Fletorja Zyrtare 2. DHËNIA E INFORMACIONIT Agjencia Zbatuese e Projektit: a) vë menjëherë në dispozicion të KfW-së, me kërkesë të gjithë informacionin e duhur “njih klientin tënd” ose të ngjashëm për Agjencinë Zbatuese të Projektit dhe çdo aksionar të drejtpërdrejtë dhe/ose jo të drejtpërdrejtë, filial dhe ose ndonjë degë tjetër (nëse ka), sipas kërkesës së KfW-së; b) i jep menjëherë KfW-së, me kërkesë të gjithë informacionin në lidhje me Projektin dhe dokumentet e Agjencisë Zbatuese të Projektit dhe palët e saj (nën)kontraktuese dhe palët e tjera që i duhet KfW-së për të përmbushur detyrimet e saj për të parandaluar çdo praktikë të dënueshme, pastrimin e parave dhe/ose financimin e terrorizmit, si edhe për monitorimin e vazhdueshëm të marrëdhënies së punës me Agjencinë Zbatuese të Projektit, i cili është i nevojshëm për këtë qëllim; c) informon KfW-në, menjëherë dhe me vullnetin e saj, sapo vihet në dijeni ose dyshon për ndonjë praktikë të dënueshme, pastrim të parave dhe/ose financim të terrorizmit nga Agjencia Zbatuese e Projektit, ndonjë anëtar i organeve të saj drejtuese ose organ tjetër drejtues apo ndonjë aksionar i saj; d) i jep KfW-së të gjithë informacionin dhe raportet për Projektin dhe ecurinë e tij të mëtejshme, sipas kërkesës së KfW-së për qëllimet e këtij aneksi; e) bën të mundur që KfW-ja dhe agjentët e saj në çdo kohë të inspektojnë të gjithë dokumentacionin e Agjencisë Zbatuese të Projektit dhe palëve të saj (nën)kontraktuese dhe palët e tjera që kanë lidhje me Projektin dhe të vizitojë Projektin dhe strukturat e tij që lidhen me qëllimet e këtij aneksi. f) informon KfW-në menjëherë dhe, me vullnetin e saj, për çdo ngjarje që rezulton në Agjencinë Zbatuese të Projektit, ndonjë anëtar të organeve të saj drejtuese apo organ tjetër drejtues apo ndonjë aksionar të saj, që është ose do të bëhet një shtetas i emëruar në veçanti, person apo subjekt i bllokuar i mbajtur në një listë sanksionesh. 3. PËRFAQËSIMI DHE GARANCIA 3.1 Në lidhje me legjislacionin gjerman ose legjislacionin e vendit të krijimit të Agjencisë Zbatuese të Projektit, Agjencia Zbatuese e Projektit Faqe|1456 Viti 2021 – Numri 7 përfaqëson dhe garanton që sa më poshtë është e vërtetë dhe e saktë: a) Në lidhje me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, Agjencia Zbatuese e Projektit vepron në emër të saj dhe për llogari të saj. b) Në dijeninë e saj më të mirë dhe vetëm në lidhje me aksionarët që njeh Agjencia Zbatuese e Projektit, sipas rregulloreve të zbatueshme të tregut të aksioneve, as ekuiteti i Agjencisë Zbatuese të Projektit as fondet e investuara në Projekt nuk janë me origjinë të paligjshme. c) Asnjë nga Agjencitë Zbatuese të Projektit, degët, filialet e saj ose person tjetër që vepron për llogari të tij ose të tyre nuk është angazhuar ose përfshirë në ndonjë Praktikë të Dënueshme, pastrim të parave ose financim të terrorizmit. d) Agjencia Zbatuese e Projektit nuk: i. ka hyrë në marrëdhënie biznesi me shtetas të emëruar në veçanti, persona ose subjekte të bllokuara të mbajtura në ndonjë listë sanksionesh; ose ii. është përfshirë në ndonjë veprimtari tjetër që do të përbënte shkelje të sanksioneve. 3.2 Përfaqësimet dhe garancitë e paraqitura në këtë nen bëhen për herë të parë me ekzekutimin e kësaj Marrëveshjeje. Ato do të konsiderohen të përsëritura pas çdo tërheqjeje të Grantit, duke iu referuar rrethanave që kanë epërsi në atë datë. 4. SIPËRMARRJE POZITIVE Agjencia Zbatuese e Projektit merr përsipër: a) të respektojë plotësisht standardet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në përputhje me rekomandimet e FATF-së dhe të zbatojë, mbajë dhe, nëse është e nevojshme, të përmirësojë standardet dhe udhëzimet e brendshme (përfshirë pa kufizim në lidhje me kujdesin e duhur ndaj klientit) të përshtatshme për të shmangur çdo praktikë të dënueshme, pastrimin e parave ose financimin e terrorizmit; dhe b) sapo Agjencia Zbatuese e Projektit ose KfWja vihet në dijeni ose dyshon për një praktikë të dënueshme, pastrim të parave ose financim të terrorizmit, që të bashkëpunojë plotësisht me KfW-në dhe agjentët e saj, për të përcaktuar, nëse ka ndodhur një ngjarje e tillë. Në veçanti, Agjencia Zbatuese e Projektit përgjigjet menjëherë dhe me detaje të arsyeshme për çdo njoftim nga KfW-ja dhe jep mbështetje dokumentare për këtë përgjigje me kërkesë të KfW-së.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents