Fletorja Zyrtare
c) Agjencia Zbatuese e Projektit nuk mund të
provojë që Granti është përdorur për qëllimin e
përcaktuar;
d) përmbushja e detyrimeve të KfW-së, sipas
kësaj Marrëveshjeje cenon ligjin e zbatueshëm; ose
e) krijohen rrethana të jashtëzakonshme që
pengojnë ose rrezikojnë rëndë zbatimin,
funksionimin ose qëllimin e Projektit.
4.2 Nëse ka ndodhur ndonjë nga parashikimet e
specifikuara në nenin 4.1(0, (0 ose (0 ka ndodhur
dhe nuk është eliminuar gjatë një periudhe të
përcaktuar nga KfW-ja, që sidoqoftë duhet të jetë
të paktën 30 ditë, KfW-ja:
Projektit
a) në rastin e specifikuar në nenin 4.1(0 ose (0,
mund të kërkojë kthimin e menjëhershëm të të
gjithë shumave të disbursuara;
b) në rastin e specifikuar në nenin 4.1(0 mund të
kërkojë kthimin e menjëhershëm të këtyre shumave
sepse Agjencia Zbatuese e Projektit nuk është në
gjendje të tregojë se janë përdorur për qëllimin e
përcaktuar.
5. Kostot dhe detyrimet
Marrësi merr përsipër të gjitha taksat dhe
detyrime të tjera që lindin jashtë Republikës
Federale të Gjermanisë, në lidhje me përfundimin
dhe ekzekutimin e kësaj Marrëveshjeje, si edhe të
gjitha kostot e transferimit dhe konvertimit që
lindin në lidhje me disbursimin e Grantit.
6. Deklarata kontraktuale dhe prokura e
përfaqësimit
6.1 Ministri për Rindërtimin dhe çdo person i
caktuar prej tij ose saj në KfW dhe i autorizuar me
specimenin e nënshkrimit të njohur prej tij ose saj
përfaqëson Marrësin në ekzekutimin e kësaj
Marrëveshjeje. Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë
Zbatuese të Projektit dhe çdo person i caktuar prej
tij ose saj në KfW dhe i autorizuar me specimenin e
nënshkrimit të njohur prej tij ose saj përfaqëson
Agjencinë Zbatuese të Projektit në ekzekutimin e
kësaj Marrëveshjeje. Afati i prokurës së
përfaqësimit mbaron kur KfW-ja merr revokimin e
shprehur të tyre nga përfaqësuesi i autorizuar në atë
kohë.
6.2 Ndryshimet ose shtesat në këtë Marrëveshje
dhe çdo njoftim dhe deklaratë e marrë nga palët
kontraktuese sipas kësaj Marrëveshjeje bëhen me
shkrim. Çdo njoftim apo deklaratë e tillë
konsiderohet e marrë, pasi ka mbërritur në adresën
e mëposhtme të palës kontraktuese përkatëse ose
Viti 2021 – Numri 7
në adresë tjetër të palës kontraktuese përkatëse që i
është njoftuar palës tjetër kontraktuese:
Për KfW-në:
Për Marrësin:
Shqipërisë,
për Rindërtim
Për Agjencinë Zbatuese të
KfW
Postfach 11 11 41
60046 Frankfurt am Main
Federal Republic of Germany
Faks: +49 69 7431-2944
Këshilli i Ministrave i Republikës së
përfaqësuar nga Ministria e Shtetit
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë
Shqipëri
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Rr. “Sami Frashëri”, 10
Tirana, Albania
Telefon: +355 4234 885
Faks: +355 4234 885
6.3 Ministri i Rindërtimit është autorizuar për të
nënshkruar çdo ndryshim që duhet të miratohet
nga Këshilli i Ministrave. Ndryshimet në këtë
Marrëveshje ,që prekin vetëm periudhën e
disbursimit (neni 3.2) nuk kërkojnë miratimin
paraprak nga Këshilli i Ministrave dhe nuk
kërkojnë miratim të mëtejshëm nga qeveria apo
tjetër.
6.4 Ndryshimet e kësaj Marrëveshjeje që prekin
vetëm marrëdhëniet juridike ndërmjet KfW-së dhe
Marrësit nuk kërkojnë pëlqimin e Agjencisë
Zbatuese të Projektit.
7. Projekti
7.1 Agjencia Zbatuese e Projektit:
a) përgatit, zbaton, vë në punë dhe mirëmban
Projektin në përputhje me praktikat e shëndosha
financiare dhe inxhinierike, sipas standardeve
mjedisore dhe sociale dhe sidomos në përputhje
me konceptimin e Projektit të miratuar ndërmjet
Agjencisë Zbatuese të Projektit dhe KfW-së;
b) ngarkon një subjekt me përgatitjen e
projektimit dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të
Projektit, siç përcaktohet në pikën 7.1 të kësaj
Marrëveshjeje dhe siç shtjellohet më tej në pikën
2.3 të Marrëveshjes së Veçantë ndërmjet KfW-së
dhe FSHZH-së, në përputhje me pikën 1.2 të kësaj
Marrëveshjeje;
c) zbaton në çdo kohë dispozitat e prokurimit të
përcaktuara në Marrëveshjen e Veçantë si edhe
planin përkatës të prokurimit;
d) mirëmban ose siguron mirëmbajtjen e librave
dhe regjistrave që qartësisht tregojnë të gjitha
kostot e mallrave dhe shërbimeve të nevojshme për
Faqe|1451
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents