Fletorja Zyrtare
përmbajtje që flasin për dhunë fizike (17% e
fëmijëve) apo përmbajtje që flasin për vetëvrasje (1
në 10 fëmijë). 1 në 5 fëmijë kanë qenë subjekt i
mesazheve denigruese dhe të urrejtjes drejt tyre, që
është, gjithashtu, një indikator i situatave të
mundshme të bullizmit online.
Ndërkohë, studimi tregon se fëmijët e kanë të
vështirë të ndajnë situatat e vështira që përjetojnë
dhe të kërkojnë ndihmë: 1 në 5 fëmijë nuk ia ka
treguar askujt ndodhinë që e ka mërzitur ndërsa
75% e fëmijëve të anketuar e kërkojnë ndihmën
dhe mbështetjen nga bashkëmoshatarët e tyre dhe
jo nga të rriturit.
Më shumë se 20% e fëmijëve të anketuar,
pranojnë të gjitha kërkesat për shoqëri në rrjetet
sociale, ndërsa 25% e fëmijëve pranojnë se kanë
bashkëvepruar online me dikë, që nuk e njohin në
jetën reale dhe 16% e tyre, kanë takuar personalisht
dikë, që e kanë njohur vetëm nëpërmjet internetit.
Prindërit janë të informuar vetëm për 9% të rasteve
të mësipërme.
Fëmijët e anketuar pohojnë se nuk kanë asnjë
kontroll ose supervizim nga prindërit, kur shohin
video online (78%), vizitojnë rrjetet sociale (58%),
përdorin aplikacionet e mesazheve (57%) apo
përdorin kamerën e kompjuterit ose telefonit
(56%).
Siç vihet re nga studimi, përdorimi i internetit
nga fëmijët në mënyrë të pakontrolluar është në
tregues shumë të lartë. Kjo problematikë
shoqërohet shpesh herë edhe me pasoja të rënda.
Mungesa e informacionit te prindërit lidhur me
rreziqet që paraqet interneti i pasigurt, është në
nivele të larta gjithashtu.
Lidhur me kontrollin prindëror, edhe pse
ofrohet si mundësi teknike nga disa operatorë të
ofrimit të shërbimit të internetit, nuk aplikohet.
Gjithashtu, nga studimi i situatës në 7 rajone të
vendit, i konstatuar nëpërmjet fushatave
ndërgjegjësuese, në të cilën u përfshinë rreth 12.000
fëmijë të shkollave 9-vjeçare, në masë të madhe
fëmijët konfirmojnë se prindërit e tyre, nuk kanë
informacion të qartë mbi rreziqet e përdorimit të
internetit të pasigurt nga fëmijët.
Një studim tjetër i realizuar në 2019 po nga zyra
e UNICEF Albania “Faktori Web”80 ka evidentuar
UNICEF Albania, 2019, Faktori Web: Vlerësimi i
kuadrit ligjor dhe gatishmërisë institucionale për trajtimin e
abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në hapësirën
80
Faqe|1490
Viti 2021 – Numri 7
një sërë mangësish ligjore dhe institucionale, të cilat
pengojnë garantimin me efikasitet të sigurisë së
fëmijëve në internet.
Studimi ka gjetur se megjithëse legjislacioni
shqiptar në tërësi përputhet me standardet
ndërkombëtare përkatëse mbi abuzimin seksual të
fëmijëve, ai është shpesh i fragmentuar dhe i
mungojnë përkufizime shumë të rëndësishme
lidhur me abuzimin seksual të fëmijëve, angazhimin
dhe detyrimin e tyre në aktivitete seksuale dhe në
aktivitete të tjera të pahijshme. Parimi i mbrojtjes
nga materialet e dëmshme dhe të paligjshme në
internet pengohet nga dy faktorë: 1. Përkufizimi i
materialit të dëmshëm është shumë i përgjithshëm
dhe lë shumë hapësirë për gjykim individual; dhe 2.
Mungesa e përkufizimeve të qarta të shfrytëzimit të
fëmijëve në aktivitete seksuale e bën të vështirë
identifikimin e akteve të paligjshme.
Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me
legjislacionin shqiptar që rregullon funksionimin e
ofruesve të shërbimit të internetit, i cili është i
paqartë, për sa u përket ngarkimit të autoriteteve
administrative me kompetencat e bllokimit ose
fshirjes së materialeve të caktuara. Kjo i pengon
këto autoritete që t’i kuptojnë qartë rolet dhe
funksionet e tyre, dhe që të kenë mekanizmat për
ushtrimin e tyre. Në këtë fushë nevojitet
legjislacion i qartë lidhur me kompetencat dhe
procedurat ekzakte të autoriteteve administrative.
Lidhur me hetimin dhe ndjekjen penale të
rasteve të abuzimit seksual me fëmijët në internet,
studimi pohon se as policia dhe as prokuroria nuk
janë plotësisht të pajisura me infrastrukturën e
duhur për hetimin efikas të rasteve të abuzimit të
fëmijëve në internet. Njësia për hetimin e krimit
kibernetik pranë Policisë së Shtetit ka mungesë
mundësish për kryerjen e mbikëqyrjes aktive online,
duke cenuar aftësinë e tyre për të filluar hetimet ex
officio dhe proaktive. Mungesa e reagimit të shpejtë
nga ofruesit e shërbimit të internetit ndaj kërkesave
të prokurorisë, si dhe vështirësitë në identifikimin e
adresave IP të kundërvajtësve të pretenduar,
ndikojnë në mënyrë shqetësuese në cilësinë dhe
efikasitetin e përgjithshëm të hetimit, dhe
kibernetike
në
Shqipëri:
https://www.unicef.org/albania/sq/deklaratashtypi/faktoriweb-vler%C3%ABsimi-i-kuadrit-ligjor-dhegatishm%C3%ABris%C3%AB-institucionale-p%C3%ABr
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents