Fletorja Zyrtare
VENDIM
Nr. 242, datë 21.12.2020
MBI LICENCIMIN E SHOQËRISË “HEC
ZALL XHUXHË” SHPK NË
VEPRIMTARINË E TREGTIMIT TË
ENERGJISË ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 16 dhe nenit 37, pika 2,
germa “d”, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e
energjisë elektrike”, të ndryshuar; nenit 4, pika 1,
germa “e”, nenit 5, pika 1, germa “e” dhe nenit 13,
të “Rregullores për procedurat dhe afatet për
dhënien, modifikimin, transferimin, rinovimin ose
heqjen e licencave në sektorin e energjisë elektrike”,
të ndryshuar,; të miratuar me vendimin e Bordit të
ERE-s nr. 109, datë 29.6.2016, si dhe nenit 15, të
“Rregullores së organizimit, funksionimit dhe
procedurave të ERE-s”, të miratuar me vendimin e
Bordit të ERE-s nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i
Entit Rregullator të Energjisë, në mbledhjen e tij të
datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi aplikimin e
paraqitur nga shoqëria “HEC Zall Xhuxhë” sh.p.k.,
si dhe relacionin nr. 135/13 prot., datë 17.12.2020,
të Drejtorisë së Licencimit, Autorizimeve dhe
Mbikëqyrjes, për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë
“HEC Zall Xhuxhë” sh.p.k., për licencim në
veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike,
konstatoi se:
- Bordi i ERE-s, me vendimin nr. 186, date
16.11.2020, vendosi të fillojë procedurën për
licencimin e shoqërisë “HEC Zall Xhuxhë” sh.p.k.,
në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.
- Në vijim të kësaj vendimmarrje, me
“Njoftimin për licencim” nr. 62/36 prot., datë
17.11.2020, u krye njoftimi në median e shkruar
dhe në përfundim të afatit të përcaktuar në nenin
10, pika 11, të “Rregullores për procedurat dhe
afatet për dhënien, modifikimin, transferimin,
rinovimin dhe heqjen e licencave në sektorin e
energjisë elektrike”, nuk rezultoi të ketë vërejtje apo
ankesa nga palë të treta, lidhur me aplikimin e bërë
nga shoqëria “HEC Zall Xhuxhë” sh.p.k.
- Me shkresën nr. 1165/1 prot., datë 26.11.2020,
ERE iu drejtua shoqërisë duke i njoftuar fillimin e
procedurës
dhe
kërkoi
plotësimin
e
dokumentacionit të munguar.
- Në përgjigje të sa më sipër, shoqëria “HEC
Zall Xhuxhë” sh.p.k. me shkresën e protokolluar
Faqe|1460
Viti 2021 – Numri 7
në ERE me nr. 1165/2, datë 3.12.2020, ka përcjellë
dokumentacionin e munguar.
- Dokumentacioni i këtij aplikimi është kryesisht
i plotësuar, dhe më poshtë veçohet
dokumentacioni që mbetet i pa plotësuar:
- neni 9, pika 3, germa “a” (vërtetimi për
shlyerjen e tatim-taksave dhe detyrimeve ndaj
Institucionit të Sigurimeve Shoqërore). Shoqëria
nuk ka depozituar vërtetimet përkatëse, por në
vijim vlerësohet të vendoset si kusht depozitimi i tij
në ERE;
- neni 9, pika 3, germa “c” (dokumente që
vërtetojnë aftësinë ose mbështetjen financiare të
aplikuesit, ku shprehen qartë vlerat monetare për
financimi dhe struktura e financimit (financim i
vetë aplikuesit, kredi bankare, donacion, të tjera,
etj.). Shoqëria nuk ka dokumentuar aftësinë ose
mbështetjen financiare në lidhje me veprimtarinë e
tregtimit të energjisë elektrike, si e tille vlerësohet
që kjo kërkesë të vendoset si kusht në këtë vendim;
- neni 9, pika 4.8, germa “a” (sasia e energjisë
elektrike e parashikuar për t’u tregtuar në
GWh/sipas viteve); shoqëria nuk ka paraqitur sa
kërkohet nga kjo pikë e rregullores dhe vlerësohet
të vendoset si kusht në këtë vendim;
- neni 9, pika 4.8, germa “b” (kapitali financiar i
parashikuar për ushtrimin e këtij aktiviteti);
shoqëria nuk ka paraqitur dokumente në lidhje me
këtë kërkesë të rregullores dhe vlerësohet të
vendoset si kusht depozitimi i dokumentacionit në
ERE.
- Shoqëria ka kryer pagesën e aplikimit për t’u
pajisur me licencë në veprimtarinë e tregtimit të
energjisë elektrike, sipas “Rregullores për
procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin,
transferimin, rinovimin ose heqjen e licencave në
sektorin e energjisë elektrike”.
Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s,
VENDOSI:
1. Të licencojë shoqërinë “HEC Zall Xhuxhë”
sh.p.k. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë
elektrike, për një afat 5-vjeçar, me kushtin që
shoqëria të depozitojë brenda 3 muajve nga marrja
e këtij vendimi:
i. vërtetimin për shlyerjen e tatim-taksave dhe
detyrimeve ndaj Institucionit të Sigurimeve
Shoqërore;
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents