Fletorja Zyrtare VENDIM Nr. 255, datë 21.12.2020 MBI PROPOZIMIN E OST SHA PËR TREGUESIT E KRITEREVE STANDARDE TË CILËSISË SË SHËRBIMIT TË TRANSMETIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE, PËR VITIN 2021 Në mbështetje të nenit 7, pika 1, 16 dhe 20, pika 1, germa “a”, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar; të nenit 15, të “Rregullores së organizimit, funksionimit dhe procedurave të ERE-s”, të miratuar me vendimin nr. 96, datë 17.6.2016; “Rregulloren për cilësinë e furnizimit dhe performancën e sigurisë së rrjetit në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike”, të miratuar me vendimin e ERE-s nr. 207, datë 18.12.2017; të nenit 104, pika 4, germa “a”; të nenit 113, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurës Administrative”, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), pasi shqyrtoi relacionin nr. 135/9 prot., datë 15.12.2020, të Drejtorisë së Monitorimit të Tregut dhe Inspektimeve, lidhur me “Shqyrtimin e propozimit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST sh.a.) për treguesit e kritereve standarde të cilësisë së shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2021”, konstatoi se: - Me vendimin nr. 207, datë 18.12.2017, Bordi i ERE-s miratoi “Rregulloren për kriteret standarde të cilësisë së shërbimit të furnizimit dhe të performancës së sigurisë së rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike”. - Në vijim të kësaj vendimmarrjeje, me kërkesë të shoqërisë OST sh.a., si rezultat i pamundësisë për të përmbushur kërkesat e kësaj rregulloreje brenda afateve që ajo përcakton, për shkak të nevojës së kryerjes së investimeve të domosdoshme, Bordi i ERE-s, me vendime të herëpashershme, ka vendosur shtyrjen e hyrjes në fuqi të saj. - Vendimi më i fundit i Bordit të ERE-s nr. 124, datë 30.7.2020, “Mbi kërkesën e shoqërisë OST sh.a. për disa ndryshime në vendimin e Bordit të ERE-s nr. 207, datë 18.12.2017, ‘Për miratimin e rregullores për kriteret standarde të cilësisë së shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike’” vendosi: 1. Të pranojë pjesërisht kërkesën e OST Viti 2021 – Numri 7 sh.a. për shtyrjen deri në datën 31.12.2021, të afatit të parashikuar në pikën 2, të vendimit të Bordit të ERE-s nr. 209, datë 16.12.2019, “Për një ndryshim në vendimin e Bordit të ERE-s nr. 207, datë 18.12.2019, ‘Për miratimin e rregullores për kriteret standarde të cilësisë së shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike’”, si të paargumentuar e të pambështetur plotësisht në prova. - Të ndryshojë pikën 2, germa “a”, të vendimit të Bordit të ERE-s nr. 209, datë 16.12.2019, “Për një ndryshim në vendimin e Bordit të ERE-s nr. 207, datë 18.12.2019, ‘Për miratimin e rregullores për kriteret standarde të cilësisë së shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike’, si më poshtë: - Pika 7.3, e “Rregullores për kriteret standarde të cilësisë së shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike”, ndryshon dhe bëhet: “OST sh.a. do të propozojë në ERE për miratim nivelin e lejuar të kritereve standarde të cilësisë së shërbimit, brenda datës 30.11.2020”. - Në zbatim të vendimit të ERE-s, të sipërcituar, OST sh.a., me shkresën nr. 7200 prot., datë 1.12.2020, ka parashtruar propozimin e tij sa i përket “Treguesit të kritereve standarde të performancës për operatorin e sistemit të transmetimit”, për vitin 2021, si dhe ka parashtruar një sërë argumentesh me qëllim shtyrjen e afatit të parashikuar në pikën 2, të vendimit nr. 124, datë 30.7.2020, “Mbi kërkesën e shoqërisë OST sh.a., për disa ndryshime në vendimin e Bordit të ERE-s nr. 207, datë 18.12.2017, ‘Për miratimin e rregullores për kriteret standarde të cilësisë së shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike’”, në bazë të nenit 10, të “Rregullores për cilësinë e furnizimit dhe performancën e sigurisë së rrjetit në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike”, deri më 31 dhjetor 2021. - Në të njëjtën kohë OST sh.a., me shkresën nr. 3577 prot., datë 16.6.2020, nëpërmjet të cilës parashtron një sërë argumentesh, ka kërkuar gjithashtu që afati i parashikuar në pikën 2, të vendimit nr. 209, datë 16.12.2019, “Mbi kërkesën e shoqërisë OST sh.a. për disa ndryshime në vendimin e Bordit të ERE-s nr. 207, datë 18.12.2017, ‘Për miratimin e rregullores për kriteret standarde të cilësisë së shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike’”, të shtyhet. - Nga analizimi i dokumentacioneve të përcjella nga OST sh.a. në ERE, u evidentua se argumentet e përcjellë përmes shkresës nr. 7200 prot., datë Faqe|1473

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents