Fletorja Zyrtare MARRËVESHJE GRANTI DHE PROJEKTI DATË _____________ NDËRMJET KFW FRANKFURT AM MAIN (KfW) DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E RINDËRTIMIT (MARRËSI) DHE FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT (FSHZH) (AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT) PËR 11,000,000.00 EURO - PROGRAM PËR RINDËRTIMIN E NDËRTESAVE PUBLIKE (FAZA I) – BMZ - NR. 2019 69 542 PËRMBAJTJA Neni 1. Shuma dhe qëllimi i Grantit 2. Kanalizimi i Grantit tek Agjencia Zbatuese e Projektit 3. Disbursimi 4. Pezullimi i disbursimit dhe kthimi i pagesave 5. Kostot dhe detyrimet 6. Deklarata kontraktuale dhe prokura e përfaqësimit 7. Projekti 8. Publikimi dhe transferimi i informacionit në lidhje me Projektin 9. Dispozita të ndryshme Marrëveshje Përmbushjeje nga Marrësi Marrëveshje Përmbushjeje nga Agjencia Zbatuese e Projektit Bazuar në notën verbale të datës 19 dhjetor 2019 dhe 17 mars 2020 të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë Drejtuar Qeverisë së Shqipërisë, Marrësi, Agjencia Zbatuese e Projektit dhe KfW-ja lidhin Marrëveshjen e mëposhtme të Grantit dhe të Projektit (Marrëveshja): 1. Shuma dhe qëllimi i Grantit 1.1 KfW-ja i ofron Marrësit një grant që nuk kalon shumën 11,000,000.00 euro (me fjalë: njëmbëdhjetë milion) (Granti). Granti nuk do të jetë i kthyeshëm nëse nuk përcaktohet ndryshe në nenin 0. Faqe|1450 Viti 2021 – Numri 7 1.2 Marrësi e kanalizon Grantin plotësisht tek Agjencia Zbatuese e Projektit në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 0. Agjencia Zbatuese e Projektit e përdor Grantin vetëm për rindërtimin me kursim energjie të ndërtesave të shkollave shtetërore, të cilat u shkatërruan nga tërmeti (Projekti) dhe kryesisht për të paguar koston e shkëmbimit valutor. Agjencia Zbatuese e Projektit dhe KfW-ja përcaktojnë detajet e Projektit dhe mallrat dhe shërbimet që do të financohen nga Granti me anë të një marrëveshje të veçantë “Marrëveshja e veçantë”) e cila do të kundërfirmoset nga Marrësi, i përfaqësuar nga Ministria e Rindërtimit. 1.3 Taksat dhe detyrimet e tjera publike në ngarkim të Marrësit ose Agjencisë Zbatuese të Projektit dhe detyrimet e importit nuk do të financohen nga Granti. 2. Kanalizimi i Grantit tek Agjencia Zbatuese e Projektit 2.1 Marrësi e kanalizon Grantin tek Agjencia Zbatuese e Projektit si një grant jo i kthyeshëm sipas një marrëveshjeje të veçantë granti. 2.2 Përpara disbursimit të parë nga Granti, Marrësi i jep KfW-së një kopje dhe një kopje të noterizuar të përkthimit në gjuhën angleze ose gjermane të marrëveshjes së veçantë të grantit të përmendur në nenin 0. 2.3 Kanalizimi i grantit nuk përbën përgjegjësi të Agjencisë Zbatuese të Projektit ndaj KfW-së për detyrime pagimi sipas kësaj Marrëveshjeje. 3. Disbursimi 3.1 KfW-ja disburson Grantin sipas ecurisë së Projektit dhe me kërkesë të Agjencisë Zbatuese të Projektit. Me një Marrëveshje të Veçantë, Marrësi, Agjencia Zbatuese e Projektit dhe KfW-së përcaktojnë procedurën e disbursimit, sidomos të dhënat që tregojnë se fondet e disbursuara janë përdorur për qëllimin e përcaktuar. 3.2 KfW-ja ka të drejtë të refuzojë të bëjë disbursime pas datës 30 qershor 2025. 4. Pezullimi i disbursimit dhe kthimi i pagesave 4.1 KfW-ja nuk mund të pezullojë disbursimet vetëm, nëse a) Marrësi nuk ka përmbushur detyrimet e tij ndaj KfW-së për të bërë pagesat në kohë; b) janë shkelur detyrimet sipas kësaj Marrëveshjeje ose marrëveshjeve të veçanta në lidhje me këtë Marrëveshje;

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents