Fletorja Zyrtare
rëndësishme të informacionit në sektorin publik
dhe atë privat. Gjithashtu, janë hartuar masat
minimale të sigurisë që duhet të aplikohen, për
rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike në këto
infrastruktura dhe është ndërtuar mekanizmi
metodologjik, për ngritjen dhe funksionimin e
CSIRT-eve sektorialë në nivel kombëtar.
Kuadri ligjor i lidhur me sigurinë e
komunikimeve elektronike, plotësohet me
rregullimet ligjore për sigurinë dhe integritetin e
rrjeteve të komunikimeve elektronike, rrjetet e
telekomunikacionit, të cilat janë pjesë e ligjit nr.
9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet
elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, i cili ka transpozuar direktivat e BE-së
për komunikimet elektronike.
Korniza ligjore për sigurinë kibernetike ka
përcaktuar, gjithashtu, Autoritetin Kombëtar për
Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike
(AKCESK), si autoritet përgjegjës për mbikëqyrjen
e zbatimit të ligjit.
Përkatësisht, situata aktuale lidhur me sigurinë
në infrastrukturat kritike të informacionit, në
sektorin bankar, me implementimin e ligjit për
sigurinë, është përmirësuar krahasuar me dy vite
më parë. Në këto infrastruktura, janë aplikuar masa
sigurie të konsiderueshme, të cilat janë aprovuar
nga AKCESK, si dhe janë ngritur CSIRT-et
sektoriale, duke krijuar kështu një mjedis të sigurt
kibernetik.
Siguria kibernetike, në sektorin financiar, e
ndarë në dy shtylla, përkatësisht në atë publike dhe
private, paraqitet si më poshtë:
Në infrastrukturat qeveritare kritike të
informacionit që përdoren nga institucionet
publike, përkatësisht të alokuara pranë qendrës së
të dhënave qeveritare, dhe që menaxhohen nga
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit,
aplikohen të gjitha masat e sigurisë konform
legjislacionit në fuqi dhe standardit ISO 27001.
AKSHI është CSRIT sektorial qeveritar dhe është
certifikuar me këtë standard në vitin 2018 dhe mbi
çdo infrastrukturë qeveritare nën administrim të
AKSHI-t, aplikohen politikat e standardit ISO
27001.
Për sa u përket infrastrukturave kritike, që
administrohen nga operatorë privat, janë në proces
identifikimi dhe në disa raste edhe investimi për t’u
ngritur.
Viti 2021 – Numri 7
Në sektorin e shëndetësisë, të ndarë në dy
shtylla, në atë publik dhe atë privat, situata
kibernetike paraqitet si më poshtë:
Infrastrukturat kritike të administruara nga
operatorët/institucionet
publike,
kanë
implementuar masat e miratuara, në zbatim të ligjit
për sigurinë, të cilat kanë ndikuar në rritjen e nivelit
të sigurisë kibernetike. Gjithashtu janë ngritur
grupet përgjegjëse, për menaxhimin dhe trajtimin e
incidenteve, të cilat në mungesë të kornizës ligjore,
kanë qenë inekzistente.
Për sa u përket infrastrukturave të
informacionit, që administrohen nga operatorë
privatë, të cilat konsiderohen si infrastruktura
kritike, në kuptim të kornizës ligjore të miratuar
nga Komisioni Evropian, për rrjetet dhe
infrastrukturat e informacionit, janë të
paidentifikuara dhe sipas studimit të situatës, nga
autoriteti përgjegjës, nuk përmbushin, gjithashtu,
elementet e sigurisë, që duhet të garantojë një
infrastrukturë kritike.
Sektori energjetik. Aktualisht, të gjithë
operatorët e sistemit energjetik si në prodhim, në
transmetim dhe në shpërndarje janë, duke
implementuar teknologji inovative të mbështetura
mbi sisteme kompjuterike dhe rrjete transmetimi të
të dhënave, për menaxhimin dhe optimizimin e
proceseve teknologjike. Në të tria elementet e
sistemit energjetik është implementuar ose
planifikohet të implementohet sistemi SCADA, si
dhe kanë qendrat e tyre të operimit dhe të ruajtjes
së sistemeve kompjuterike dhe, po ashtu, rrjetet e
transmetimit të të dhënave. Gjithashtu, bashkë me
leximin dhe analizimin e të dhënave të sistemeve
energjetike në distancë, parashikohet që shumë
shpejt të implementohen edhe modulet e operimit,
të cilat automatizojnë procese të cilat aktualisht
kryhen manualisht nga operatori. Kalimi në sisteme
të pavarura, të cilat operojnë automatikisht
padyshim do të kërkojë implementimin e masave
dhe politikave të sigurisë, pasi impakti në rast të
incidenteve kibernetike do të jetë shumë i madh.
Kjo padyshim kërkon që fillimisht vetë operatorët
në fushën e energjetikës në momentin e
planifikimit të projekteve TIK dhe të automatizimit
t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë pjesës së
sigurisë së sistemeve, si dhe të krijojnë procedura
dhe kapacitete njerëzore të brendshme në funksion
të sigurisë kibernetike.
Faqe|1487
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents