Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
e saj: “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk
është dakord me shtyrjen e afatit të licencave të
lëshuara nga ERE për ndërtimin e objekteve të reja
gjeneruese nga energjia elektrike eolike, pasi është
në fuqi baza ligjore për të aplikuar për ndërtimin e
impianteve eolike sipas përcaktimeve të ligjit nr.
7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga
burimet e rinovueshme” dhe të ligjit nr. 43/2015,
“Për sektorin e energjisë elektrike”.
- Nisur nga vështirësitë e krijuara për shkak të
COVID-19 dhe masave të marra nga Qeveria
Shqiptare për distancimin social me qëllim
parandalimin e përhapjes së COVID-19, u bë i
vështirë dhe finalizimi i monitorimit në kohë, sipas
përcaktimeve të vendimit nr. 63, datë 13.6.2020, të
Bordit të ERE-s.
- Referuar përfundimeve të monitorimit,
dokumentacionit dhe informacionit të përcjellë nga
shoqëria në kuadër të këtij monitorimi, është e
nevojshme të rishikohet i gjithë ky dokumentacion,
për të vlerësuar statusin e plotësimit të kushteve të
vendimit të licencimit nga ana e shoqërisë.
- Në zbatim të parashikimeve të përcaktuara në
nenin 67 të Kodit të Procedurave Administrative, u
pa e arsyeshme që për arsye të verifikimit të plotë të
dosjes së dokumentacionit të depozituar në ERE
dhe gjetjeve të monitorimit, të shtyhet me 30 ditë
vendimmarrja.
Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s
VENDOSI:
1. Shtyrjen me 30 ditë të vendimmarrjes mbi
“Kërkesën e shoqërisë ‘Albanian Green Energy’
sh.p.k, për zgjatjen me 36 muaj të afatit të
plotësimit të kushteve të vendimit të licencimit nr.
89, datë 6.8.2008, të ndryshuar”.
2. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe
Mbikëqyrjes të njoftojë shoqërinë dhe MIE-n për
këtë vendimmarrje.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Petrit Ahmeti
Faqe|1468
VENDIM
Nr. 251, datë 21.12.2020
MBI KËRKESËN E SHOQËRISË
“BIOPOWER GREEN ENERGY” SHPK,
PËR SHTYRJEN E AFATEVE TË
VENDIMIT NR. 90, DATË 6.8.2008,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr. 43/2015,
“Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar;
nenit 67, të “Kodit të Procedurave Administrative
të Republikës së Shqipërisë”, të nenit 15, të
“Rregullores për organizimin, funksionimin dhe
procedurat e ERE-s”, të miratuar me vendimin e
Bordit të ERE-s nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i
ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 21.12.2020,
mbasi shqyrtoi relacionin me nr. 135/2 prot., datë
14.12.2020, të Drejtorisë së Licencimit,
Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes lidhur me kërkesën
e shoqërisë “Biopower Green Energy” sh.p.k. për
shtyrjen e afateve të vendimit të ERE-s nr. 90, datë
6.8.2008, të ndryshuar,
konstatoi se:
- Shoqëria “Biopower Green Energy” sh.p.k.
është licencuar nga ERE me vendimin nr. 90, datë
6.8.2008, në aktivitetin e ndërtimit, instalimit dhe
shfrytëzimit të centraleve elektrikë me erë, si dhe
prodhimin e energjisë elektrike nga centralet eolike
“BPGE 1” dhe “BPGE 2”, Lezhë, Shëngjin, me
kusht zbatimin e sa parashikuar në licencën tip të
miratuar nga Bordi i Komisionerëve për aktivitetin
e ndërtimit dhe prodhimit të energjisë elektrike nga
centrale eolike, si dhe kushteve respektive të këtij
vendimi.
- Në vijim të këtij licencimi, ERE ka miratuar
shtyrjen e afateve të ndërtimit, instalimit dhe
shfrytëzimit të centraleve elektrik me erë “BPGE
1” dhe “BPGE 2” në Shëngjin, Lezhë, si dhe
prodhimin e energjisë elektrike prej tyre, me:
- Vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 20,
datë 8.3.2010;
- Vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 93,
datë 6.9.2011;
- Vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 137,
datë 15.11.2013.
- Në vlerësim të sa më sipër, ERE, me vendimin
nr. 84, datë 9.6.2016, “Mbi kërkesën e shoqërisë
‘Biopower Green Energy’ sh.p.k., për shtyrjen e
afateve të licencës nr. 64, seria NPM08P, të dhënë
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents