Fletorja Zyrtare Nivelet menaxheriale dhe të gjithë punonjësit e OSSH sh.a. do të ndalojnë çdo formë kufizimi, apo pengimi të të drejtave të përdoruesve të rrjetit, në të kundërt do të jenë subjekt i sanksioneve disiplinore, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe parashikimeve të referuara në kontratën kolektive të punës, lidhur me masat disiplinore. 9. E drejta e informimit Operatori i Sistemit të Shpërndarjes garanton që mbledhja dhe procesimi i të dhënave prej tij, është në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale, duke ruajtur konfidencialitetin e informacionit të marrë. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ruan konfidencialitetin e informacionit të ndjeshëm tregtar, përveç rasteve kur kërkohet nga autoritetet kompetente, në përputhje me funksionet e tyre, të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të sigurojë akses jodiskriminues për çdo informacion të karakterit publik, duke respektuar parimin e barazisë sa u takon të njëjtave kushte, procedura, kosto dhe cilësisë për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e energjisë. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të vendosë procedura të brendshme që sigurojnë që informacionet komercialisht të ndjeshme nuk mund të aksesohen nga persona që kanë çdo ndërlidhje me shoqërinë e integruar apo kompanive bija të saj apo të ndonjë kompanie tjetër. Specifikisht, OSSH sh.a. do të: i. vendosë mekanizma të brendshëm dhe rregulla për t’i mbrojtur informacionet komericialisht të ndjeshme dhe për t’u siguruar që kompanitë motra të OSSH-së nuk gëzojnë përparësi diskriminuese në qasjen e këtyre informative; ii. trajtojë në mënyrë konfidenciale çdo informatë të ndarë nga pjesëmarrësit në treg, përveç nëse ajo informatë është markuar si informatë jokonfidenciale; iii. trajtojë në mënyrë konfidenciale çdo informatë financiare që i afekton operimet e pjesëmarrësve në treg apo informata që kanë të bëjnë me koston e furnizimit të energjisë; dhe iv. ofrojë qasje jodiskriminuese për çdo informatë relevante publike dhe të respektojë procedurat e aplikueshme në mënyrë konsistente. Viti 2021 – Numri 7 10. Ofrimi i shërbimeve të përbashkëta Shërbimet e përbashkëta që mund të ofrohen nga shoqëria e integruar e që janë të natyrës administrative dhe nuk ndërlidhen direkt me ofrimin e shërbimit të shpërndarjes të energjisë elektrike, do të ofrohen në bazë të kostos reale të ofrimit të këtyre shërbimeve. Natyra e këtyre shërbimeve është e lidhur me ofrimin e shërbimeve: ligjore, burimeve njerëzore, ekonomike, të teknologjisë së informacionit etj. Shërbimet e përbashkëta do të ofrohen në bazë të një marrëveshjeje të qartë të ofrimit të shërbimeve e cila do të specifikojë, në mes tjerash: i. përshkrimin e shërbimit të ofruar; ii. arsyetimin se pse ky shërbim duhet të ofrohet nga kompania vertikalisht e integruar; iii. koston totale të ofrimit të këtij shërbimi; dhe iv. metodologjinë e alokimit të kostos së ofrimit të shërbimit. Marrëveshjet për shërbimet e përbashkëta do të përmbajnë detyrime të qarta lidhur me marrëdhëniet që rregullohen në to, afatet kohore në përmbushjen e detyrimeve, detyrimet përkatëse financiare etj. Në përcaktimin e metodologjisë së sipërpërmendur, së alokimit të kostos së shërbimit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të sigurojë, posaçërisht, që kostot e alokuara ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes përcaktohen në bazë të alokatorëve qartësisht të identifikuar dhe që alokimi i kostove nuk përfshinë ndërsubvencionim të kostove të cilat do të duhej t’u alokoheshin kompanive të tjera të shoqërisë së integruar. Parimet e alokimit të kostove do të shqyrtohen nga Zyrtari i Pajtueshmërisë. Shërbimet e marra nga OSSH do të jenë subjekt i një procesi konkurrues prokurimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nëse shërbimet prokurohen përbrenda kompanisë, këto shërbime duhet të bëhen me çmime të tregut apo të reflektojnë koston e brendshme të ofrimit të shërbimit, nëse është më e ulët. 11 Zbatimi dhe detyrimi për zbatim i Programit Dispozitat e këtij Programi janë të detyrueshme për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e OSSH-së. Programi është detyrues për përfaqësuesit e autorizuar të OSSH-së, për audituesit, këshilltarët, kontraktuesit, pjesëmarrësit dhe përdoruesit e rrjetit, si dhe palët e tjera të treta. Faqe|1481

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents