Fletorja Zyrtare - Strategjia u mbështet në angazhimet dhe standardet e BE-së dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, si dhe mbi dy vlerësimet e kryera nga ITU dhe Oxford University, me mbështetjen e Bankës Botërore. - Angazhimi i institucioneve publike dhe private i jep kësaj Strategjie mundësinë për të qenë objektive dhe e realizueshme. Grupi ndërinstitucional i punës, si dhe të gjithë aktorët e përfshirë në konsultime dhanë komente të vlefshme, duke e rishikuar disa herë draftin e përgatitur me qëllim miratimin e një strategjie gjithëpërfshirëse, ku secili të gjejë veten e të japë kontributin e tij në garantimin e sigurisë kibernetike të vendit. - Kjo Strategji nuk është një strategji vetëm për institucionet, por është një strategji që nxit dhe mbështet mbrojtjen kibernetike edhe të individit, qytetarëve dhe, veçanërisht, fëmijëve si e ardhmja e këtij vendi. Në të evidentohen edhe masa për të luftuar jo vetëm krimin kibernetik, por edhe nxitjen e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet hapësirës kibernetike. Plani i veprimit që shoqëron Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, 2020–2025 u përgatit, bazuar në: a) gjetjet e rekomandimet e raportit të vlerësimit të zbatimit të Dokumentit të Politikave për Sigurinë Kibernetike 2015–2017; b) gjetjet e rekomandimet e dhëna në raportet e vlerësimit nga ITU81 dhe Oxford University82; c) në planet buxhetore të institucioneve publike për periudhën 2020–2022. Sikurse paraqitet edhe në objektivat specifikë dhe aktivitetet kryesore të propozuara në këtë Strategji dhe Planin e Veprimit, rolin koordinues duhet ta kryejë Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Gjithashtu, në këtë dokument janë marrë parasysh detyrimet që lindin nga procesi i integrimit evropian dhe rekomandimet e lëna, nga NIS Direktive dhe përshtatja që po bëhet në BE për 81 https://cesk.gov.al/Publikime/2019/Albania_Assessment _ReportITU.pdf 82 https://cesk.gov.al/Publikime/2019/AlbaniaCMMReport. pdf Viti 2021 – Numri 7 ENISA si EU CERT, si dhe angazhimet si vend anëtar i NATO. Të gjitha masat/aktivitetet e propozuara, pasi u vlerësuan dhe plotësuan edhe nga grupi ndërinstitucional i punës, përgjegjës për hartimin e Strategjisë, u detajuan më tej gjatë vlerësimit të efekteve financiare për zbatimin e kësaj Strategjie Kombëtare dhe Planit të saj të Veprimit 2020– 2025, me nevojën për rishikim çdo dy vjet, bazuar në dinamikën e zhvillimit të sektorit. Secili institucion përgjegjës për aktivitetet duhet të planifikojë realizimin e tyre duke garantuar buxhetet e planifikuara, burimet njerëzore dhe kapacitetet teknike me qëllim realizimin e tyre. Çdo vit do të bëhet vlerësimi i zbatimit të aktiviteteve dhe arritjes së objektivave të identifikuar nëpërmjet realizimit të indikatorëve. Institucionet përgjegjëse për realizimin e aktiviteteve dhe arritjes së rezultateve kanë detyrimin e raportimit sipas standardeve raportuese. Koordinatori i Strategjisë duhet të përgatitë raportin vjetor dhe ta publikojë. PJESA V PLANI I VEPRIMIT DHE BURIMET FINANCIARE PËR ZBATIM Metodologjia e kostimit të aktiviteteve Shpenzimet e nevojshme për zbatimin e PKVsë janë nxjerrë duke kostuar secilin nga aktivitet e këtij plani veprimi. Metodologjia e zbatuar për llogaritjen e kostove paraqet një kombinim të metodave që mund të përdoren në rastet e strategjive me shumë aktorë. Metodologjia kryesore e përdorur është kostimi i bazuar në aktivitete (Activity Based Costing-ABC), ku për çdo aktivitet evidentohet institucioni përgjegjës si dhe burimi i mbulimit të kostove dhe alokon burimet për të gjitha produktet dhe shërbimet në bazë të konsumit aktual për secilin aktivitet Buxheti u hartua mbështetur në koston e secilit aktivitet të pasqyruar në planin e veprimit, kohështrirjen dhe frekuencën e zbatimit të tij, si dhe numrin e përfituesve për aktivitete të caktuara. Për llogaritjen e shpenzimeve për aktivitetet kryesore është vepruar si më poshtë: - Llogaritja e shpenzimeve për burime njerëzore bazohet në kohën e parashikuar për realizimin e veprimtarisë dhe një page mesatare ditore të një kategorie të caktuar të nëpunësve civilë, Faqe|1497

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents