Fletorja Zyrtare
procedurat e ERE-s”, të ndryshuar, të miratuar me
vendimin nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i Entit
Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij
të datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi relacionin me
nr. 135/14 prot., datë 17.12.2020, të përgatitur nga
Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe
Mbikëqyrjes, “Mbi zgjatjen e afatit të
vendimmarrjes së Bordit të ERE-s në lidhje me
kërkesën e shoqërisë ‘“Energy Supply – AL’ sh.p.k.,
për rinovimin e licencës nr. 309, seria T11/T15, në
veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike”,
konstatoi se:
- Shoqëria “Energy Supply - AL” sh.p.k., me
shkresën e protokolluar në ERE me nr. 1185, datë
10.11.2020, ka aplikuar për rinovimin e licencës në
veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike, nr.
309, seria T11/T15, miratuar me vendimin e Bordit
nr. 6, data 2.2.2011, dhe rinovuar me vendimin nr.
122, datë 14.10.2015.
- Bordi i ERE-s, me vendimin nr. 195, datë,
26.11.2020, ka vendosur të fillojë procedurën për
rinovimin e licencës nr. 309, seria T11/T15, të
shoqërisë “Energy Supply - AL” sh.p.k., në
veprimtarinë e tregtimit energjisë elektrike, miratuar
me vendimin e Bordit nr. 6, datë 2.2.2011, dhe
rinovuar me vendimin e Bordit nr. 122, datë
14.10.2015, për një afat 5-vjeçar, duke filluar nga
data 4.2.2021.
- Në vijim të kësaj vendimmarrjeje u krye
njoftimi në median e shkruar me shkresën me nr.
62/41 prot., datë 28.11.2020, për fillimin e
procedurës për rinovimin e licencës në
veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike.
- Me shkresën nr. 1185/2 prot., datë 2.12.2020,
ERE iu drejtua shoqërisë duke i njoftuar fillimin e
procedurës
dhe
kërkoi
plotësimin
e
dokumentacionit të munguar nga aplikimi i saj, por
kjo shkresë është kthyer mbrapsht nga posta dhe
është ridërguar sërish në datën 16.12.2020.
- Në nenin 16, pika 6, të “Rregullores për
procedurat dhe afatet për dhënien, modifikimin,
transferimin, rinovimin dhe heqjen e licencave në
sektorin e energjisë elektrike”, përcaktohet se Bordi
do të marrë vendimin për rinovim ose jo të licencës
jo më vonë se 20 ditë pune nga fillimi i
procedurave për shqyrtimin e një aplikimi,
konform kësaj rregulloreje, ndaj për kërkesën e
shoqërisë “Energy Supply – AL”, Bordi duhet të
marrë vendimin përfundimtar brenda datës
28.12.2020.
Faqe|1466
Viti 2021 – Numri 7
- Në nenin 92, pika 1 dhe 2, të “Kodit të
Procedurave Administrative të Republikës së
Shqipërisë”, parashikohet se:
“1. Përveç kur ndalohet shprehimisht nga ligji,
në raste të justifikuara, për shkak të kompleksitetit
të çështjes, organi publik mund të zgjasë vetëm një
herë afatin e përcaktuar, sipas nenit 91 të këtij
Kodi.
2. Zgjatja e afatit bëhet për aq sa është e
nevojshme për përfundimin e procedurës, në
proporcion me vështirësinë e çështjes konkrete,
por jo më shumë se kohëzgjatja e afatit fillestar.”.
- Duke qenë se shoqëria nuk është njoftuar
ende për vendimmarrjen e Bordit në lidhje me
kërkesën e saj dhe për dokumentacionin e
konstatuar të munguar, po ashtu duke marrë
parasysh kufizimet e vendosura për shkak të
COVID-19, që mund të kenë ndikuar në
mosmarrjen e shkresës nga ana e shoqërisë,
vlerësohet zgjatja e afatit të vendimmarrjes së
Bordit të ERE-s me 20 ditë pune.
Për gjithë sa më sipër, Bordi i ERE-s
VENDOSI:
1. Të zgjasë me 20 ditë punë afatin e
vendimmarrjes në lidhje me kërkesën e shoqërisë
“Energy Supply - AL” sh.p.k., për rinovimin e
licencës nr. 309, seria T11/T15, në veprimtarinë e
tregtimit të energjisë elektrike.
2. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe
Mbikëqyrjes të njoftojë aplikuesin për vendimin e
Bordit të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim në
ERE brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të
bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë,
brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit
në Fletoren Zyrtare.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Petrit Ahmeti
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents