Fletorja Zyrtare përgatitet nga autoritetet respektive dhe do të vihet në jetë në një kohë relativisht të shkurtër. Ky dokument do të mund të përcaktojë rrugën për të luftuar veprimtaritë kriminale në fushën kibernetike, si dhe mundësimin e më shumë mjeteve të përshtatshme në shërbim të kësaj lufte. 2.2 Kuadri ligjor i sigurisë kibernetike Një qasje gjithëpërfshirëse kombëtare e sigurisë kibernetike, nuk mund të bëhet duke përdorur vetëm teknologjitë dhe shërbimet, por duhet të shoqërohet me një kornizë ligjore të mirë dhe aktuale, me fokus në natyrën dinamike të mjedisit të TIK-ut dhe natyrën evoluese të kërcënimeve kibernetike. Struktura të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, realizojnë fushata ndërgjegjësimi për grupe të ndryshme interesi me qëllim mbrojtjen nga kërcënimet që vijnë nga krimi kibernetik dhe sulme të tjera të sigurisë në internet. Një kuadër ligjor dhe rregullator që mbron format e ndryshme të abuzimit dhe krimit elektronik, është thelbësor për krijimin e një ambienti të besueshëm, për komunikimet dhe transaksionet elektronike. Ligjet kryesore që lidhen me sigurinë dhe krimin kibernetik janë: - ligji nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; - ligji nr. 2/2017, “Për sigurinë kibernetike”; - ligji nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; - ligji nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar; - ligji nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar”, i ndryshuar; - ligji nr. 9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, i ndryshuar; - ligji nr. 107, datë 15.10.2015, “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara”, i ndryshuar. Lidhur me sa më sipër, është i nevojshëm harmonizimi i legjislacionit në fushën e sigurisë kibernetike, me atë të BE-së, duke krijuar mekanizmin e plotë dhe të qartë të kodifikuar, për të adresuar saktë problematikat dhe për t’i zgjidhur ato. Gjithashtu është e nevojshme të realizohet, aty ku është e mundur, qasja, nënshkrimi, ratifikimi dhe zbatimi i instrumenteve ndërkombëtare të Viti 2021 – Numri 7 sigurisë në internet, duke përfshirë shpërndarjen e burimeve të mjaftueshme, sipas prioriteteve kombëtare, duke marrë në konsideratë zhvillimet teknologjike dhe duke zbatuar parimin e teknologjisë neutrale. 2.3 Internet i sigurt për fëmijët Përdorimi gjithnjë e në rritje i internetit nga fëmijët, është problematika më e madhe për sa i përket sigurisë së tyre në mjedis online, jo vetëm në Shqipëri. Siguria e fëmijëve në internet është një ndër prioritetet e Shqipërisë dhe e të gjitha institucioneve që e kanë në fokus të veprimtarisë së tyre. Në vitin 2018–2019 u realizua nga Unicef Albania, si partneri strategjik dhe kryesor i qeverisë në mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve, një studim mbi “Eksperiencat e fëmijëve në përdorimin e Internetit në Shqipëri”79, i cili anketoi 1000 fëmijë të moshave 9–18 vjeç dhe prindërit e tyre, rezultatet paraprake të të cilit janë si më poshtë: Mosha mesatare kur fëmijët e anketuar, kanë aksesuar internetin për herë të parë është 9 vjeç, nga ku 37% pohojnë se kanë përdorur internetin nga mosha 8-vjeçare ose/dhe më herët. Ndërsa 51% e fëmijëve të anketuar kanë gjithnjë akses online (sa herë që ata dëshirojnë). Në përgjithësi, fëmijët e anketuar përdorin më shumë internetin dhe kanë më shumë aftësi teknologjike online se prindërit e tyre. Kjo përbën një pengesë që prindërit të shoqërojnë në mënyrë efektive eksperiencën e fëmijëve në internet, jo vetëm duke kontrolluar aksesin, por duke i ndihmuar fëmijët të zhvillojnë gjykim kritik mbi eksperiencat dhe përmbajtjet në internet. Nga studimi rezultoi se gjatë kohës së lundrimit të tyre në internet fëmijët, janë hasur me situata të padëshiruara. Më konkretisht, 14% e fëmijëve të anketuar kanë përjetuar online diçka që i ka mërzitur, veçanërisht mosha 15–17 vjeç. 1 në 10 fëmijë (9%), ka pasur një përvojë seksuale të padëshiruar në internet. Statistikat nga ky hulumtim tregojnë se fëmijët janë të ekspozuar nga përmbajtje të dëmshme online si imazhet e dhunës apo abuzimit (1 në 5 fëmijë), 79 Studimi “Eksperiencat e fëmijëve në përdorimin e internetit në Shqipëri” do të publikohet në 2019 nga Unicef Albania. Gjetjet paraprake u prezantuan gjatë Samitit “VIRAL” të organizuar nga Unicef Albania në nëntor 2018: https://www.unicef.org/albania/viral-summit-betterInternet-children-and-adolescents-albania Faqe|1489

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents