Fletorja Zyrtare
popullsisë ende jeton në zonat rurale, pavarësisht
lëvizjeve mjaft të mëdha drejt zonave urbane.
Veprimtaria bujqësore është më shumë një aktivitet
ekonomik i orientuar nga prodhimi familjar i
mbijetesës dhe fragmentimi i tokës është mjaft i
lartë, gjithashtu. Madhësia e fermave bujqësore
është mesatarisht 1.5 hektarë. Përmirësimi i
infrastrukturës rurale dhe menaxhimit më të mirë të
burimeve ujore mund të jenë prioritetet e
ardhshme në zonën e programimit. Potenciali
turistik është një mundësi e pashfrytëzuar në të dyja
anët. Trashëgimia e pasur historiko-kulturoreartistike e zonës është një pasuri për zhvillimin
ekonomik të zonës së programit.
Investimet e fundit të mëdha në infrastrukturën
rrugore kanë qenë efektive për nxitjen e rritjes
ekonomike të zonës së programit, e cila megjithatë
kërkon një rrjet më të gjerë të infrastrukturave për
zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Zona e
programimit është gjeneratori më i madh i energjisë
për të dy përfituesit IPA II. Të dyja rezervat e
mundshme hidrike dhe të linjitit janë burime të
rëndësishme në zonën e programit për gjenerimin e
energjisë dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik
të përfituesve IPA II.
Mbrojtja e mjedisit duhet të merret seriozisht në
konsideratë në planet e ardhshme të zhvillimit të
zonës së programit. Vlerësimi i mëtejshëm i
burimeve natyrore në funksion të zhvillimit
ekonomik është një çështje kyçe për zhvillimin e
zonës. Reduktimi i ndotjes ekzistuese, menaxhimi i
mbetjeve urbane dhe sigurimi i cilësisë së ujit të
pijshëm për qëllime të mbrojtjes së shëndetit publik
dhe garantimi i një mjedisi të pastër, shoqëruar me
masat për mbrojtjen e tokës nga shkatërrimi
natyror dhe artificial, si edhe zbatimi i një procesi
strategjik të planifikimit urban janë sfidat kryesore
për t’u përballuar në zonën e programimit.
Përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve, kontrolli i
ndotjes, përdorimi efikas i burimeve të energjisë
dhe përmirësimi i menaxhimit të tokës janë ndër
prioritetet kyçe që duhet të trajtohen nga planet
qeveritare dhe lokale të zhvillimit.
Pabarazitë rajonale në të dyja anët e kufirit
janë të dukshme. Varfëria është bërë një shqetësim
urban, duke treguar një ecuri të ngadaltë të
ekonomisë gjatë viteve të fundit, ndërsa
rimëkëmbja e potencialit urban tashmë të ezauruar
drejt rritjes ekonomike është bërë e domosdoshme.
Papunësia mbetet në një shkallë shqetësuese për
Faqe|1326
Viti 2021 – Numri 7
popullatën e zonës së programit, veçanërisht në
anën e Kosovës, ku ka papunësi shumë më të lartë,
veçanërisht ndërmjet të rinjve, popullsisë rurale dhe
grave (në disa zona ajo e tejkalon 50%). Shërbimet
sociale janë pak të zhvilluara dhe në mënyrë të
pabarabartë; veçanërisht shërbimet shëndetësore
kanë nevojë për përmirësime të mëdha, si në
mbulim edhe cilësi.
Prioritet madhor për zonën e programit është
edhe përmirësimi i sistemit arsimor në të gjitha
nivelet, veçanërisht në zonat rurale. Mund të
ndërmerren veprime të mëtejshme të përbashkëta
për të krijuar rrjetet e qendrave të formimit
profesional, si edhe institucionet e arsimit të lartë
dhe agjencitë e organizatat kërkimore. Avantazhet
që vijnë nga gjuha e përbashkët duhet të
shfrytëzohen më tej në zhvillimin e kurrikulave
arsimore.
Përfundimisht, analiza PESTLE (analizë
politike, ekonomike, social-kulturore, teknologjike,
ligjore dhe mjedisore) dhe analiza SWOT (pikat e
forta, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet) tregojnë
se në zonën e programimit mund të identifikohen
potencialet e pashfrytëzuara për zhvillimin
ekonomik në sektorë të ndryshëm, të tillë si:
ekonomia, mjedisi, turizmi, burimet kulturore dhe
natyrore, rinia dhe arsimi.
Fushat kryesore të ndërhyrjeve
Objektivi i përgjithshëm i këtij programi BNK
është të forcojë marrëdhëniet e mira të fqinjësisë
dhe të nxisë zhvillimin ekologjikisht miqësor dhe
gjithëpërfshirës shoqëror ekonomik të rajoneve
kufitare, përmes promovimit të potencialit të tyre
turistik dhe respektimin e trashëgimisë së
përbashkët kulturore dhe natyrore.
Bazuar në analizat PESTLE dhe SWOT,
prioritetet e mëposhtme tematike dhe objektivat
specifikë konsiderohen të dobishëm për nismat
efektive BNK:
1. Mbrojtja e mjedisit, përshtatja dhe zbutja ndaj
ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi
i rreziqeve:
Mbrojtja dhe ruajtja e burimeve mjedisore.
2. Promovimi i turizmit dhe i trashëgimisë
kulturore dhe natyrore:
Promovimi i turizmit dhe valorizimi i
trashëgimisë kulturore dhe natyrore si një mënyrë
për të nxitur zhvillimin ekonomik.
3. Investimi në rini, arsim dhe aftësi:
Integrimi social-ekonomik i rinisë.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents