Fletorja Zyrtare
përcillen nga të gjitha institucionet e ngarkuara në
përmbushje të objektivave dhe masave përkatëse.
Institucionet duhet të raportojnë periodikisht
për realizimin e masave, me periodicitet 6-mujor
përmes të dhënave të raportuara në Sistemin
Informativ për Planifikimin Strategjik të Integruar
(IPSIS) në Këshillin e Ministrave dhe në
Sekretariatin Teknik Ndërinstitucional.
Komiteti Drejtues Sektorial “punët e
brendshme”, drejtuar nga ministri i Brendshëm, në
zbatim të pikës 6 dhe 7, të urdhrit të Kryeministrit
nr. 157, datë 22.10.2018, “Për marrjen e masave për
zbatimin e qasjes së gjerë sektoriale/ndërsektoriale,
si dhe ngritjen dhe funksionimin e mekanizmit
sektorial/ndërsektorial të integruar”, do të
shqyrtojë, diskutojë dhe miratojë raportet e
progresit, të monitorimit të arritjes së synimeve dhe
prioriteteve në zbatim të këtij dokumenti strategjik
dhe planit të veprimit.
Përveç monitorimit të vazhdueshëm, progresi
në përmbushjen e qëllimeve të Strategjisë
Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të
Kufirit do të matet nëpërmjet dy mënyrave të
vlerësimit, atë të vlerësimit afatmesëm, që do të
kryhet në përfundim të trevjeçarit, në fund të vitit
2023, që do të analizojë rezultatet e arritura,
menaxhimin e burimeve dhe cilësinë e zbatimit.
Kjo analizë do të tregojë për ndryshimet në
kontekstin e përgjithshëm ekonomik dhe social, do
të vlerësojë nëse qëllimet janë të qenësishme, duke
krahasuar kontekstin fillestar dhe do të identifikojë
veprimet e nevojshme. Bazuar në këtë vlerësim, do
të hartohet plani i veprimit për vitet 2024–2027 për
të arritur objektivat e vendosur në Strategji.
Një vlerësim përfundimtar, pas përfundimit të
periudhës së zbatimit, do të analizojë të gjithë
Strategjinë dhe ndikimin e saj të përgjithshëm, ku
do të vlerësohen rezultatet e masave të ndërmarra,
burimeve të investuara dhe masën në të cilën janë
arritur efektet e pritura. Vlerësimi përfundimtar do
Faqe|1428
Viti 2021 – Numri 7
të kryhet duke analizuar të dhënat nga burime të
ndryshme, duke përfshirë gjetjet e monitorimit të
performancës dhe vlerësimit të ndikimit të
programeve aktive të sigurisë në komunitet. Po në
këtë kuadër, do të shërbejnë edhe raportet e
vlerësimit të impaktit, si dhe raporte e studime të
kryera nga shoqëria civile dhe donatorët.
PJESA V: KOSTIMI DHE BURIMET
FINANCIARE
Ky kapitull përshkruan shpërndarjen në vija të
përgjithshme të burimeve financiare që financojnë
produktet e Strategjisë së MIK 2021–2027. Efektet
financiare janë përllogaritur nga çdo institucion
bazuar në implementimin e aktiviteteve të masave
përkatëse që janë të parashikuara në planin e
veprimit të kësaj Strategjie. Efektet financiare
përballohen nga buxhetet respektive vjetore të
institucioneve të ngarkuara, si dhe nga buxheti i
donatorëve
për
zbatimin
e
Strategjisë
Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të
Kufirit 2021–2027 dhe planit të veprimit 2021–
2023, në mënyrë të detajuar.
Procesi i kostimit është bazuar në konsultimin e
dokumenteve kombëtare, përfshirë këtu Programi
Buxhetor Afatmesëm 2021–2023, si dhe
konsultimet me institucionet e përfshira. Plani i
veprimit është shoqëruar me një kostim analitik të
secilës masë.
Kostoja e përgjithshme e përllogaritur për
zbatimin e kësaj Strategjie është 20,136,430,002
lekë ose 161,091,440 euro. Kursi mesatar për
referencë është përllogaritur me 125 lekë për 1
euro.
Qëllimi i Politikës 1, pritet të ketë në terma
financiarë peshën më të madhe në zbatimin e
planit, përkatësisht në masën 84%. Ndërsa qëllimi i
politikës 2 dhe qëllimi i politikës 3 zënë
përkatësisht 15% dhe 1% në totalin e buxhetit të
planit të veprimit.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents