Fletorja Zyrtare
VENDIM
Nr. 253, datë 21.12.2020
MBI KËRKESËN E SHOQËRISË “EVENTO SRL ALBANIA” SHPK, PËR
SHTYRJEN E AFATEVE TË VENDIMIT
NR. 84, DATË 17.7.2008, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr. 43/2015,
“Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar; të
nenit 67, të “Kodit të Procedurave Administrative
të Republikës së Shqipërisë”; të nenit 15, të
“Rregullores për organizimin, funksionimin dhe
procedurat e ERE-s”, të miratuar me vendimin e
Bordit të ERE-s nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i
ERE-s në mbledhjen e tij të datës 21.12.2020,
mbasi shqyrtoi relacionin me nr. 135/5 prot., datë
14.12.2020, dhe info shtesë me nr. 36-5-1 prot.,
datë 14.12.2020, të Drejtorisë së Licencimit,
Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes lidhur me
“Kërkesën e shoqërisë “E-Vento SRL Albania”
sh.p.k., për shtyrjen e afateve të vendimit nr. 84,
datë 17.7.2008, të ndryshuar”,
konstatoi se:
- Shoqëria “E-Vento SRL Albania” sh.p.k.,
është licencuar nga ERE me vendimin nr. 84, datë
17.7.2008, në aktivitetin e “Ndërtimit, instalimit
dhe shfrytëzimit të centraleve elektrik me erë, si
dhe prodhimin e energjisë elektrike” prej tyre, me
kusht zbatimin e sa parashikuar në licencën tip, të
miratuar nga Bordi i Komisionerëve për aktivitetin
e “Ndërtimit dhe prodhimit të energjisë elektrike
nga centrale eolike” (parku eolik Sarandë), me
kushtet e tij respektive.
- ERE ka miratuar shtyrjen e afateve të
ndërtimit, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve
elektrike me erë për parkun eolik Sarandë, si dhe
prodhimin e energjisë elektrike prej tyre me:
- vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 63,
datë 22.9.2009;
- vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 55,
datë 25.8.2010;
- vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 134,
datë 15.11.2013.
- Në vlerësim të sa më sipër, Bordi i ERE-s, me
vendimin nr. 87, datë 9.6.2016, “Mbi kërkesën e
shoqërisë “E-Vento SRL Albania” sh.p.k., për
shtyrjen e afateve të licencës nr. 60, seria NPM08,
“Për ndërtimin, instalimin, shfrytëzimin dhe
prodhimin e energjisë elektrike nga centrale eolike”,
Faqe|1470
Viti 2021 – Numri 7
të dhënë me vendimin nr. 84, datë 17.7.2008, të
ndryshuar, ka vendosur:
1. Rrëzimin e kërkesës së shoqërisë “E-Vento
SRL Albania” sh.p.k., për zgjatjen e afatit të
licencës nr. 60, seria NPM08, dhënë me vendimin e
Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 84, datë
17.7.2008, “Për ndërtimin, instalimin, shfrytëzimin
e centraleve elektrike dhe prodhimin e energjisë
elektrike.
2. Fillimin e procedurave për heqjen e licencës
së shoqërisë “E-Vento SRL Albania “ sh.p.k., nr.
60, seria NPM08, dhënë me vendimin e Bordit të
Komisionerëve të ERE-s nr. 84, datë 17.7.2008.
- Në vijim të shtyrjeve ndër vite, për shkak të
kompleksit të problematikës që i licencuari ka hasur
për kryerjen e plotë të studimit të fizibilitetit; të
etapave administrative nëpër të cilat kalon projekti i
parqeve eolike, si një teknologji e re për vendin;
argumentet shpjeguese të dhëna dhe të depozituara
në ERE nga shoqëria, si dhe duke mbajtur në
konsideratë qëndrimin e MIE-s me shkresën nr.
102/4 prot., datë 27.4.2015, i cili ka ardhur si
përgjigje e shkresës së ERE-s nr. 14 prot., datë
7.01.2015, ku iu kërkua të prononcohet, lidhur me
kompetencën institucionale të trajtimit të këtyre
subjekteve në mbështetje të legjislacionit në fuqi,
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE)
bën me dije se: VKM-ja nr. 1701, datë 17.12.2008,
“Për miratimin e rregullores për procedurat e
dhënies së autorizimeve për ndërtimin e objekteve
të reja gjeneruese që nuk janë objekt koncesioni”,
nuk ka efekt prapaveprues. Vlerësimi i kërkesave
lidhur me licencat e miratuara nga ERE duhet të
bëhet konform dispozitave ligjore, të cilat kanë
qenë në fuqi në kohën e miratimit të këtyre
licencave. Gjithashtu për këtë projekt, gjatë kësaj
kohe nuk ka pasur shprehje interesi nga palë të
treta.
- Me urdhrin e kryetarit të ERE-s nr. 133, datë
14.11.2019, u ngrit grupi i punës për monitorimin e
kushteve të vendimit nr. 84, datë 17.7.2008, “Për
licencimin e shoqërisë ‘E-Vento SRL Albania’
sh.p.k.’, të ndryshuar”.
- MIE, me shkresën e protokolluar në ERE me
nr. 714/1 prot., datë 13.7.2020, ka bërë me dije
qëndrimin e saj: “Ministria e Infrastrukturës dhe
Energjisë (MIE) nuk është dakord me shtyrjen e
afatit të licencave të lëshuara nga ERE për
ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese nga
energjia elektrike eolike, pasi është në fuqi baza
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents