Fletorja Zyrtare
1.12.2020, janë po ato të përcjella me shkresën nr.
3577 prot., datë 16.6.2020, në të cilën është kërkuar
ndryshimi i vendimit të Bordit të ERE-s nr. 209,
datë 16.12.2019, “Për një ndryshim në vendimin e
Bordit të ERE-s nr. 207, datë 18.12.2019, ‘Për
miratimin e rregullores për kriteret standarde të
cilësisë së shërbimit të transmetimit të energjisë
elektrike’”. Për sa parashtruar, Bordi i ERE-s është
shprehur me vendimin nr. 124, datë 30.7.2020.
- OST sh.a., me shkresën nr. 893/2 prot., datë
27.10.2020, përcjell në ERE, ndër të tjera
parashtron: “Mbi përmbushjen e detyrimeve të
nenit 73, pika 2, të “Kodit të transmetimit”.
Informacioni i përcjell ofron një pasqyrë të cilësisë
së punës së sistemit të transmetimit të ilustruar nga
“Treguesit e kritereve standarde të performancës
për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, për vitin
2019”.
- Nga analizimi i gjithë dokumentacionit të
paraqitur nga OST sh.a., parashtrojmë si më poshtë
vijon:
Koha Mesatare e Ndërprerjes së Furnizimit
me Energji Elektrike (AIT) nënkupton matjen e
kohës së ndërprerjes së furnizimit me energji
elektrike në sistem (orë në vit). Ky tregues për vitin
2021, të jetë 35 minuta.
Energjia e pa Furnizuar (ENS) nënkupton
sasinë totale të energjisë (në mwh) që duhet t’i ishte
furnizuar konsumatorëve, të cilëve iu është
ndërprerë energjia elektrike, nëse nuk do të kishte
pasur ndërprerje. Ajo llogaritet si shumë e energjisë
së pa furnizuar për çdo rast ndërprerjeje. Ky
tregues për vitin 2021, të jetë në vlerën 467.8 mwh.
Cilësia e Frekuencës (FQ) nënkupton matjen
e devijimit të frekuencës së sistemit mbi ose nën
vlerën nominale prej 50 hz, duke pasur në
konsideratë se frekuenca nominale në sistemin
elektroenergjitik të vendit i cili operon në mënyrë
sinkrone me rrjetin evropian të transmetimit
ENTSO-E është 50 hz. Ky tregues për vitin 2021,
të jetë brenda diapazonit ± 200 mhz.
Periudha e njoftimit të ndërprerjeve të
planifikuara në sistemin e transmetimit
nënkupton numrin e orëve dhe ditëve në avancë të
dhënies së njoftimit për konsumatorët e lidhur
direkt në sistemin e transmetimit dhe Operatorët e
Sistemit të Shpërndarjes (OSHEE), lidhur me
ndërprerjet e planifikuara. Ky tregues për vitin
2021, të jetë 72 orë.
Faqe|1474
Viti 2021 – Numri 7
Koha e nevojshme për t’ju përgjigjur
kërkesave për lidhje të reja, nënkupton kohën që
i nevojitet OST sh.a. për të dhënë një përgjigje me
shkrim, për kërkesën për lidhje të re. Kjo kohë
mund të llogaritet në mënyrë të veçantë sipas
niveleve të ndryshme të tensionit të pikës së lidhjes.
Llogaritja e kohës do të marrë në konsideratë afatet
përkatëse për trajtimin e kërkesave për lidhje
bazuar në “Rregulloren e procedurave për lidhjet e
reja dhe modifikimin e lidhjeve ekzistuese me
rrjetin e transmetimit”. Ky tregues për vitin 2021,
do të jetë sipas përcaktimeve në piken 2.2.3, të
rregullores së miratuar me vendimin nr. 87/2018,
brenda 60 ditëve.
Indeksi i Kohëzgjatjes Mesatare të
Ndërprerjeve (SAIDI) i referohet kohëzgjatjes
mesatare të ndërprerjeve për klientët, të cilët kanë
ndërprerje gjatë një periudhe kohore (tremujor,
gjashtëmujor, vjetor). Ky tregues për vitin 2021, të
jetë 104 minuta.
Cilësia e Tensionit (VQ) nënkupton
vlerësimin e devijimit të tensionit mbi ose nën
vlerën nominale të pritshme për tensionin e rrjetit,
sipas përcaktimeve të “Kodit të rrjetit të
transmetimit”. Ky tregues, për vitin 2021, të jetë
brenda diapazonit të përcaktuar në nenin 38, të
“Kodit të transmetimit”.
Përqindja e ankesave për cilësinë e tensionit
nënkupton përqindjen e ankesave për devijimet e
tensionit jashtë kufijve të specifikuar në “Kodin e
rrjetit të transmetimit”, që janë zgjidhur brenda
afatit kohor të përcaktuar në “Rregulloren për
trajtimin e ankesave të paraqitura nga klientët dhe
për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis të
licencuarve, në sektorin e energjisë elektrike dhe të
gazit natyror”. Ky tregues për vitin 2021, të jetë
0%.
Për gjithë sa më sipër, Bordi i ERE-s
VENDOSI:
1. Të miratoj “Treguesit e matjes për cilësinë e
furnizimit dhe performancës së sigurisë së rrjetit të
transmetimit, për vitin 2021”.
a. Koha Mesatare e Ndërprerjes së Furnizimit
me Energji Elektrike (AIT), 35 minuta;
b. Energjia e pa Furnizuar (ENS), 467 mwh;
c. Periudha e njoftimit të ndërprerjeve të
planifikuara në sistemin e transmetimit, 72 orë;
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents