Fletorja Zyrtare - Llogaritja e shpenzimeve për shërbime. Për këto aktivitete janë mbajtur parasysh kostot e shërbimeve të institucioneve përkatëse, bazuar në standardet e miratuara. - Llogaritja e shpenzimeve për aktiviteteve që lidhen me hartimin dhe rishikimin e legjislacionit, monitorimin dhe funksionimin e strukturave të përhershme etj. Për këto aktivitete gjatë llogaritjeve janë mbajtur parasysh shpenzimet e vazhdueshme që do të ndodhin, për shembull për pagat, kontributet e sigurimeve shoqërore, ekspertizë të huaj (kur është parashikuar në plan) dhe mjete konsumi. - Llogaritja e shpenzimeve për aktiviteteve që lidhen me studime, fushata ndërgjegjësuese programe trajnimi ekspertiza thuaja etj., llogaritja e kostove është bërë sipas iniciativave specifike të ngjashme, si dhe sipas natyrës së aktiviteteve dhe kostove që ofron tregu për shërbime të tilla. - Në llogaritjen e shpenzimeve për trajnime është mbajtur në konsideratë kosto e trajnimit për një person. Si kosto për njësi janë përdorur kostot e ASPA-s dhe/ose kostot e aplikuara për trajnime të ngjashme në të shkuarën. Faqe|1498 Viti 2021 – Numri 7 - Për atë pjesë të aktiviteteve ku informacioni nuk ishte i plotë (si në rastin e projekteve apo studimeve) është ndjekur metoda e vlerësimit për analogji ose me fjalë të tjera janë marrë në konsideratë shpenzimet e bëra për aktivitete të ngjashme që kanë qenë përfshirë në planet buxhetore të mëparshme. Buxheti dhe burimet financiare për zbatimin e planit të veprimit Strategjia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike do të zbatohet në periudhën 2020-2025. Për të mundësuar zbatimin e saj janë llogaritur shpenzimet e nevojshme për zbatimin e secilit aktivitet, objektiv specifik dhe qëllimit të politikave. Buxheti i përgjithshëm për zbatimin e Strategjisë është reflektuar në disa forma: - Buxheti i përgjithshëm sipas viteve për secilin aktivitet, objektiv specifik, qëllim strategjik dhe burimeve të financimit - Buxheti i detajuar sipas aktiviteteve, burimeve të financimit dhe institucioneve përgjegjëse

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents