Fletorja Zyrtare
direkte ose indirekte, lidhur me veprimtarinë e
përditshme operacionale të prodhimit, transmetimit
dhe furnizimit me energji elektrike;
ii. nuk do të marrin kompensim financiar apo
përfitim tjetër material apo financiar nga kompanitë
tjera dhe,
iii. nuk do të kenë paga të ndërlidhura me
nivelin e performancës së kompanive të tjera
brenda shoqërisë së integruar;
d) Personat përgjegjës për menaxhimin e
Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes do të
nënshkruajnë deklaratë të pavarësisë e cila do të
reflektojë pikat “i” deri “iii” më lart.
5. Ndarja e aktiviteteve
Për të siguruar transparencën objektivitetin dhe
parandalimin e diskriminimit, OSSH sh.a. po i
nënshtrohet një procesi të rëndësishëm që lidhet
me ndarjen ligjore, funksionale, financiare lidhur
me aktivitetin që ka të bëjë me shpërndarjen e
energjisë elektrike.
5.1 Ndarja ligjore
Në kuadër të përmbushjes së detyrimit të
ndarjes ligjore, aktualisht OSSH sh.a. është si pjesë
e një shoqërie vertikalisht të integruar. OSHEE
sh.a., në cilësinë e aksionarit themelues, shoqërisë
mëmë, ka themeluar shoqëritë e reja aksionare të
kontrolluara, me një nivel administrimi (me Këshill
Administrimi), ndër të cilat Operatori i Sistemit të
Shpërndarjes” sh.a. (OSSH), me objekt aktiviteti
shpërndarjen e energjisë elektrike, ndërtimin,
funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të
shpërndarjes së energjisë elektrike për sigurimin e
energjisë elektrike klientëve, lidhjen e klientëve dhe
përdoruesve të rrjetit të shpërndarjes së energjisë
elektrike, instalimin dhe shërbimet e matjes së
energjisë elektrike etj., si dhe çdo aktivitet tjetër
fitimprurës me interes për shoqërinë.
5.2 Ndarja funksionale
Për të siguruar objektivitetin, për të përmbushur
shërbimin e shpërndarjes së energjisë elektrike për
të gjithë pjesëmarrësit në tregun e energjisë
elektrike, si dhe për të parandaluar sjelljen
diskriminuese, OSSH sh.a. do të sigurojë
shpërndarjen e energjisë elektrike në mënyrë të
pavarur nga aktivitetet e tjera të ndërmarra brenda
shoqërisë vertikalisht të integruar. Në këtë kuadër,
vetëm personat e ngarkuar me menaxhimin e
OSSH sh.a. do të përgjigjen për ushtrimin e
funksioneve të Operatorit të Shpërndarjes. Asnjë
ndërhyrje nga persona të tjerë lidhur me aktivitetet
Faqe|1480
Viti 2021 – Numri 7
e përditshme të Operatorit të Shpërndarjes, nuk do
të konsiderohet e tolerueshme.
Të gjitha vendimmarrjet lidhur me menaxhimin,
mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të
shpërndarjes janë funksione të drejtpërdrejta të
personave të ngarkuar me menaxhimin e OSSH
sh.a., në mënyrë jodiskriminuese dhe pa ushtruar
asnjë ndikim te pjesëmarrësit e tjerë të tregut, si dhe
aktivitetet e tjera brenda shoqërisë vertikalisht të
integruar.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes harton
planin e investimit për zhvillimin e rrjetit të
shpërndarjes dhe e paraqet për miratim në ERE.
OSSH sh.a. do të sigurojë raport të veçantë
financiar, në lidhje me aktivitetin e shpërndarjes së
energjisë elektrike. OSSH sh.a. paraqet në ERE
pasqyrat e plota financiare për çdo vit ushtrimor.
6. Përjashtimi i sjelljes diskriminuese
Operatori i sistemit të shpërndarjes duhet të
sigurojë qasje transparente dhe jodiskriminuese me
rrjetin e shpërndarjes në pajtim me rregullat e
miratuara nga ERE, lidhur me miratimin e kostove
që do t’i ngarkohen përdoruesit për kyçje në sistem
të shpërndarjes dhe përdorim të tij.
7.
Konkurrenca
dhe
marrëdhëniet
komerciale
Aktivitetet e OSSH sh.a. nuk duhet të kufizojnë
apo ndikojnë në konkurrencën e drejtë, në tregun e
energjisë elektrike dhe do të sigurojnë qasje
jodiskriminuese në të gjitha fushat e mundshme të
ndikimit që mund të përfshijnë, por nuk janë të
kufizuara, me: i. kërkesat teknike për kyçje; ii.
procedurat dhe afatet kohore të kërkesave për
kyçje; iii. standardizimin e kushteve kontraktuale
dhe komerciale; iv. kostot e kyçjes; dhe v. cilësinë e
shërbimit në lidhje me mirëmbajtjen dhe
rregullimin e problemeve në rrjet;
8. Zbatimi i parimeve të objektivitetit,
transparencës dhe paanshmërisë
Për të siguruar objektivitetin, transparencën dhe
paanshmërinë në veprimtarinë operacionale të
shoqërisë, OSSH sh.a. do të sigurohet për zbatimin
e Programit të Pajtueshmërisë dhe të procedurave
të brendshme të saj. Njësitë përgjegjëse brenda
shoqërisë do të trajtojnë me ndershmëri dhe kujdes
çdo ankesë të adresuar për punën e shoqërisë duke
siguruar anonimitet të plotë dhe duke mbajtur,
gjithashtu, një bazë të dhënash për trajtimin dhe
kthimin e përgjigjeve.
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents