Fletorja Zyrtare
me vendimin e Bordit të Komisionerëve ERE-s me
nr. 90, datë 6.8.2008, të ndryshuar”, ka vendosur:
1. Rrëzimin e kërkesës së shoqërisë “Biopower
Green Energy” sh.p.k., për zgjatjen e afatit të
licencës nr. 64, seria NPM08P, dhënë me vendimin
e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 90, datë
6.8.2008, “Për ndërtimin, instalimin, shfrytëzimin e
centraleve elektrike dhe prodhimin e energjisë
elektrike nga parku eolik “BPGE 1” dhe “BPGE
2” në Shëngjin, Lezhë.
2. Fillimin e procedurave për heqjen e licencës
së shoqërisë “Biopower Green Energy” sh.p.k., nr.
64, seria NPM08P, dhënë me vendimin e Bordit të
Komisionerëve të ERE-s nr. 90, datë 6.8.2008.
Në vijim të shtyrjeve ndër vite, për shkak të
kompleksit të problematikës që i licencuari ka hasur
për kryerjen e plotë të studimit të fizibilitetit; të
etapave administrative nëpër të cilat kalon projekti i
parqeve eolike si një teknologji e re për vendin;
argumentet shpjeguese të dhëna dhe depozituara
në ERE nga shoqëria, si dhe duke mbajtur në
konsideratë qëndrimin e MIE-s me shkresën nr.
102/4 prot., datë 27.4.2015, i cili ka ardhur si
përgjigje e shkresës së ERE-s nr. 14 prot., datë
7.1.2015, ku iu kërkua të prononcohet lidhur me
kompetencën institucionale të trajtimit të këtyre
subjekteve në mbështetje të legjislacionit në fuqi,
MIE bën me dije se VKM-ja nr. 1701, datë
17.12.2008, “Për miratimin e rregullores për
procedurat e dhënies së autorizimeve për ndërtimin
e objekteve të reja gjeneruese që nuk janë objekt
koncesioni”, nuk ka efekt prapaveprues. Vlerësimi i
kërkesave lidhur me licencat e miratuara nga ERE
duhet të bëhet konform dispozitave ligjore, të cilat
kanë qenë në fuqi në kohën e miratimit të këtyre
licencave. Gjithashtu për këtë projekt, gjatë kësaj
kohe nuk ka pasur shprehje interesi nga palë të
treta.
- Me urdhrin e kryetarit të ERE-s nr. 144, datë
4.12.2019, u ngrit grupi i punës për monitorimin e
plotësimit të kushteve të vendimit nr. 90, datë
6.8.2008, “Për licencimin e shoqërisë ‘Biopower
Green Energy’ sh.p.k.
- MIE, në përgjigje, me shkresën e protokolluar
në ERE me nr. 714/1, datë 13.7.2020, ka bërë me
dije qëndrimin e saj: “Ministria e Infrastrukturës
dhe Energjisë nuk është dakord me shtyrjen e afatit
të licencave të lëshuara nga ERE, për ndërtimin e
objekteve të reja gjeneruese nga energjia elektrike
eolike, pasi është në fuqi baza ligjore për të aplikuar
Viti 2021 – Numri 7
për ndërtimin e impianteve eolike sipas
përcaktimeve të ligjit nr. 7/2017, “Për nxitjen e
përdorimit të energjisë nga burimet e
rinovueshme” dhe të ligjit nr. 43/2015, “Për
sektorin e energjisë elektrike”.
- Nisur nga vështirësitë e krijuara për shkak të
COVID-19 dhe masave të marra nga Qeveria
Shqiptare për distancimin social me qëllim
parandalimin e përhapjes së COVID-19, u bë i
vështirë dhe finalizimi i këtij monitorimi në kohë
sipas përcaktimeve të vendimit nr. 63, datë
13.6.2020, të Bordit të ERE-s.
- Referuar përfundimeve të monitorimit,
dokumentacionit dhe informacionit të përcjellë nga
shoqëria në kuadër të këtij monitorimi, është e
nevojshme të rishikohet i gjithë ky dokumentacion,
për të vlerësuar statusin e plotësimit të kushteve të
vendimit të licencimit nga ana e shoqërisë.
- Në zbatim të parashikimeve të përcaktuara në
nenin 67, të Kodit të Procedurave Administrative,
u pa e arsyeshme që për arsye të verifikimit të plotë
të dosjes të dokumentacionit të depozituar në ERE
dhe gjetjeve të monitorimit, të shtyhet me 30 ditë
vendimmarrja.
Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s
VENDOSI:
1. Shtyrjen me 30 ditë të vendimmarrjes mbi
“Kërkesën e shoqërisë ‘Biopower Green Energy’
sh.p.k., për zgjatjen me 36 muaj të afatit të
plotësimit të kushteve të vendimit të licencimit nr.
90, datë 6.8.2008, të ndryshuar”.
2. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe
Mbikëqyrjes të njoftojë shoqërinë për këtë
vendimmarrje.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Petrit Ahmeti
Faqe|1469
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents