Fletorja Zyrtare
ANEKS 1b
MARRËVESHJE PËRMBUSHJEJE NGA
AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT
1. PËRKUFIZIME
“Praktikë shtrënguese”, pengimi ose dëmtimi
apo kërcënimi për të penguar ose për të dëmtuar,
direkt ose indirekt, një person ose pronën e
personit me qëllim për të ndikuar në mënyrë të
gabuar në veprimet e një personi.
“Praktikë e fshehtë”, marrëveshje ndërmjet dy
ose më shumë personave për të arritur një qëllim të
gabuar, si edhe për të ndikuar në mënyrë të gabuar
në veprimet e një personi tjetër.
“Praktikë korruptive”, premtimi, ofrimi, dhënia,
bërja, insistimi, marrja, pranimi apo kërkimi, direkt
apo indirekt, i një pagese të paligjshme apo
avantazhi të padrejtë të çdo natyre, për ose nga çdo
person, me synim ndikimin në veprimet e çdo
personi apo frenimin e çdo veprimi nga ai person.
“Kategori të përcaktuara të veprave penale”,
kategoritë e mëposhtme të veprave penale të
përkufizuara nga rekomandimet e FATF-së dhe
shënimi përkatës interpretues: pjesëmarrje në grup
të organizuar kriminal dhe përfitim i paligjshëm;
terrorizëm përfshirë financimin e terrorizmit;
trafikim i qenieve njerëzore dhe kontrabandim i
migrantëve; shfrytëzim seksual i fëmijëve; trafikim i
paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave
psikotropike; trafikim i paligjshëm i armëve;
trafikim i paligjshëm i mallrave të vjedhura dhe të
tjera; korrupsion dhe mitmarrje; mashtrim;
falsifikim i kartëmonedhave; falsifikim dhe pirateri
e produkteve; krim mjedisor; vrasje, plagosje e
rëndë; rrëmbim, kufizim i paligjshëm ose marrje
pengu; vjedhje me dhunë ose vjedhje;
kontrabandim (si edhe në lidhje me doganat dhe
detyrimet dhe taksat e akcizës); krime tatimore (në
lidhje me taksat direkt dhe indirekte); zhvatje;
falsifikim; pirateri; abuzim me informacion të
privilegjuar (insider trading) dhe manipulim tregu.
“Rekomandimet FATF”, rekomandime të
përcaktuara herë pas here nga Task-Forca e
Veprimit Financiar (FATF). FATF-ja është organ
ndërqeveritar, që ka për qëllim zhvillimin dhe
promovimin e politikave kombëtare dhe
ndërkombëtare për të luftuar pastrimin e parave
dhe financimin e terrorizmit.
Viti 2021 – Numri 7
“Praktikë mashtruese”, çdo veprim apo
mosveprim, si edhe keqpërfaqësim, i cili me dijeni
apo pakujdesi, keqdrejton apo përpiqet të
keqdrejtojë një person për përfitim financiar apo
për shmangie detyrimi.
“Origjinë e paligjshme”, origjina e fondeve të
siguruara përmes:
a) çdo vepre penale të renditur në Kategorinë e
Përcaktuar të Veprave Penale;
b) çdo Praktike Korruptive;
c) çdo Praktike Mashtruese; ose
d) pastrimit të parave.
“Praktikë penguese”: i. shkatërrimi, falsifikimi,
ndryshimi apo fshehja me dashje e të dhënave të
rëndësishme për hetimin ose bërja e deklaratave të
rreme para hetuesve për të penguar në thelb një
hetim ndaj akuzave për praktikë korruptive,
praktikë mashtruese, praktikë shtrënguese apo
praktikë të fshehtë ose kërcënimi, ngacmimi apo
frikësimi i një personi që të mos tregojë njohuritë e
tij për çështjet që lidhen me hetimin apo ndjekjen e
hetimit; ose ii. çdo veprim që synon të pengojë në
thelb ushtrimin e së drejtës të KfW-së për t’u
njohur me informacionin e kërkuar kontraktual, në
lidhje me një hetim zyrtar për akuzën e një praktike
korruptive,
praktike
mashtruese,
praktike
shtrënguese ose praktikë të fshehtë.
“Person”, çdo person fizik, subjekt juridik,
ortakëri ose shoqatë de facto.
“Praktikë e dënueshme”, çdo praktikë
shtrënguese, praktikë e fshehtë, praktikë
mashtruese apo praktikë penguese (siç janë
përkufizuar këto terma më sipër), e cila: i. është e
paligjshme sipas legjislacionit gjerman apo
legjislacioni tjetër të zbatueshëm; dhe ii. që ka ose
mund të ketë, ndikim thelbësor ligjor ose
reputacioni në këtë Marrëveshje ndërmjet
Agjencisë Zbatuese të Projektit dhe KfW-së ose
zbatimin e saj.
“Sanksione”, sanksione ekonomike, financiare
ose tregtare të përcaktuara në ligje, rregullore, masa
embargoje ose kufizuese të administruara, të
miratuara ose të vendosura nga organi sanksionues.
“Organi sanksionues”, njëri nga Këshilli i
Sigurisë i Kombeve të Bashkuara, Bashkimi
Evropian dhe Republika Federale e Gjermanisë.
“Lista e sanksioneve”, listë e personave, grupeve
apo subjekteve të përcaktuara që u nënshtrohen
sanksioneve, e nxjerrë nga një organ sanksionues.
Faqe|1455
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents