Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
d. Koha e nevojshme për t’ju përgjigjur
kërkesave për lidhje të reja, brenda 60 ditëve;
e. Indeksi i Kohëzgjatjes Mesatare të
Ndërprerjeve (SAIDI), 104 minuta;
f. Cilësia e Tensionit (VQ), sipas përcaktimeve
të nenit 38, të “Kodit të transmetimit”;
g. Përqindja e ankesave për cilësinë e tensionit
0%.
2. OST sh.a. të raportojë në ERE çdo 3 (tre)
muaj mbi ecurinë e zbatimit të “Treguesve të
matjes së cilësisë së furnizimit dhe performancës së
sigurisë së rrjetit të transmetimit, për vitin 2021”.
3. Drejtoria e Monitorimit të Tregut dhe
Inspektimeve të njoftojë palët e interesit për
vendimin e Bordit të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim në
ERE brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të
bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë,
brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit
në Fletoren Zyrtare.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Petrit Ahmeti
VENDIM
Nr. 256, datë 21.12.2020
MBI FILLIMIN E PROCEDURËS PËR
MIRATIMIN E “RREGULLORES PËR
INTEGRITETIN DHE
TRANSPARENCËN E TREGUT ME
SHUMICË TË ENERGJISË (REMIT)”
Në mbështetje të nenit 16, 19, 20, germat: “ç”
dhe “d”; të nenit 22, 51, pika 2, germa “dh” dhe 97
pika 4, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e
energjisë elektrike”, të ndryshuar; nenit 16, pika 4,
germat: “a”, “b”, “c”, “ç”, dhe pikat 5 dhe 6, të
ligjit nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, të
ndryshuar; nenit 28, pika 1, të ligjit nr. 9887, datë
10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”,
të ndryshuar, si dhe nenit 15 dhe 26, të
“Rregullores për organizimin, funksionimin dhe
procedurat e ERE-s”, të miratuar me vendimin e
Bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) nr.
96, datë 17.6.2016, Bordi i ERE-s, në mbledhjen e
tij të datës 21.12.2020, mbasi shqyrtoi relacionin nr.
135/11 prot., datë 16.12.2020, të Drejtorive
Teknike,
konstatoi se:
- ERE, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.
43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të
ndryshuar dhe ligjit nr. 102/2015, “Për sektorin e
gazit natyror”, të ndryshuar, ka përgjegjësinë për
monitorimin e tregut të energjisë elektrike dhe gazit
natyror në Shqipëri.
- Bordi i Rregullatorëve të Komunitetit të
Energjisë, në bashkëpunim me palët kontraktuese,
me vendimin e datës 7 gusht 2020, bazuar në
përcaktimet e rregullores nr. 1227/2011, “Mbi
integritetin dhe transparencën e tregut me shumicë
të energjisë” vendosi: Duke marrë në konsideratë
vendimin nr. 2018/01/MC - EnC të Këshillit
Ministerial të Komunitetit të Energjisë, “Mbi
adoptimin nga palët kontraktuese të rregullores nr.
1227/2011 ‘Për integritetin dhe transparencën e
tregut me shumicë të energjisë (REMIT)’”.
- Rregullorja për integritetin dhe transparencën
e tregut të energjisë me shumicë (REMIT)
përcakton kriteret që ndalojnë praktikat abuzive që
mund të ndodhin dhe të ndikojnë në tregjet me
shumicë të energjisë. Në të njëjtën kohë, REMIT-i
ndihmon në funksionimin e duhur të këtyre
tregjeve, duke marrë parasysh karakteristikat e tyre
specifike.
- Drafti i përgatitur i rregullores (REMIT), është
i ndërtuar në 6 (gjashtë) krerë:
1. Dispozita të përgjithshme: Në këtë kre të
rregullores përcaktohen fusha e veprimit të saj,
termat e përdorur, si edhe elemente të tjera të
përgjithshme.
2. Ndalimi i tregtimit dhe detyrimi për publikim
të të dhënave: Në këtë kre, ndër të tjera
përcaktohen, ndalimet e vendosura ndaj personave
që kanë informacion të brendshëm në lidhje me një
produkt të energjisë në tregun me shumicë,
detyrimi për publikimin e të dhënave nga ana a
pjesëmarrësve të tregut, si dhe ndalimin e çdo
angazhimi apo përpjekjeje për t’u përfshirë në
manipulimin e tregut të energjisë me shumicë.
3. monitorimi dhe regjistrimi i pjesëmarrësve në
treg: Në këtë kre përcaktohet se ERE do të
monitorojë aktivitetin tregtar të produkteve të
energjisë me shumicë për të zbuluar dhe
parandaluar tregtinë bazuar në informacionin e
brendshëm dhe manipulimin e tregut në vend, si
dhe detyrimin e pjesëmarrësve të tregut për t’u
regjistruar pranë ERE-s, në bazë të afateve të
përcaktuara.
Faqe|1475
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents