Fletorja Zyrtare kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë së informacionit Ekzistenca e aftësive dhe kapaciteteve profesionale për t’u përgjigjur dhe për të menaxhuar incidente të sigurisë kibernetike nuk është më opsion në ditët e sotme. Rritja e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike ka për qëllim përgjigjen në mënyrë efektive ndaj krimit kibernetik. Ky është një komponent integral i bashkëpunimit ndërkombëtar që mund të rrisë harmonizimin me vizionin e BEsë për një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të lirë e të sigurt për të gjithë, duke siguruar respektimin e të drejtave të njeriut. Metodat e përdorura për rritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë janë thelbësore për të përcaktuar efektivitetin e ndërtimit të një mjedisi të sigurt. 5.1 Objektivi specifik 1: Rritja e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë së informacionit nëpërmjet rishikimit të kurrikulave arsimore. Nënobjektivat: 5.1.1 Hartimin e programeve të studimit në arsimin e lartë në fushën e sigurisë kibernetike, me qëllim krijimin e gjeneratës së re të ekspertëve të sigurisë kibernetike. 5.1.2 Hartimi i rekomandimeve për integrimin në kurrikula universitare të informacioneve në lidhje me internetin e sigurt. 5.1.3 Rritja e kapaciteteve kërkimore dhe inovative në fushën e sigurisë kibernetike 5.2 Objektivi specifik 2: Rritja e ndërgjegjësimit dhe e aftësive profesionale të institucioneve publike dhe private për sigurinë kibernetike. Nënobjektivat: 5.2.1 Trajnime periodike për thellimin e njohurive në sigurinë kibernetike, sipas dinamikës së fushës, për stafin administrativ në nivel qendror dhe në nivel lokal. 5.2.2 Rritja dhe mbështetja e kapaciteteve kërkimore dhe risive të biznesit nëpërmjet nxitjes së ngritjes së qendrave kërkimore shkencore në fushën e sigurisë kibernetike. 5.2.3 Rritja e kapaciteteve të CSIRT-eve në nivel kombëtar dhe nivelit ekzekutiv të administratës publike nëpërmjet trajnimeve dhe stërvitjeve kibernetike. Faqe|1494 Viti 2021 – Numri 7 5.3 Objektivi specifik 3: Rritje e ndërgjegjësimit të shoqërisë, për sigurinë kibernetike dhe për kërcënimet kibernetike. Nënobjektivat: 5.3.1 Organizimi i fushatave ndërgjegjësuese nga autoriteti përgjegjës, për sigurinë kibernetike, me grupe interesi të ndryshme, duke përdorur hapësirat e duhura për realizimin e tyre, përfshirë edhe mediat audiovizive apo edhe ato sociale. 5.3.2 Krijimin e një platforme edukative online, për sigurinë kibernetike, për të rritur ndërgjegjësimin në grup-mosha të ndryshme të shoqërisë, për përdorimin e internetit të sigurt dhe të infrastrukturës digjitale. 6. Qëllimi i politikës 3: Krijimi i mekanizmave të nevojshëm për sigurinë e fëmijëve në hapësirën kibernetike, duke përgatitur njëkohësisht brezin e ri të aftë për të përfituar nga përparësitë e teknologjisë së informacionit dhe për të përballuar sfidat e zhvillimit Ofrimi i internetit të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri mbetet një nga objektivat strategjikë të qeverisë shqiptare, siç është shprehur dhe në Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017–2020. Për një numër të konsiderueshëm të fëmijëve, sot interneti, telefonat celularë, dhe teknologjitë e tjera të informacionit janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Familja (prindërit), bashkëmoshatarët dhe shkolla janë tri mjediset e socializimit të fëmijëve, ndërsa mjedisi digjital është bërë i katërti. Për ta, dallimi midis online dhe offline, gjithnjë e më shumë bëhet i pakuptimtë, dhe ata lëvizin pa ndërprerje ndërmjet të dy mjediseve. Mbrojtja e fëmijëve në internet kërkon veprime specifike dhe të artikuluara në mënyrë të qartë. Njëkohësisht mbrojtja e fëmijëve duhet të jetë proporcionale me rreziqet që fëmijët hasin, dhe nuk duhet të pengojë përdorimin e teknologjive të informacionit për rritjen, edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve. Politikat e qeverisë duhet të krijojnë një mjedis digjital, i cili i përgjigjet nevojave të fëmijëve, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre. Për këtë arsye, ndërmarrja e hapave të menjëhershëm për të krijuar mjedise digjitale të sigurta është e rëndësishme, duke garantuar njëkohësisht

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents