Fletorja Zyrtare 2. Zyrtari i pajtueshmërisë Me vendim të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë caktohet Zyrtari i Pajtueshmërisë, i cili është përgjegjës për të siguruar pajtueshmërinë, si dhe paraqitjen e Raportit të Pajtueshmërisë pranë ERE-s. Zyrtari i Pajtueshmërisë është përgjegjës për monitorimin lidhur me respektimin e detyrimeve ligjore të Programit të Pajtueshmërisë, si dhe për ndryshimet apo rishikimet e nevojshme të këtij programi me miratimin e ERE-s. Zyrtari i Pajtueshmërisë nuk do të mbajë, në mënyrë direkte apo indirekte, asnjë pozitë apo interes profesional në kompaninë vertikalisht të integruar. Zyrtari i Pajtueshmërisë do të raportojë raste ku stafi i OSSH-së identifikohet të jetë punësuar në më shumë se një kompani në të njëjtën kohë, apo nëse stafi ka ndonjë konflikt tjetër interesi. Zyrtari i Pajtueshmërisë ka të drejtë të jetë i pranishëm në mbledhjet e Këshillit të Administrimit apo të menaxhimit të OSSH sh.a., kurdo që Zyrtari i Pajtueshmërisë, në diskrecionin e tij të plotë, vlerëson se pjesëmarrja e tij në mbledhje kontribuon në ekzekutimin e detyrave të tij, dhe mund të ndërlidhen me çështje, të tilla si: kushtet e aksesit në sistemin e shpërndarjes, si dhe të përdorimit të këtij rrjeti, alokimin e kapaciteteve të shpërndarjes, transparenca, projektet në zbatim lidhur me operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të shpërndarjes, blerjen dhe shitjen e energjisë për nevoja të mbulimit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes etj. Zyrtari i Pajtueshmërisë do të ketë qasje në të gjitha informatat që ai, në diskrecionin e tij, vendos se janë të nevojshme për kryerjen e detyrave të tij, duke përfshirë të dhënat e OSSH-së dhe shoqërive bija. Zyrtari i Pajtueshmërisë raporton pranë Këshillit të Administrimit dhe stafit menaxherial të OSSH sh.a, lidhur me mosmarrëveshjet e mundshme në kuadër të implementimit të Programit, si dhe përgatit me shkrim masat dhe propozimet për të rregulluar problematika të tilla, duke përfshirë këtu edhe rekomandime për udhëzime të brendshme. Në rast se këto problematika nuk janë rregulluar brenda një afati të arsyeshëm, Zyrtari i Pajtueshmërisë i raporton pranë ERE-s. Për shmangie të dyshimit, asgjë në këtë provizion nuk do të nënkuptojë që Zyrtari i Pajtueshmërisë është vartës ndaj Këshillit të Administrimit apo stafit menaxherial të OSSH sh.a. Viti 2021 – Numri 7 Zyrtari i Pajtueshmërisë ka të drejtë, në diskrecionin e tij të plotë, të raportojë në mënyrë direkte pranë autoritetit rregullator për çdo shkelje të Programit të Përputhshmërisë përderisa për këtë proces e mbanë të informuar stafin menaxherial. 3. Të drejtat dhe detyrimet e punonjësve të OSSH sh.a., në kuadër të Programit të Pajtueshmërisë Punonjësit duhet të njihen me Programin e Pajtueshmërisë janë të detyruar për zbatimin e tij. Punonjësit duhet të mbështesin në mënyrë aktive Zyrtarin e Pajtueshmërisë gjatë përmbushjes së detyrimeve të tij. OSSH sh.a. ofron rregullisht trajnime për punonjësit e saj, lidhur me programin dhe siguron kushtet për një ambient mbështetës për zbatimin e këtij programi. Punonj��sit duhet të kenë të drejtë t’i drejtohen Zyrtarit të Pajtueshmërisë në mënyrë anonime për çdo informacion që ka të bëjë me diskriminimin apo mospërputhjen me programin. 4. Pavarësia e organeve drejtuese të OSSH sh.a. Në referim të ligjit nr. 43/ 2015, të ndryshuar, kur Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është pjesë e një shoqërie vertikalisht të integruar, me qëllim që të jetë i pavarur në aspektin organizativ dhe të vendimmarrjes nga aktivitetet e tjera që nuk lidhen me shpërndarjen e energjisë elektrike, ndër të tjera, duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme: a) të ketë të drejta të plota vendimmarrëse, të pavarura nga shoqëria e integruar për t ë s i g u r u a r funksionimin, mirëmbajtjen apo zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes; b) të hartojë dhe të depozitojë në ERE një program vjetor, i cili përcakton masat që do të merren për të siguruar ndalimin e veprimeve diskriminuese, si dhe realizimin e objektivave kryesorë të shoqërisë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetin ekonomik e financiar të saj, përfshirë edhe mekanizmat për mbikëqyrjen e zbatimit të tyre. Programi Vjetor duhet të përfshijë së paku kapitujt në vijim: i. ndarjen e llogarive; ii. ndarjen e menaxhmentit; iii. ndarjen e identitetit dhe logos; iv, mbajtjen e informative; dhe v. pavarësinë e OSSH-së në vendimmarrje; c) personat përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes: i. nuk do të marrin pjesë në strukturat përgjegjëse të shoqërisë së integruar, në mënyrë Faqe|1479

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents