Fletorja Zyrtare
5. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin,
Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia
Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet
në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe
VENDIM
Nr. 1145, datë 24.12.2020
PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË
RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E
RINDËRTIMIT TË OBJEKTIT ARSIMOR
SHKOLLA 9-VJEÇARE “HAJDAR ZOGU”,
FSHATI TAPIZË, NJËSIA
ADMINISTRATIVE NIKËL, BASHKIA
KRUJË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË
KRUJË SI NJËSI ZBATUESE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të
neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”,
16 dhe 36, të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019,
të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave
të fatkeqësisë natyrore”, të miratuar me ligjin nr.
97/2019, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për
menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 88/2019,
“Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me
propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin,
Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit për
financimin e rindërtimit të objektit arsimor shkolla
9-vjeçare “Hajdar Zogu”, fshati Tapizë, Njësia
Administrative Nikël, Bashkia Krujë, në vlerën 103
147 686 (njëqind e tre milionë e njëqind e dyzet e
shtatë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekë
pa TVSH.
2. Përdorimi i fondit të rindërtimit, miratuar për
vitin 2020, për financimin e rindërtimit të objektit
arsimor shkolla 9-vjeçare “Hajdar Zogu”, fshati
Tapizë, Njësia Administrative Nikël, Bashkia Krujë,
të jetë në vlerën 20 629 537 (njëzet milionë e
gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë e pesëqind e
tridhjetë e shtatë) lekë pa TVSH dhe të përballohet
nga shpenzimet e fondit rindërtimit.
Viti 2021 – Numri 7
3. Caktimin e Bashkisë Krujë si njësi zbatuese
për rindërtimin e objektit arsimor shkolla 9-vjeçare
“Hajdar
Zogu”,
fshati
Tapizë,
Njësia
Administrative Nikël, Bashkia Krujë.
4. Fondi për financimin e rindërtimit të objektit
arsimor shkolla 9-vjeçare “Hajdar Zogu” i
transferohet në formën e transfertës së
pakushtëzuar njësisë zbatuese, Bashkisë Krujë.
5. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin,
Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia
Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet
në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe
VENDIM
Nr. 1150, datë 24.12.2020
PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË
GRANTIT DHE PROJEKTIT
NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE KfW FRANKFURT
AM MAIN (KfW), PËR PROGRAMIN E
RINDËRTIMIT TË NDËRTESAVE
PUBLIKE (FAZA I)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe
të nenit 19, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet
ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me
propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin,
Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Miratimin e marrëveshjes së grantit dhe
projektit ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe KfW Frankfurt am
Main (KfW), për programin e rindërtimin të
ndërtesave publike (faza I), sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet
në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe
Faqe|1449
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents