Fletorja Zyrtare respektimin e të drejtave dhe arritjen e potencialit maksimal të zhvillimit të fëmijëve. 6.1 Objektivi specifik 1: Forcimi i kuadrit ligjor për rritjen e sigurisë së fëmijëve në internet Nënobjektivat: 6.1.1 Hartimi i një baze ligjore të posaçme për mbledhjen e të dhënave të incidenteve të raportuara të dhunës, bullizimit dhe abuzimit online të fëmijëve në shkolla. 6.1.2 Përmirësimi i Kodit Penal, për ta sjellë në linjë me legjislacionin ndërkombëtar për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi seksual në internet. 6.1.3 Ndryshimi i dispozitave procedurale penale në Kodin e Procedurës Penale dhe miratimi i akteve rregullatore lidhur me parashkrimin e veprave penale lidhur me abuzimin seksual të fëmijëve, si dhe procedurat dhe afatet e nevojshme për të rritur efikasitetin e hetimit, prioritizimin e rasteve dhe analizën e provave lidhur me rastet e abuzimit seksual të fëmijëve nëpërmjet internetit dhe teknologjive të komunikacionit. 6.1.4 Plotësimi dhe qartësimi i legjislacionit në lidhje me njoftimin dhe heqjen dhe bllokimit të materialeve të paligjshme online. 6.2. Objektivi specifik 2: Parandalimi i abuzimit seksual të fëmijëve në internet nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit dhe krijimit të hapësirave të sigurta për lundrimin në internet Nënobjektivat: 6.2.1 Përmirësimi dhe krijimi i programeve për ndërgjegjësimin mbi sigurinë në internet në sistemin edukativ. 6.2.2 Krijimi dhe mbështetja e rrjetit online të mësuesve të TIK-ut për të promovuar çështjen e mbrojtjes së fëmijëve në internet. 6.2.3 Krijimi ose përmirësimi i hapësirave publike me internet të sigurt për fëmijët dhe familjet nëpërmjet nismave për të ofruar aksesim falas të internetit por njëkohësisht informacion të filtruar me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përmbajtjet abuzuese online. 6.2.4 Aplikimi i filtrave në shkollat publike dhe private për të parandaluar aksesin e fëmijëve në faqe të papërshtatshme dhe të paligjshme, si dhe informimi në vijueshmëri i mësuesve të TIK për raportimin e incidenteve. Viti 2021 – Numri 7 6.2.5 Identifikimi, mbështetja dhe promovimi i talenteve për të krijuar zgjidhje teknike që ndihmojnë në mbrojtjen dhe sigurinë online. 6.3 Objektiv specifik 3: Hetimi efektiv dhe sjellja para drejtësisë e autorëve të krimeve kibernetike ndaj fëmijëve, me fokus abuzimin dhe shfrytëzimin seksual Nënobjektivat: 6.3.1 Sigurimi i sigurimit të mjeteve teknike që ndihmojnë policinë dhe organet përkatëse në analizimin dhe zbulimin e rasteve të dhunës online, veçanërisht lidhur me imazhet e abuzimit seksual me fëmijët 6.3.2 Krijimi i programeve të trajnimit për personelin e gjyqësorit, prokurorisë dhe policisë, në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve në internet dhe sigurinë kibernetike, duke përfshirë evidenca të përdorimit digjital dhe ndihmën e ndërsjellë juridike. 6.3.3 Ngritja e një sistemi kursesh pranë Shkollës se Magjistraturës dhe Akademisë së Sigurisë, në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë më krimet ndaj fëmijëve online dhe mënyrat e mbrojtjes së tyre në internet. 6.3.4 Krijimi i mekanizmave për standardizimin e punës së analizimit të provave digjitale nga struktura e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit. 6.3.5 Krijimi i një grupi pune së bashku me strukturat e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit dhe industrinë për të zgjidhur problemet e hetimit dhe identifikimit të personave të dyshuar për abuzim me fëmijët online, me fokus të veçantë identifikimin e përdoruesve fundorë nëpërmjet adresave IP. 6.4 Objektivi specifik 4: Rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimi tek të gjitha segmentet e shoqërisë për përdorimin e sigurt të internetit nga fëmijët Nënobjektivat: 6.4.1 Fushata ndërgjegjësimi me prindërit dhe edukatorët në lidhje me rreziqet dhe problemet me të cilat përballen fëmijët në internet. 6.4.2 Zhvillimi i programeve të trajnimit me mësuesit e TIK-ut, në lidhje me çështjet e internetit të sigurt. 6.4.3 Zhvillimi i programeve të trajnimit për Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijës lidhur me trajtimin e rasteve të fëmijëve në nevojë për mbrojtje ku rreziku i dhunës, abuzimit, shfrytëzimit Faqe|1495

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents