Fletorja Zyrtare
Të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e OSSH-së,
përfaqësuesit e autorizuar, audituesit, duhet të
konfirmojnë me shkrim që janë të informuar dhe
do ta zbatojnë Programin. Ata do të informohen
nga Zyrtari i Pajtueshmërisë, sa më shpejt të jetë e
mundur në rast ndryshimesh apo amendimesh.
OSSH-ja do të sigurojë që stafi do të marrë
trajnimin adekuat për të përkrahur implementimin
e Programit të Pajtueshmërisë, duke siguruar po
ashtu që punonjësit e rinj të trajnohen brenda 8
javëve nga data e punësimit. OSSH do të sigurojë
që njohuritë në lidhje me Programin e
Pajtueshmërisë janë koherente dhe çdo ndryshim
komunikohet përmes trajnimeve shtesë.
Gjithashtu, Zyrtari i Pajtueshmërisë jep
udhëzime të vazhdueshme për zbatimin e
Programit për punonjësit ekzistues dhe të
sapopunësuarit. Për çdo shkelje të dispozitave të
Programit, drejtuesit ose punonjësit e OSSH-së
informojnë menjëherë Zyrtarin e Pajtueshmërisë.
Në rast të konstatimit, shkelja e ndonjë dispozite të
Programit mund t’i japë OSSH-së të drejtën për të
aplikuar procedurën disiplinore në përputhje me
legjislacionin në fuqi.
Për të siguruar zbatimin e plotë të këtij
Programi, Zyrtari i Pajtueshmërisë është i obliguar
për:
- raportin mbi implementimin dhe monitorimin
e Programit, përputhshmërinë e akteve dhe
proceseve të brendshme të shoqërisë me
Programin e Pajtueshmërisë;
- propozimin e masave për përmirësimin e
Programit;
- përditësimin e Programimit;
- hartimin e raportit vjetor lidhur me zbatimin e
Programit.
Me miratimin e këtij Programi nga Enti
Rregullator i Energjisë, OSSH sh.a. do të informojë
të gjithë punonjësit për t’iu përmbajtur parimeve të
përcaktuara në Program.
Zyrtari i Pajtueshmërisë së Operatorit të
Sistemit të Shpërndarjes paraqet çdo vit në ERE
një raport vjetor, i cili përcakton masat e marra në
kuadër të programit të pajtueshmërisë. Zyrtari i
Pajtueshmërisë së Operatorit të Sistemit të
Shpërndarjes është plotësisht i pavarur dhe ka akses
në të gjitha informacionet e nevojshme të
Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe çdo
shoqërie të lidhur, për të përmbushur detyrën e tij.
Faqe|1482
Viti 2021 – Numri 7
12. Hyrja në fuqi
Programi do të hyjë në fuqi me miratimin e
Entit Rregullator të Energjisë. OSSH sh.a. do të
marrë masat për publikimin e këtij programi në
faqen e tij zyrtare.
VENDIM
Nr. 258, datë 21.12.2020
MBI KORRIGJIMIN E PAGESAVE
RREGULLATORE, PËR VITIN 2020, PËR
DISA NGA TË LICENCUARIT E
SEKTORIT TË ENERGJISË
Në mbështetje të nenit 17, pika 4, të ligjit nr.
43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të
ndryshuar; të nenit 14, të ligjit nr. 102/2015, “Për
sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar; të neneve 5,
pika 5.4 dhe 6, pika 6, pika 6.1.1, 6.4, dhe nenit 7, i
“Rregullores për përcaktimin e miratimin e
pagesave rregullatore”, të miratuar me vendimin e
Bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) nr.
190, datë 23.11.2017, të ndryshuar me vendimin nr.
129, datë 10.8.2020; të nenit 15, të “Rregullores së
organizimit, funksionimit dhe procedurave të
ERE-s”, të miratuar me vendimin e Bordit të EREs nr. 96, datë 17.6.2016, Bordi i ERE-s, në
mbledhjen e tij të datës 21.12.2020, pasi shqyrtoi
relacionin nr. 135/19 prot., datë 18.12.2020, të
Drejtorisë së Tarifave dhe Çmimeve, mbi
korrigjimin e pagesave rregullatorë, për vitin 2020,
për disa nga të licencuarit e sektorit të energjisë,
konstatoi se:
- Bordi i ERE-s, me vendimin nr.171, datë
4.11.2020, vendosi: “Mbi llogaritjen e pagesave
rregullatore për vitin 2020”;
- Me anë të shkresës nr. 237, datë 16.12.2020,
shoqëria “Hydro Seta” sh.p.k. ka kërkuar rishikimin
e pagesës rregullatore të vitit 2020, të miratuar me
vendimin nr. 171/2020, të Bordit të ERE-s, duke
përcjellë pasqyrat financiare të shoqërisë për vitin
2019, në të cilat evidentohen të ardhurat e
realizuara të shoqërisë;
- Në vijim të kësaj kërkese, u krye një rikontroll,
prej të cilit rezultoi një pasaktësi lidhur me të
ardhurat e marra në konsideratë gjatë llogaritjes së
pagesës rregullatore për subjektin “Hydro Seta”
sh.p.k.
- Mbas saktësimit të të ardhurave, rezultoi se
pagesa rregullatore 2020 për këtë subjekt është
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents