Fletorja Zyrtare përbashkët dhe e lirë kibernetike, promovon përfshirjen sociale dhe politike, thyen barrierat e komunikimit midis vendeve, komuniteteve dhe qytetarëve, siguron transparencë, duke lejuar ndërveprimin dhe shkëmbimin e informacionit dhe ideve në kohë reale në të gjithë globin. Të gjitha zhvillimet dhe rritja e përdorimit të teknologjive së informacionit dhe komunikimit, vijnë me përfitime të mëdha dhe në të njëjtën kohë sjellin kërcënime, prandaj mbrojtja kibernetike dhe siguria janë vendimtare. Në hapësirën kibernetike, ekzistojnë përpjekje të vazhdueshme nga individë dhe grupe të ndryshme me interesa keqdashës, të cilat ndikojnë në mbarëvajtjen dhe funksionimin e shteteve. Ndërhyrjet e privatësisë, vjedhjet e identitetit, janë gjithashtu një problem në rritje dhe shumë shqetësues për të gjithë shoqërinë. Nga njëra anë, qeveria po investon gjithnjë e më shumë në infrastrukturën digjitale, për të ofruar shërbime digjitale për qytetarët. Nga ana tjetër, qytetarët po e përdorin internetin gjithnjë e më shumë për shkak të avantazheve që ofron. Shqipëria, si një vend në zhvillim, mbështetet, gjithashtu, në teknologjinë e informacionit, duke synuar rritjen e nivelit të jetesës dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Krahas përfitimeve nga përdorimi i teknologjive të reja digjitale, përdorimi i internetit sjell problematikat e veta në lidhje me sigurinë kibernetike. Kërcënimet kibernetike, duke përfituar nga dobësitë teknologjike ose mungesa e njohurive në përdorimin e mirë të këtyre mjeteve, janë gjithnjë e më shumë në rritje, duke cenuar sigurinë e sistemeve të informacionit. Një prej sfidave aktuale dhe të vazhdueshme për të gjitha vendet është ndërtimi i një shoqërie të zhvilluar digjitale dhe të mbrojtur kibernetikisht, të pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme, për të maksimizuar përfitimet dhe për të menaxhuar rreziqet. Në “Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, 2014– 2020” dhe në “Dokumentin e Politikave për Sigurinë Kibernetike, 2014–2017”, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm, për të përmirësuar situatën e sigurisë kibernetike. Krahas zhvillimeve, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe revolucionit mbi digjitalizimin e shërbimeve publike, është plotësuar dhe përmirësuar kuadri ligjor për sigurinë kibernetike. Faqe|1486 Viti 2021 – Numri 7 Falë këtij progresi, Shqipëria është përmirësuar në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike krahasuar me vitin 2017, nga 89, në 62, në mbarë botën dhe 36 në nivel evropian. Gjithsesi, ky progres, ende nuk ka arritur në shkallën dhe ritmin e ndryshimit të nevojshëm për të qëndruar, përpara lëvizjes dhe evolucionit të shpejtë, që vjen nga kërcënimet e ndryshme kibernetike. Pa dyshim, sulmet kibernetike janë ndër kërcënimet më të rëndësishme të sigurisë për botën moderne dhe për këtë arsye siguria kibernetike, është bërë një pjesë e rëndësishme e sigurisë kombëtare. Për këtë arsye, hartimi i Strategjisë Kombëtare e Sigurisë Kibernetike 2020– 2025”, është një domosdoshmëri, për ngritjen e mekanizmave të duhur institucionalë, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike në vend. Në përmbushje të angazhimeve qeveritare, si dhe në koherencë të plotë me zhvillimet strategjike të vendeve të zhvilluara, për një mjedis kibernetik sa më të sigurt, kjo Strategji do të mbështetet në parimet themelore të mëposhtme: - zbatimi i vlerave të njëjta themelore në botën fizike dhe digjitale; - mbrojtja e të drejtave themelore, liria e shprehjes, të dhënat personale dhe privatësia; - qasja për të gjithë; - qeverisje demokratike dhe efikase; - përgjegjësi e përbashkët në garantimin e sigurisë kibernetike. 2. VLERËSIMI I SITUATËS AKTUALE NË SHQIPËRI Vlerësimi i situatës aktuale për sigurinë kibernetike në Shqipëri është kryer në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe është mbështetur në 4 shtylla si më poshtë: 1. Situata e sigurisë kibernetike; 2. Korniza ligjore e sigurisë kibernetike; 3. Internet i sigurt për fëmijët; 4. Edukimi, hulumtimi dhe trajnimi në sigurinë kibernetike 2.1. Situata e sigurisë kibernetike 2.1.1 Infrastrukturat kritike të informacionit “Strategjia e Sigurisë Kombëtare”, e miratuar në vitin 2014, ka përcaktuar kornizën dhe shtyllat në nivel kombëtar për rritjen e sigurisë në vend. Si një vend në zhvillim pa infrastrukturën e nevojshme ligjore për sigurinë kibernetike, kjo fushë është zhvilluar vetëm dy vitet e fundit, gjatë së cilëve janë identifikuar infrastrukturat kritike dhe të

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents