Fletorja Zyrtare
8.4 KfW-ja më tej rezervon të drejtën të
përcjellë informacionin (përfshirë atë për qëllime të
publikimit) mbi projektin dhe financimin e tij gjatë
periudhës së plotë te palët e tjera të treta për të
ruajtur interesat legjitimë.
KfW-ja nuk përcjell informacion te palët e tjera
të treta nëse interesat legjitimë të Marrësit dhe/ose
Agjencisë Zbatuese të Projektit në informacionin
që nuk përcillet janë më të mëdha se interesat e
KfW-së për përcjelljen e tij. Interesat legjitimë të
Marrësit dhe/ose Agjencisë Zbatuese të Projektit
përfshijnë sidomos fshehtësinë e informacionit
sensitiv të përmendur në nenin 0, i cili përjashtohet
nga publikimi.
Gjithashtu, KfW-ja ka të drejtë t’i përcjellë
informacion palëve të treta, nëse kjo është e
nevojshme, për shkak të kërkesave ligjore ose
rregullatore ose të kërkojë apo të mbrojë
pretendimet apo të drejta të tjera të ligjshme në
gjykatë apo procese administrative.
9. Dispozita të ndryshme
9.1 Marrësi merr përsipër që të përmbushë në
çdo kohë detyrimet e përcaktuara në aneksin 1a
(Marrëveshje Përmbushjeje nga Marrësi). Agjencia
Zbatuese e Projektit merr përsipër të përmbushë
në çdo kohë detyrimet e përcaktuara në aneksin 1b
(Marrëveshje Përmbushjeje nga Agjencia Zbatuese
e Projektit).
9.2 Nëse ndonjë nga dispozitat e kësaj
Marrëveshjeje është e pavlefshme, të gjitha
dispozitat e tjera mbeten të paprekura. Çdo
boshllëk që rezulton nga kjo plotësohet nga një
dispozitë në përputhje me qëllimin e kësaj
Marrëveshjeje.
9.3 As Marrësi as Agjencia Zbatuese e Projektit
nuk mund të caktojë apo transferojë, të premtojë
apo të japë si garanci ndonjë pretendim nga kjo
Marrëveshje.
9.4 Kjo Marrëveshje rregullohet nga legjislacioni
i Republikës Federale të Gjermanisë. Vendi i
zbatimit është Frankfurt am Main.
9.5 Marrëdhëniet juridike të krijuara nga kjo
Marrëveshje ndërmjet KfW-së, Marrësit dhe
Agjencisë Zbatuese të Projektit përfundojnë me
mbarimin e ciklit të dobishëm të Projektit, por jo
më vonë se pesëmbëdhjetë vjet pas nënshkrimit të
kësaj Marrëveshjeje.
9.6 Kjo Marrëveshje Financimi dhe Projekti hyn
në fuqi pas nënshkrimit nga pala e fundit.
Viti 2021 – Numri 7
Bërë në 3 (tri) kopje origjinale në gjuhën
angleze.
Frankfurt am Main ____________________
KfW
Sot, në ditën e ____, të ____ 2020
_________________
Emri
Titulli
Sot, në ditën e ____, të ____ 2020
Këshilli i Ministrave të Republikës së
Shqipërisë, e përfaqësuar nga
Ministria e Rindërtimit
_________________
Emri
Titulli
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
_________________
Emri
Titulli
Aneks
Aneks 1a Marrëveshje Përmbushjeje nga
Marrësi
Aneks 1b Marrëveshje Përmbushjeje nga
Agjencia Zbatuese e Projektit
ANEKS 1a
MARRËVESHJE PËRMBUSHJEJE NGA
MARRËSI
1. PËRKUFIZIME
“Praktikë shtrënguese”, pengimi ose dëmtimi
apo kërcënimi për të penguar ose dëmtuar, direkt
ose indirekt, një person ose pronën e personit, me
qëllim për të ndikuar në mënyrë të gabuar në
veprimet e një personi.
“Praktikë e fshehtë”, marrëveshje ndërmjet dy
ose më shumë personave për të arritur një qëllim të
gabuar, si edhe për të ndikuar në mënyrë të gabuar
në veprimet e një personi tjetër.
“Praktikë korruptive”, premtimi, ofrimi, dhënia,
bërja, insistimi, marrja, pranimi apo kërkimi, direkt
apo indirekt, i një pagese të paligjshme apo
avantazhi të padrejtë të çdo natyre, për ose nga çdo
person, me synim ndikimin në veprimet e çdo
personi apo frenimin e çdo veprimi nga ai person.
“Praktikë mashtruese”, çdo veprim apo
mosveprim, si edhe keqpërfaqësim i cili me dijeni
apo pakujdesi, keqdrejton apo përpiqet të
keqdrejtojë një person për përfitim financiar apo
për shmangie detyrimi.
“Praktikë penguese”: i. shkatërrimi, falsifikimi,
ndryshimi apo fshehja me dashje e të dhënave të
Faqe|1453
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents