Fletorja Zyrtare rrjedhimisht edhe në mundësinë për t’i vënë autorët para përgjegjësisë. Studimi tregon se Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijës, por dhe profesionistë të tjerë që merren me mbrojtjen e fëmijëve në internet kanë nevojë për ngritje kapacitetesh dhe mbështetje për adresimin e rasteve të abuzimit të fëmijëve në Internet. Gjithashtu, nuk ka të dhëna specifike të mbledhura dhe të publikuara për abuzimin e fëmijëve në internet. 2.4. Edukimi, hulumtimi dhe trajnimi në fushën e sigurisë kibernetike Burimet njerëzore me aftësi dhe kualifikime të nevojshme në sigurinë kibernetike, kanë provuar të jenë një nga sfidat më të vështira për vendet në zhvillim, në drejtim të zbatimit të një CSIRT-i kombëtar dhe përmirësimit të gjendjes së përgjithshme kombëtare të sigurisë kibernetike. Është thelbësore që të sigurohet një nivel i mjaftueshëm edukimi, hulumtimi dhe trajnimi për sigurinë në internet, si dhe për të mbështetur nevojat e brendshme për profesionistët e sigurisë kibernetike. Ekzistojnë disa programe studimi që ofrohen nga institucione të arsimit të lartë, në fushën e sigurisë kibernetike, të cilat janë në fillimet e tyre, por që kërkohet një përpjekje më e madhe për të arritur nivelin e nevojshëm, si dhe, gjithashtu ,nuk ka iniciativa kërkimore, për sigurinë kibernetike në Shqipëri. Njohuritë që studentët marrin në universitete, janë të pamjaftueshme për të përballuar kërkesat e tregut për punësim në këtë fushë. Përveç të tjerave edhe stafi akademik paraqet problematikat e veta, në kuptim të mbulimit të spektrit të plotë të kësaj fushe. Si rrjedhojë hartimi i kurrikulave të mirëfillta për sigurinë kibernetike dhe thellimi i njohurive të stafit akademik është një nevojë imediate për të përballuar kërkesat e tregut. Nga ana tjetër, rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore nëpërmjet trajnimeve të dedikuara për fushën e sigurisë kibernetike, në administratën publike dhe të gjithë sektorët publikë, është një nevojë tjetër e cila duhet të konsiderohet nga institucionet publike. Gjithashtu, ekziston nevoja për një qasje të përbashkët, në edukimin e stafit qeveritar dhe publikut në lidhje me praktikat më të sigurta mbi ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike. 3. VIZIONI I STRATEGJISË Viti 2021 – Numri 7 3.1 Vizioni Garantimi i sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të mekanizmave bashkëveprues institucionalë: instrumenteve ligjore dhe teknike, si element kritik i mbrojtjes në hapësirën kibernetike, për infrastrukturat digjitale, transaksionet dhe komunikimet elektronike; nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve profesionale, rritjes së vetëdijes mbarëkombëtare si dhe forcimit të bashkëpunimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për një mjedis digjital të sigurt. 3.2 Treguesit e impaktit dhe treguesit e rezultatit Strategjia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike do të monitorohet nëpërmjet matjes së indikatorëve bazë të përcaktuar në aneksin Pasaporta e indikatorëve. Me qëllim ndjekjen e realizimit të objektivave specifikë, të përkthyer në plan veprimi të detajuar, janë hartuar indikatorët bazë, të cilët do të shërbejnë si udhëzues për të monitoruar realizimin e Strategjisë. Indikatorët janë konceptuar të tillë që të jenë të kuptueshëm, të matshëm dhe lehtësisht t�� krahasueshëm, sipas periudhave të monitorimit. Për çdo objektiv specifik janë planifikuar, 2 indikatorë bazë, të cilët mund të jenë të thjeshtë apo të përbërë, në varësi të nënobjektivave që do të matin. PJESA II QËLLIMI I POLITIKAVE DHE OBJEKTIVAT SPECIFIKE TË STRATEGJISË Me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike në vend, Qeveria e Republikës së Shqipërisë duhet të përmbushë këto qëllime: Garantimi i sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, nëpërmjet mbrojtjes së infrastrukturave të informacionit, duke fuqizuar mjetet teknologjike dhe juridike. Ndërtimi i një mjedisi të sigurt kibernetik, duke ndërgjegjësuar shoqërinë dhe duke ngritur kapacitetet profesionale. Krijimi i mekanizmave të nevojshëm për sigurinë e fëmijëve në hapësirën kibernetike, duke përgatitur njëkohësisht brezin të ri të aftë për të përfituar nga përparësitë e teknologjisë së informacionit dhe për të përballuar sfidat e zhvillimit. Faqe|1491

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents