Strategji. Ministria e Kulturës Ministria e Kulturës harton politikat mbrojtëse dhe promovuese për trashëgiminë kulturore, materiale ose shpirtërore, si dhe krijon hapësirat e nevojshme, ligjore e mbështetëse, për ruajtjen e kultivimin e kulturës së shkruar, për krijimtarinë artistike në përgjithësi, si dhe për të promovuar arritjet e kulturës shqiptare e për të rritur konkurrencën e produktit shqiptar kulturor përtej kufijve. Kjo ministri ka për detyrë regjistrimin, katalogimin informatik, dokumentimin, vlerësimin, promovimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të pronësisë dhe të lëvizjes së pasurive kulturore kombëtare, monitoron dhe koordinon punën me njësitë territoriale në fushën e pasurive kulturore nëpërmjet Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave personale garanton zbatimin e rregullave të legjislacionit për të drejtën e informimi dhe legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, me rregulloret dhe standardet në traktatet e konfirmuara ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, liritë themelore dhe rregullat e pranuara përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents