Fletorja Zyrtare Nënobjektivat: 4.2.1 Krijimi i kushteve optimale të punës për funksionimin e CSIRT-eve, në përmbushje të detyrave të veta, për të garantuar sigurinë kibernetike në infrastrukturat kritike e të rëndësishme të informacionit. 4.2.2 Ngritja e kapaciteteve të CSIRT-eve nëpërmjet trajnimeve dhe stërvitjeve kibernetike. 4.3 Objektivi specifik 3: Fuqizimi dhe implementimi i masave të sigurisë në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit Bazuar në vlerësimet e bëra gjatë viteve 2018– 2019 nga autoriteti përgjegjës i fushës së sigurisë kibernetike, tek infrastrukturat kritike e të rëndësishme të informacionit, mbetet si një detyrë parësore, shtimi dhe fuqizimi i implementimit të masave të sigurisë. Institucionet publike e private duhet të përmirësojnë procedurat e tyre, hartimin e planeve strategjike për mbrojtjen kibernetike nga sulmet apo krimi kibernetik, si dhe planet për menaxhimin e riskut në rastet kur ndodhin këto sulme. Objektiv i kësaj Strategjie është nxitja dhe detyrimi që të gjitha infrastrukturat kritike e të rëndësishme të informacionit të hartojnë planet strategjike në rastet e sulmeve kibernetike, si dhe të marrin masa për të përballuar këto sulme dhe për të rikuperuar dëmin apo për të eliminuar atë tërësisht. Realizimi i këtij objektivi specifik do të kërkojë që të gjithë operatorët e infrastrukturave kritike e të rëndësishme të informacionit, të cilët kanë CSIRTet e tyre, të implementojnë sisteme të specializuar në identifikimin e sulmeve kibernetike, parandalimin e tyre, analizimin e rikuperimin e dëmeve nga këto sulme, si dhe nxjerrjen e mësimeve për të ardhmen. Gjithashtu, operatorët duhet të kryejnë analizat e menaxhimit të riskut, si dhe vetëvlerësimet në lidhje me nivelin e maturimit të sigurisë kibernetike në infrastrukturat që administrojnë. Nënobjektivat: 4.3.1 Përdorimi i zgjidhjeve hardware dhe software të avancuara për identifikimin, parandalimin dhe menaxhimin e incidenteve kibernetike. 4.3.2 Analizimi i infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit për vlerësimin e menaxhimin e riskut në to. 4.3.3 Hartimi i planeve strategjike për mbrojtjen e hapësirës kibernetike nga incidente të mundshme. Viti 2021 – Numri 7 4.3.4 Realizimi i vetëvlerësimeve në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit për matjen e nivelit të maturimit të sigurisë kibernetike. 4.4 Objektivi specifik 4: Përmirësimi i infrastrukturave të informacionit për të luftuar krimin kibernetik, radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Interneti është një mjet që nga njëra anë ndikon në zhvillimin e shoqërisë, në lehtësimin e procedurave dhe akses të shpejtë në të dhëna, por nga tjetër është një mjet për individë/grupe keqbërëse që kryejnë krime kibernetike apo që përpiqen të radikalizojnë individë nga shtresa vulnerabël apo të marxhinalizuara me qëllime ekstremiste e për të kryer akte të dënueshme nga shoqëria. Lidhur me këtë fenomen është e nevojshme që të merren një sërë masash nga institucionet publike dhe private për t’i luftuar ato dhe për t’i mbajtur nën kontroll deri në minimizim të tyre. Për të realizuar sa më lart, do të synohet ngritja e mekanizmave për të rregulluar e ofruar internet të sigurt në ambientet publike. Gjithashtu do të synohen bashkëpunime me organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset me qëllim mbajtjen nën kontroll dhe evidentimin e elementeve kontaminues që qarkullojnë në internet e që cenojnë sigurinë kibernetike në vend. Pra do të ngrihen dy mekanizma për të monitoruar fenomenet e mësipërme. Nënobjektivat: 4.4.1 Monitorimi dhe parandalimi i fenomeneve, që nxisin ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin në shtresat vulnerabël në hapësirën kibernetike. 4.4.2 Evidentimi në vazhdimësi i elementeve kontaminues, që qarkullojnë në internet, që cenojnë sigurinë kibernetike në vend. 4.4.3 Ngritja e mekanizmave për rregullimin e internetit të sigurt në ambientet publike, të certifikuar nga autoriteti rregullues i fushës së sigurisë kibernetike. 4.4.4 Ngritja e kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse kundër krimit kibernetik. 4.4.5 Rritja e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit kibernetik. 5. Qëllimi i politikës 2: Ndërtimi i një mjedisi të sigurt kibernetik, duke edukuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë në ngritjen e Faqe|1493

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents