Fletorja Zyrtare mbulojnë 50% të sipërfaqes së përgjithshme). Terreni, gjithashtu, është mjaft i vështirë me vendndodhje të pashfrytëzuara duke e bërë atë një atraksion për turizmin në të dyja anët e kufirit. Zona ka kontraste të terreneve malore dhe fushore, burime ujore, liqene, peshkim, lumenj, që rrjedhin nga të dyja anët e kufirit dhe dalin në det përmes Lezhës. Autostrada e re e ndërtuar të kalojë përmes Durrësit për në Kukës dhe pastaj përmes kufirit në Prishtinë ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e lëvizshmërisë së njerëzve dhe të mallrave, për qëllime të ndryshme, si: tregtisë, turizmit, arsimit dhe shkëmbimeve, që nga viti 2009. Kjo është një zonë tradicionale për mbarështimin e deleve dhe konsiderohet të jetë një zonë e madhe kullote në Evropë. Zona është e pasur në minerale, si: krom, qymyr, hekur-nikel, bakër, gëlqere, rërë kuarci dhe mermer dhe përmban monumente të shumta natyrore. E gjithë zona e programit banohet kryesisht nga popullsi fshatare. Në rajonet përfituese të Kosovës 65.9% e popullsisë është rurale, ndërsa në Shqipëri ajo përfshin 53.8%. E tërë zona e programimit ka një popullsi relativisht të re (rreth 51% e grupmoshës nga 0–27). Tendenca e rritjes së popullsisë është duke rënë në të dyja anët e kufirit. Ka pasur një rënie të vazhdueshme të numrit të lindjeve. Për më tepër, në të dyja anët ka pasur një tendencë të lëvizjeve masive migratore të brendshme dhe të jashtme, të cilat kanë ndikuar negativisht në rritjen e popullsisë dhe strukturën e zonës së programit. Reformat e politikave Shqipëria dhe Kosova aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Sondazhet e përsëritura të perceptimit publik tregojnë se ato mbeten ndër përfituesit IPA II me qëndrimin më pozitiv (më shumë se 95% ) për t’u bërë anëtar i familjes së Bashkimit Evropian. BE nënvizon10 një sërë sfidash kyçe përpara me të cilat Shqipëria dhe Kosova përballen, të tilla si: shteti i së drejtës; funksionimi i institucioneve që garantojnë demokracinë; të drejtat themelore; dhe tejkalimi i trashëgimisë të së kaluarës në rastin e Kosovës. Ekonomia Shqipëria ka ecur relativisht mirë gjatë dekadës KE - Strategjia e Zgjerimit dhe Sfidat Kryesore 2013– 2014, tetor 2013. 10 Faqe|1330 Viti 2021 – Numri 7 së fundit. Vendi ka qëndruar larg recesionit, duke ruajtur ritmet pozitive të rritjes, pavarësisht ekspozimit të saj ndaj krizës ekonomike që e goditi fort Greqinë dhe Italinë, edhe duke qenë e rrethuar nga ekonomitë rajonale kontraktuese. Rritja e PBBsë është ngadalësuar nga norma e rritjes 7.5% në 2008, në një normë më të ulët të rritjes 1.6% në vitin 2012. Kosova ka bërë progres në drejtim të krijimit të një ekonomie funksionale të tregut. Nevojiten reforma dhe investime të konsiderueshme për të mundësuar që ajo të përballojë në afat të gjatë presionin konkurrues dhe forcat e tregut. Situata e vështirë ekonomike në rajon dhe BE-ja kanë ndikuar ekonominë e Kosovës, megjithëse më pak se përfituesit e tjerë të IPA II në rajon. PBB-ja e Kosovës u rrit me 2.5% në 201211. Dallimet rajonale në aspektin e zhvillimit socialekonomik janë të dukshme jo vetëm në të gjithë zonën e programit, por edhe brenda rajoneve. Zona e programit ka një ekonomi kryesisht industriale-agrare, me industrinë më të zhvilluar në anën e Kosovës, ndërsa rajonet shqiptare janë të dominuara nga bujqësia dhe shërbimet. Për momentin, rritja ekonomike është modeste. Megjithatë, ka shenja të rimëkëmbjes ekonomike pas një periudhe të ngecjes ekonomike (stanjacionit). Sektori privat Operatorët ekonomikë në zonën e programit janë shumë të fragmentuar dhe të vegjël në madhësi, që pasqyron strukturën e ndërmarrjeve në nivel kombëtar, që tregon se biznesi është më së shumti familjar dhe se mbizotëron vetëpunësimi. Struktura e ndërmarrjeve dominohet nga ndërmarrjet shumë të vogla, që punësojnë 1–4 persona, të cilat përbëjnë pothuajse 90% të totalit të ndërmarrjeve në zonat përfituese. Infrastruktura Rrugët: Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e rrjetit12 SEETO me Autostradën 7 (314 km), që kalon te të dyja ato13. Hekurudhat: Nuk ka lidhje hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për shkak të mungesës së investimeve, infrastruktura hekurudhore është shumë e varfër, mungojnë Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, tetor 2013. 12 Observatori i Transportit i Evropës Juglindore. 13 Route 7, drejtimet përfshijnë: Lezhë (Shqipëri)– Prishtinë/Priština (Kosovë)–Doljevac (Serbi). 11

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents