Fletorja Zyrtare
VENDIM
Nr. 250, datë 21.12.2020
MBI KËRKESËN E SHOQËRISË
“ALBANIAN GREEN ENERGY” SHPK,
PËR SHTYRJEN E AFATEVE TË
VENDIMIT NR. 89, DATË 6.8.2008,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 16 dhe 42, të ligjit nr.
43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të
ndryshuar; neneve 5 dhe 6, të “Rregullores për
procedurat e heqjes se licencave ne sektorin e
energjisë elektrike dhe gazit natyror”; pikës 1.2, 1.6
dhe 1.7, të kushteve licencës nr. 63, seria NPM08P,
“Për ndërtim, instalim, shfrytëzimin dhe prodhimin
e energjisë elektrike nga (bllok motorë–gjeneratorë
të ushqyer me biomasë të lëngshme, Shëngjin,
Lezhë”, të dhënë me vendimin e Bordit të
Komisionerëve të ERE-s me nr. 89, datë 6.8.2008,
të ndryshuar; nenit 67, të “Kodit të Procedurave
Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të
nenit 15, të “Rregullores për organizimin,
funksionimin dhe procedurat e ERE-s”, të miratuar
me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 96, datë
17.6.2016, Bordi i ERE-s në mbledhjen e tij të
datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi relacionin me nr.
135/1 prot., datë 14.12.2020, të Drejtorisë së
Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes, lidhur
me kërkesën e shoqërisë “Albanian Green Energy”
sh.p.k., për shtyrjen e afateve të vendimit nr. 89,
datë 6.8.2008, të ndryshuar,
konstatoi se:
- Shoqëria “Albanian Green Energy” sh.p.k.
është licencuar nga ERE me vendimin nr. 89, datë
6.8.2008, në aktivitetin e ndërtimit, instalimit dhe
shfrytëzimit të centraleve elektrike me erë, si dhe
prodhimin e energjisë elektrike nga centralet eolike
(bllok motorë–gjeneratorë të ushqyer me biomasë
të lëngshme), me kusht zbatimin e sa parashikuar
në licencën tip të miratuar nga Bordi i
Komisionerëve për aktivitetin e ndërtimit dhe
prodhimit të energjisë elektrike nga centrale eolike.
- Në vijim të këtij licencimi, ERE ka miratuar
shtyrjen e afateve të ndërtimit, instalimit dhe
shfrytëzimit të centraleve eolike, si dhe prodhimin e
energjisë elektrike prej tyre me:
- vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 19,
datë 8.3.2010;
Viti 2021 – Numri 7
- vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 92,
datë 6.9.2011;
- vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 138,
datë 15.11.2013.
- Në vlerësim të sa më sipër, ERE, me vendimin
nr. 88, datë 9.6.2016, ka vendosur:
1. Rrëzimin e kërkesës së shoqërisë “Albanian
Green Energy” sh.p.k., për zgjatjen e afatit të
licencës nr. 63, seria NPM08P, për ndërtim,
instalim, shfrytëzimin të centrale elektrike dhe
prodhimin e energjisë elektrike nga centrale eolike
(bllok motorë–gjeneratorë të ushqyer me biomasë
të lëngshme), Shëngjin Lezhe, dhënë me vendimin
e Bordit të Komisionerëve të ERE-s me nr. 89,
datë 6.8.2008.
2. Fillimin e procedurave për heqjen e licencës
së shoqërisë “Albanian Green Energy” sh.p.k. nr.
63, seria NPM08P, dhënë me vendimin e Bordit të
Komisionerëve të ERE-s me nr. 89, datë 6.8.2008”.
Në vijim të shtyrjeve ndër vite, për shkak të
kompleksit të problematikës që i licencuari ka hasur
për kryerjen e plotë të studimit të fizibilitetit; të
etapave administrative nëpër të cilat kalon projekti i
parqeve eolike, si një teknologji e re për vendin;
argumentet shpjeguese të dhëna dhe depozituara
në ERE nga shoqëria, si dhe duke mbajtur në
konsideratë qëndrimin e MIE-s me shkresën nr.
102/4 prot., datë 27.4.2015, i cili ka ardhur si
përgjigje e shkresës së ERE-s nr. 14 prot., datë
7.1.2015, ku iu kërkua të prononcohet, lidhur me
kompetencën institucionale të trajtimit të këtyre
subjekteve në mbështetje të legjislacionit në fuqi,
MIE bën me dije se VKM-ja nr. 1701, datë
17.12.2008, “Për miratimin e rregullores për
procedurat e dhënies së autorizimeve për ndërtimin
e objekteve të reja gjeneruese që nuk janë objekt
koncesioni”, nuk ka efekt prapaveprues. Vlerësimi i
kërkesave lidhur me licencat e miratuara nga ERE
duhet të bëhet konform dispozitave ligjore, të cilat
kanë qenë në fuqi në kohën e miratimit të këtyre
licencave. Gjithashtu për këtë projekt, gjatë kësaj
kohe nuk ka pasur shprehje interesi nga palë të
treta.
- Me urdhrin e kryetarit të ERE-s nr. 145, datë
4.12.2019, u ngrit grupi i punës për monitorimin e
kushteve të vendimeve nr. 89, datë 6.8.2008, “Për
licencimin e shoqërisë ‘Albanian Green Energy’
sh.p.k.”.
- MIE, me shkresën e protokolluar në ERE me
nr. 714/1, datë 13..2020, ka bërë me dije qëndrimin
Faqe|1467
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents