Fletorja Zyrtare
5. SIPËRMARRJE NEGATIVE
Agjencia Zbatuese e Projektit merr përsipër:
a) të sigurohet që ekuiteti dhe fondet e tjera që
investon nuk do të jenë me origjinë të paligjshme;
b) të sigurohet që puna nuk do të çojë në
ndonjë praktikë të dënueshme, pastrim të parave
ose financim të terrorizmit; dhe
c) të mos hyjë apo të vazhdojë marrëdhënie
pune me shtetas të emëruar në veçanti, persona ose
subjekte të bllokuara të mbajtura në listën e
sanksioneve dhe të mos përfshihet në veprimtari
tjetër që do të përbënte shkelje të sanksioneve.
VENDIM
Nr. 238, datë 21.12.2020
MBI KËRKESËN E SHOQËRISË
“WENERG” SHA, PËR MARRJEN E
AUTORIZIMIT TË ERE-s, PËR
BARRËSIMIN E 100% TË AKSIONEVE
TË SHOQËRISË NË FAVOR TË BANKËS
OTP ALBANIA SHA (ISH-SOCIETE
GENERALE ALBANIA SHA)
Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr. 43/2015,
“Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar; të
pikës 6.2, të “Licencës për veprimtarinë e
prodhimit të energjisë elektrike”; të pikës 5.2, të
“Licencës për veprimtarinë e tregtimit të energjisë
elektrike”; si dhe të nenit 15, të “Rregullores për
organizimin, funksionimin dhe procedurat e EREs”, të miratuar me vendimin e Bordit të ERE-s nr.
96, datë 17.6.2016, Bordi i Entit Rregullator të
Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës
21.12.2020, mbasi shqyrtoi relacionin me nr.135/7
prot., datë 15.12.2020, të përgatitur nga Drejtoria e
Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes “Mbi
kërkesën e shoqërisë ‘Wenerg’ sh.a., për marrjen e
autorizimit të ERE-s, për barrësimin e 100% të
aksioneve të shoqërisë në favor të Bankës OTP
Albania sh.a. (ish-Societe Generale Albania sh,a,)”,
konstatoi se:
- Shoqëria “Wenerg” sh.a. është mbajtëse e
licencës për prodhimin e energjisë elektrike nr. 104,
seria PV10K, dhënë me vendimin e Bordit të EREs nr. 51, datë 5.7.2010, si dhe e licencës për
tregtimin e energjisë elektrike nr. 184, seria T12P,
dhënë me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 137, datë
8.10.2012.
Viti 2021 – Numri 7
- Me shkresën nr. HD1-29/20 prot., datë
28.9.2020, shoqëria ka paraqitur kërkesën për të
marrë autorizimin e ERE-s, për barrësimin e 100 %
të aksioneve të shoqërisë, për të garantuar kredinë
nga kredidhënësi, Banka OTP Albania sh.a. (ishSociete Generale Albania sh.a.) që përfaqëson një
ristrukturim të kredisë me qëllim financimin e
ndërtimit të Hec-it Dardha 1.
- Në zbatim të pikës 2.1, të marrëveshjes
siguruese, Banka (barrëmarrësi), në rast
mospërmbushjeje, ka të drejtën për të ekzekutuar
menjëherë të gjitha detyrimet e siguruara sipas kësaj
marrëveshje e kësisoj transferimin e aksioneve të
shoqërisë.
- Me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 158, datë
20.10.2020, është vendosur shtyrja me 30 ditë të
vendimmarrjes së ERE-s për dhënien e autorizimit,
për barrësimin e 100% të aksioneve të shoqërisë
“Wenerg” sh.a., në favor të Bankës OTP
ALBANIA sh.a., për arsye se shoqëria nuk kishte
depozituar në ERE prokurën përkatëse të
përfaqësuesit të saj, si dhe miratimin paraprak të
autoritetit kontraktues, në zbatim të nenit 17, pika
1, “iii”, të kontratës përkatëse të koncesionit, ku
përcaktohet se çdo transferim tjetër nga
koncensionari, ose filiali i tij, për një palë të tretë, të
të paktën 51% të aksioneve në shoqërinë e re do t’i
nënshtrohet miratimit paraprak të autoritetit
kontraktues.
- Me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 190, datë
19.11.2020, është vendosur zgjatja me 30 ditë e
afatit të shqyrtimit të kërkesës së shoqërisë
“Wenerg” sh.a. për dhënien e autorizimit për
barrësimin e 100% të aksioneve në favor të bankës
OTP Albania sh.a., me kërkesë të aplikuesit.
- Me anë të shkresave të saj, shoqëria ka njoftuar
MIE-n për sa i përket nënshkrimit të
marrëveshjeve me bankën, por nuk ka kërkuar
miratimin paraprak të saj.
- Me shkresën e protokolluar në ERE me nr.
383/15 prot., datë 14.12.2020, shoqëria ka
depozituar të noterizuar prokurën e përgjithshme
për përfaqësuesin ligjor të saj.
- Me shkresën e protokolluar në ERE me nr.
383/15 prot., datë 14.12.2020, shoqëria ka
ritheksuar pretendimin e saj se nuk ka hyrë në
ndonjë marrëveshje për të cilën kërkohet miratimi
paraprak i AK-së, në zbatim të nenit 17, pika 1,
“iii”, të kontratës përkatëse të koncesionit, pasi një
transferim i tillë nuk ka ndodhur dhe as nuk ka
Faqe|1457
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents