Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
ligjore për të aplikuar për ndërtimin e impianteve
eolike sipas përcaktimeve të ligjit nr. 7/2017, “Për
nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e
rinovueshme” dhe të ligjit nr. 43/2015, “Për
sektorin e energjisë elektrike”.
- Nisur nga vështirësitë e krijuara për shkak të
COVID-19 dhe masave të marra nga Qeveria
Shqiptare për distancimin social, me qëllim
parandalimin e përhapjes së COVID-19,
monitorimi dhe finalizimi i praktikës ka pasur
vështirësitë e veta për rakordimin sipas
përcaktimeve të vendimit nr. 83, datë 4.5.2020, të
Bordit të ERE-s.
- Referuar përfundimeve të monitorimit,
dokumentacionit dhe informacionit të përcjellë nga
shoqëria në kuadër të këtij monitorimi, është e
nevojshme të rishikohet i gjithë ky dokumentacion,
për të vlerësuar statusin e plotësimit të kushteve të
vendimit të licencimit nga ana e shoqërisë.
- Në zbatim të parashikimeve të përcaktuara në
nenin 67, të “Kodit të Procedurave
Administrative”, u pa e arsyeshme që për arsye të
verifikimit të plotë të dosjes të dokumentacionit të
depozituar në ERE dhe gjetjeve të monitorimit,
shtyrja me 30 ditë e vendimmarrjes.
Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s
VENDOSI:
1. Shtyrjen me 30 ditë të vendimmarrjes mbi
“Kërkesën e shoqërisë ‘E-Vento SRL Albania’
sh.p.k., për zgjatjen e afatit të plotësimit të kushteve
të vendimit të licencimit nr. 84, datë 17.7.2008, të
ndryshuar”.
2. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe
Mbikëqyrjes të njoftojë shoqërinë për këtë
vendimmarrje.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Petrit Ahmeti
VENDIM
Nr. 254, datë 21.12.2020
MBI KËRKESËN E SHOQËRISË “HERA”
SHPK, PËR SHTYRJEN E AFATEVE TË
VENDIMIT NR. 61, DATË 2.11.2007,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 16, të ligjit nr. 43/2015,
“Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar;
nenit 67, të “Kodit të Procedurave Administrative
të Republikës së Shqipërisë”, nenit 15, të
“Rregullores për organizimin, funksionimin dhe
procedurat e ERE-s”, të miratuar me vendimin e
Bordit të ERE-s nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i
ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 21.12.2020,
mbasi shqyrtoi relacionin me nr. 135/4 prot., datë
14.11.2020 dhe info shtesë me nr. 47-2-1 prot., datë
14.12.2020, të Drejtorisë së Licencimit,
Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes, lidhur me kërkesën
e shoqërisë “HERA” sh.p.k., për shtyrjen e afateve
të vendimit nr. 61, datë 2.11.2007, të ndryshuar,
konstatoi se:
- Shoqëria “Hera” sh.p.k. është licencuar nga
ERE me vendimin nr. 61, datë 2.11.2007, në
aktivitetin e ndërtimit, instalimit dhe shfrytëzimit të
centraleve elektrike me erë, si dhe prodhimin e
energjisë elektrike (parku eolik Pogradec dhe
Korçë), me fuqi 150 mw, me kusht zbatimin e sa
parashikuar në licencën tip të miratuar nga Bordi i
Komisionerëve për aktivitetin e ndërtimit dhe
prodhimit të energjisë elektrike.
- Në vijim të këtij licencimi, e pas kërkesës së
subjektit, ERE ka miratuar shtyrjen e afateve të
ndërtimit, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve
elektrike me erë për parkun eolik Pogradec dhe
Korçë (projekti KAPPET), si dhe prodhimin e
energjisë elektrike prej tyre me:
- vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 56,
datë 25.8.2010;
- vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 136,
datë 15.11.2013.
- Në vlerësim të sa më sipër, Bordi i ERE-s, me
vendimin nr. 86, datë 9.6.2016, “Mbi kërkesën e
shoqërisë ‘HERA’ sh.p.k. për shtyrjen e afateve të
licencës nr. 49, seria NPM07, “Për ndërtimin,
instalimin, shfrytëzimin dhe prodhimin e energjisë
elektrike nga centrale elektrike, (projekti
KAPPET)”, të dhënë me vendimin e Bordit të
Faqe|1471
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents