Fletorja Zyrtare ERE-s me nr. 61, datë 2.11.2007, të ndryshuar, ka vendosur: 1. Rrëzimin e kërkesës së shoqërisë “Hera” sh.p.k. për zgjatjen e afatit për 36 muaj, të licencës nr. 49, seria NPM07, dhënë me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 61, datë 25.11.2007, për ndërtimin, instalimin, shfrytëzimin e centraleve elektrike dhe prodhimin e energjisë elektrike nga Parku Eolik Pogradec–Korçë. 2. Fillimin e procedurave për heqjen e licencës së shoqërisë “Hera” sh.p.k., nr. 49, seria NPM07, dhënë me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 61, datë 25.11.2007. - Në vijim të shtyrjeve ndër vite, për shkak të kompleksit të problematikës që i licencuari ka hasur për kryerjen e plotë të studimit të fizibilitetit; të etapave administrative nëpër të cilat kalon projekti i parqeve eolike, si një teknologji e re për vendin; argumentet shpjeguese të dhëna dhe depozituara në ERE nga shoqëria, si dhe duke mbajtur në konsideratë qëndrimin e Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) me shkresën nr. 102/4 prot., datë 27.4.2015, i cili ka ardhur si përgjigje e shkresës së ERE-s nr. 14 prot., datë 7.1.2015, ku iu kërkua të prononcohet, lidhur me kompetencën institucionale të trajtimit të këtyre subjekteve në mbështetje të legjislacionit në fuqi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, MIE, bën me dije se VKM-ja, nr. 1701, datë 17.12.2008, “Për miratimin e rregullores për procedurat e dhënies së autorizimeve për ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese që nuk janë objekt koncesioni”, nuk ka efekt prapaveprues. Vlerësimi i kërkesave lidhur me licencat e miratuara nga ERE duhet të bëhet konform dispozitave ligjore, të cilat kanë qenë në fuqi në kohën e miratimit të këtyre licencave. Gjithashtu për këtë projekt, gjatë kësaj kohe nuk ka pasur shprehje interesi nga palë të treta. - Me urdhrin e kryetarit të ERE-s nr. 146, datë 4.12.2020, u ngrit grupi i punës për monitorimin e kushteve të vendimit nr. 61, datë 2.11.2007, “Për licencimin e shoqërisë ‘HERA’ sh.p.k. në aktivitetin e ndërtimit, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve elektrike me erë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike (parku eolik Pogradec dhe Korçë), i ndryshuar. - MIE, me shkresën e protokolluar në ERE me nr. 714/1, datë 13.7.2020, ka bërë me dije qëndrimin e saj: “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) nuk është dakord me shtyrjen e Faqe|1472 Viti 2021 – Numri 7 afatit të licencave të lëshuara nga ERE për ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese nga energjia elektrike eolike, pasi është në fuqi baza ligjore për të aplikuar për ndërtimin e impianteve eolike, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme” dhe të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”. - Nisur nga vështirësitë e krijuara për shkak të COVID-19 dhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për distancimin social me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, u bë i vështirë dhe finalizimi i këtij monitorimi në kohë, sipas përcaktimeve të vendimit nr. 83, datë 4.5.2020, të Bordit të ERE-s. - Referuar përfundimeve të monitorimit, dokumentacionit dhe informacionit të përcjellë nga shoqëria në kuadër të këtij monitorimi, është e nevojshme të rishikohet i gjithë ky dokumentacion, për të vlerësuar statusin e plotësimit të kushteve të vendimit të licencimit. - Në zbatim të parashikimeve të përcaktuara në nenin 67, të “Kodit të Procedurave Administrative”, u pa e arsyeshme që për arsye të verifikimit të plotë të dosjes së dokumentacionit të depozituar në ERE dhe gjetjeve të monitorimit, shtyrja me 30 ditë e vendimmarrjes. Për gjithë sa më sipër cituar, Bordi i ERE-s VENDOSI: 1. Shtyrjen me 30 ditë të vendimmarrjes mbi “Kërkesën e shoqërisë ‘HERA’ sh.p.k. për zgjatjen e afatit të plotësimit të kushteve të vendimit të licencimit nr. 61, datë 2.11.2007, të ndryshuar”. 2. Drejtoria e Licencimit, Autorizimeve dhe Mbikëqyrjes të njoftojë shoqërinë për këtë vendimmarrje. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare. KRYETAR Petrit Ahmeti

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents