Fletorja Zyrtare
rëndësishme për hetimin ose bërja e deklaratave të
rreme para hetuesve për të penguar në thelb një
hetim ndaj akuzave për praktikë korruptive,
praktikë mashtruese, praktikë shtrënguese apo
praktikë të fshehtë, ose kërcënimi, ngacmimi apo
frikësimi i një personi që të mos tregojë njohuritë e
tij për çështjet që lidhen me hetimin apo ndjekjen e
hetimit; ose ii. çdo veprim që synon të pengojë në
thelb ushtrimin e së drejtës të KfW-së për t’u
njohur me informacionin e kërkuar kontraktual, në
lidhje me një hetim zyrtar për akuzën e një praktike
korruptive,
praktike
mashtruese,
praktike
shtrënguese ose praktikë të fshehtë.
“Person”, çdo person fizik, subjekt juridik,
ortakëri ose shoqatë de facto.
“Praktikë e dënueshme”, çdo praktikë
shtrënguese, praktikë e fshehtë, praktikë
mashtruese apo praktikë penguese (siç janë
përkufizuar këto terma më sipër), e cila: i. është e
paligjshme sipas legjislacionit gjerman apo
legjislacioni tjetër të zbatueshëm; dhe ii. që ka, ose
mund të ketë, ndikim thelbësor ligjor ose
reputacioni në këtë Marrëveshje ndërmjet Marrësit
dhe KfW-së ose zbatimin e saj.
“Sanksione”, sanksione ekonomike, financiare
ose tregtare të përcaktuara në ligje, rregullore, masa
embargoje ose kufizuese të administruara, të
miratuara ose të vendosura nga Organi
Sanksionues.
“Organi sanksionues” njëri nga Këshilli i
Sigurisë i Kombeve të Bashkuara, Bashkimi
Evropian dhe Republika Federale e Gjermanisë.
“Lista e sanksioneve”, listë e personave, grupeve
apo subjekteve të përcaktuara që u nënshtrohen
sanksioneve, e nxjerrë nga një organ sanksionues.
2. DHËNIA E INFORMACIONIT
Marrësi:
a) i vë menjëherë në dispozicion KfW-së me
kërkesë të gjithë informacionin përkatës “njih
klientin tënd” ose të ngjashëm për Marrësin sipas
kërkesës së KfW-së;
b) i jep menjëherë KfW-së me kërkesë të gjithë
informacionin në lidhje me Projektin dhe
dokumentet e Marrësit dhe palët e tij
(nën)kontraktuese dhe palët e tjera që i duhet KfWsë për të përmbushur detyrimet e saj për të
parandaluar çdo Praktikë të Dënueshme, pastrimin
e parave dhe/ose financimin e terrorizmit si edhe
për monitorimin e vazhdueshëm të marrëdhënies
Faqe|1454
Viti 2021 – Numri 7
së punës me Marrësin i cili është i nevojshëm për
këtë qëllim;
c) informon KfW-në, menjëherë dhe me
vullnetin e tij, sapo vihet në dijeni ose dyshon për
një praktikë të dënueshme, pastrim të parave
dhe/ose financim të terrorizmit në lidhje me
projektin;
d) i jep KfW-së të gjithë informacionin dhe
raportet për Projektin dhe ecurinë e tij të
mëtejshme, sipas kërkesës së KfW-së për qëllimet e
këtij aneksi; dhe
e) bën të mundur që KfW-ja dhe agjentët e saj
në çdo kohë të inspektojnë të gjithë
dokumentacionin e Marrësit dhe palëve të tij
(nën)kontraktuese dhe palët e tjera që kanë lidhje
me Projektin dhe të vizitojë Projektin dhe
strukturat e tij që lidhen me qëllimet e këtij aneksi.
3. PËRFAQËSIMI DHE GARANCIA
3.1 Në lidhje me legjislacionin gjerman ose
legjislacionin e vendit të Marrësit, Marrësi tregon që
asnjë nga personat që vepron, në lidhje me
projektin në emër të Marrësit nuk është angazhuar
ose përfshirë në ndonjë praktikë të dënueshme,
pastrim të parave ose financim të terrorizmit.
3.2 Përfaqësimi dhe garancia e përcaktuar në
këtë nen bëhet për herë të parë me ekzekutimin e
kësaj Marrëveshjeje. Do të konsiderohet e
përsëritur pas çdo tërheqjeje të Grantit, duke iu
referuar rrethanave që kanë epërsi në atë datë.
4. SIPËRMARRJE POZITIVE
Marrësi merr përsipër, sapo Marrësi ose KfW-ja
vihet në dijeni ose dyshon për një praktikë të
dënueshme, pastrim të parave ose financim të
terrorizmit, që të bashkëpunojë plotësisht me
KfW-në dhe agjentët e saj, për të përcaktuar nëse
ka ndodhur një ngjarje e tillë. Në veçanti, Marrësi
përgjigjet menjëherë dhe me detaje të arsyeshme
për çdo njoftim nga KfW-ja dhe jep mbështetje
dokumentare për këtë përgjigje me kërkesë të
KfW-së.
5. SIPËRMARRJE NEGATIVE
Marrësi nuk hyn në transaksione ose nuk
përfshihet në aktivitete të tjera në lidhje me
Projektin që do të përbënin shkelje të sanksioneve.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents