Fletorja Zyrtare
Përveç tri prioriteteve tematike të përmendura
më lart, programet do të përfshijnë edhe një
prioritet të veçantë të asistencës teknike, që synon,
midis qëllimeve të tjera, sigurimin e menaxhimit
dhe administrimit efikas të programit ndërkufitar.
1.2 Përgatitja e programit dhe përfshirja e
partnerëve
Dy strukturat operuese (SO), veçanërisht
Ministria e Integrimit Evropian të Shqipërisë dhe
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të
Kosovës, kanë punuar së bashku në mënyrë
koherente për përgatitjen e programit.
Objektivi i përgjithshëm i këtij programi
ndërkufitar
është
promovimi/forcimi
i
marrëdhënieve t�� mira fqinjësore dhe zhvillimi
social-ekonomik i rajonit kufitar të rajonit.
Programi IPA CBC 2014–2020 midis Shqipërisë
dhe Kosovës është rezultat i punës së përbashkët
për ushtrimin e programimit të kryer nga përfituesit
pjesëmarrës IPA II, duke përfshirë palët e
interesuara nga institucionet qendrore, institucionet
vendore të zonave përfituese të programit, dhomat
e tregtisë dhe industrisë, bizneset dhe organizatat
lokale. Përveç kësaj, Task-Forcat e Përbashkëta
janë themeluar në të dy përfituesit IPA II për të
përgatitur dhe zbatuar dokumentin e programimit
së bashku me strukturat operative dhe SPT.
Ushtrimi i programimit filloi në mes të shtatorit
të vitit 2013, duke vazhduar deri në maj 2014. Ky
program u hartua nëpërmjet një procesi konsultimi
të gjerë që përfshin aktorët vendorë dhe përfituesit
potencialë nga të dyja anët e kufijve. Gjatë procesit,
si SO-të dhe SPT u ndihmuan nga projekti
“Ndërtimi i institucioneve ndërkufitare” (CBIB +)
dhe nga asistenca teknike për BNK-në Kosovë.
Pyetësorët janë hartuar nga CBIB +, diskutuar
me SO-të dhe shpërndarë nga SO-të me
mbështetjen e SPT-së në institucionet e nivelit
qendror dhe vendor, OSHC-të, për të mbështetur
analizat PESTLE dhe SWOT për programin dhe
për të siguruar një nga treguesit për identifikimin e
Viti 2021 – Numri 7
prioriteteve të përbashkëta për zonën ndërkufitare.
Një numër total prej 69 pyetësorësh, që përbëjnë
mbi 65% e të anketuarve për të dy përfituesit IPA
II kanë siguruar kontribut të mëtejshëm për
përgatitjen e analizave PESTLE dhe SWOT dhe
intervenimin logjik. Në këtë proces janë mbajtur
edhe intervista sqaruese, duke përfshirë diskutimet
me aktorët përkatës në nivel qendror dhe vendor, si
edhe përfaqësues të shoqërisë civile në bazë
qendrore dhe vendore, duke synuar rajonet
përfituese, për ta bërë procesin të arrijë një objektiv
më të gjerë.
Draftdokumenti i parë i programit iu dorëzua
Komisionit më 15 nëntor 2013, drafti i dytë i
rishikuar u paraqit në 7 shkurt 2014 dhe versioni i
tretë i rishikuar më 5 maj 2014.
Gjatë muajit dhjetor 2013, dy SO-të në
koordinim edhe me CBIB + zhvilluan raundin e
parë të takimeve konsultative, në formën e
prezantimit të programit, me aktorët kryesorë
lokalë në zonat e përzgjedhura, me qëllimin për të
kërkuar të dhëna dhe rekomandimet të tyre.
Gjatë periudhës mars–maj 2014 u organizua nga
SO-të, në koordinim me CBIB +, vala e dytë e
konsultimeve, duke marrë në konsideratë një
proces të gjerë konsultimi publik, për t’i paraqitur
organizatave të shoqërisë civile, universiteteve,
aktivistëve të shoqërisë civile në rajonet e
përzgjedhura draftdokumentin e dytë të programit
CBC. Aktorët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e
pushtetit vendor mbështetën fuqimisht prioritetet
tematike të përzgjedhura për këtë program dhe
siguruan, gjithashtu, detaje për sa u përket nevojave
që lidhen me rajonet e tyre përkatëse, të cilat janë
pasqyruar në mënyrë të rregullt në dokumentin e
programit.
Përveç kësaj, për të koordinuar procesin në
nivel kombëtar, një takim konsultativ u organizua
edhe në Shqipëri me përfaqësues nga ministritë e
linjës që mbulojnë prioritetet tematike të
propozuara në programin.
Faqe|1327
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents