Fletorja Zyrtare
5. MARRËVESHJET E MONITORIMIT TË
PERFORMANCËS
Si pjesë e kuadrit të saj, matjes së performancës,
Komisioni do të monitorojë dhe vlerësojë
progresin drejt arritjes së objektivave specifike të
përcaktuara në Rregulloren e IPA-së II mbi bazën e
treguesve të matshëm, të paracaktuar, të qartë,
transparentë. Raportet e progresit të përmendura
në nenin 4 të Rregullores së IPA II do të merren si
pikë referimi në vlerësimin e rezultateve të
asistencës IPA II.
Komisioni do të mbledhë të dhëna të
performancës (ecuria, rezultatet dhe treguesit e
rezultateve) nga të gjitha burimet, të cilat do të
mblidhen dhe të analizohen në aspektin e
përcjelljes së progresit kundrejt objektivave dhe
pikave kyçe të përcaktuar për secilin nga veprimet e
këtij programi, si dhe në Dokumentin Strategjik
Kombëtar.
Koordinatorët Kombëtarë IPA (NIPAC) do të
mbledhin informacion mbi performancën e
projekteve dhe programeve (ecuria, rezultatet dhe
treguesit e rezultateve) dhe do të koordinojnë
mbledhjen dhe paraqitjen e treguesve që rrjedhin
nga burimet kombëtare.
Progresi i përgjithshëm do të monitorohet
nëpërmjet mënyrave të mëposhtme: a) Sistemi i
monitorimit i orientuar drejt rezultateve (ROM); b)
monitorimi i vetë përfituesit IPA II; c)
vetëmonitorimi i kryer nga delegacionet e BE-së; d)
monitorimi i përbashkët nga Drejtoria e
Përgjithshme për Zgjerim dhe Përfituesit IPA II,
ku pajtueshmëria, koherenca, efektiviteti, efikasiteti
dhe koordinimi në zbatimin e asistencës financiare
do të monitorohen rregullisht nga një komision
monitorues IPA II, mbështetur nga KPM-ja, i cili
do të sigurojë një proces monitorimi në nivel
programi.
Progresi i përgjithshëm do t’i nënshtrohet
vlerësimit i cili do të bëhet pas zbatimit të
aktiviteteve.
Viti 2021 – Numri 7
SHTOJCA I A
INSTRUMENTI PËR ASISTENCËN E
PARAANËTARËSIMIT (IPA)
2014–2020
Programi IPA CBC SHQIPËRI–KOSOVË*
MIRATUAR MË 11.12.2014
Pasqyra e lëndës
Përmbledhje
Seksioni 1: Përmbledhje
1.1 Përmbledhje e programit
1.2 Përgatitje e programit dhe përfshirja e
partnerëve
Seksioni 2: Zona e programit
2.1 Analiza e situatës
2.2 Konstatimet kryesore
Seksioni 3: Strategjia e programit
3.1 Argumentimi - Arsyetimi për strategjinë e
përzgjedhur për fushat e ndërhyrjes
3.2 Përshkrimi i prioriteteve të programit
3.3 Çështjet horizontale dhe ndërsektoriale
Seksioni 4: Plani financiar
Seksioni 5: Dispozitat zbatuese
Ky emërtim nuk cenon qëndrimet në lidhje me statusin
dhe është në pajtim me rezolutën 1244/1999 të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe me opinionin e
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për
Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
*
Faqe|1323
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents