Fletorja Zyrtare
terminalet e mirë-zhvilluar, shinat dhe linjat.
Energjia: Zona e programimit është gjeneratori
më i madh i energjisë në të dy përfituesit IPA II.
Mjedisi
Zona e programit është jashtëzakonisht e pasur
me biodiversitet dhe burime natyrore. Mbrojtja dhe
valorizimi i këtyre aseteve është padyshim një nga
pikat kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mund
të ofrojë mundësi të shumta për bashkëpunimin
ndërkufitar. Zona e programit ofron klimë dhe
biodiversitet të pasur, duke përfshirë një peizazh të
mrekullueshëm që nga malet më të larta në zonë,
kodra, fusha, liqen, lumenj dhe bregdet.
Mbetjet dhe kanalizimet
Furnizimi me ujë, sistemet e kanalizimit dhe të
ujitjes mbeten problematike në zonën e
programimit. Reduktimi i ndotjes ekzistuese,
menaxhimi i mbetjeve urbane dhe sigurimi i cilësisë
së ujit të pijshëm për qëllime të mbrojtjes së
shëndetit publik dhe garantimi i një mjedisi të
pastër, shoqëruar me masat për të mbrojtur tokën
nga shkatërrimi natyror dhe shkatërrimi nga njeriu,
si edhe zbatimi i një procesi strategjik të
planifikimit urban janë sfidat kryesore për t’u
përballuar në zonën e programimit.
Bujqësia dhe zhvillimi rural
Edhe pse ka burime të bollshme ujore dhe një
kërkesë të madhe për produktet bujqësore, zona e
programimit ka potencial të kufizuar për zhvillimin
e bujqësisë. Modernizimi i bujqësisë, përmirësimi i
proceseve të prodhimit dhe zbatimi i rregullave dhe
standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore, rritja
e prodhimit bujqësor tradicional dhe mbështetja e
bashkëpunimit midis prodhuesve janë sfida për t’u
përballuar në zonën e programimit dhe që mund të
mbështeten nga iniciativat ndërkufitare. Për sa u
përket eksporteve/importeve bujqësore mes
Shqipërisë dhe Kosovës, është parë një rritje
pozitive vjetore prej 4–6% gjatë tri viteve të fundit.
Bujqësia është një nga sektorët që përmban një
potencial të madh për tregtinë dhe shkëmbimet
ndërmjet komuniteteve që jetojnë në zonat kufitare
dhe më gjerë.
Turizmi
Turizmi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm
në rritjen e zonës; madhësia e madhe e tregut të
turizmit rajonal tregon një potencial të
pashfrytëzuar në masë të madhe. Zhbllokimi i këtij
potenciali do të japë një stimul të konsiderueshëm
në rritjen ekonomike në të dyja anët e kufirit. Zona
Viti 2021 – Numri 7
e programit ofron një larmi të karakteristikave
lokale që janë të përshtatshme për aktivitete
turistike, si: natyrën e bukur dhe peizazhet
spektakolare, folklorin tradicional dhe disa vende
(site) kulturore dhe historike me famë botërore.
Malet, parqet kombëtare, zonat e mbrojtura dhe
pyjet janë të njohura për bukurinë dhe egërsinë e
tyre dhe mund të jenë me interes të madh për
turistët dhe ofrojnë mundësinë për të organizuar
sporte dimërore dhe në natyrë. Vija bregdetare,
liqenet dhe lumenjtë e shumtë ofrojnë një mundësi
të shkëlqyer për turizmin turistik dhe të aventurës.
Tregu i punës
Situata në tregun e punës paraqet një pasqyrë të
qartë të pabarazive të rajonit. Shkalla e papunësisë
në Kosovë është e lartë 30.9%14. Në Kosovë, pjesa
relative e popullsisë në moshë pune është 64%,
ndërsa shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore
është 36%; është shumë e ulët në krahasim me
Shqipërinë (68.2%).
Numri i personave të papunë në zonën e
programit të Kosovës është 87.181, që përfaqëson
38% të numrit të përgjithshëm të të papunëve të
regjistruar në Kosovë. Papunësia është veçanërisht
e lartë në mesin e të rinjve (55.3%). Rritja e
potencialit për popullatën joaktive në Kosovë është
shumë shqetësuese, meqë numri i të rinjve që hyjnë
në popullsinë në moshë pune është tri herë më i
lartë se numri i personave që arrijnë moshën e
pensionit. Në anën e zonës së programimit të
Kosovës, numri i madh i të rinjve që hyjnë në
tregun e punës çdo vit së bashku me vetëm një
pjesë të vogël të të diplomuarve që gjejnë punë
rezulton në shkallën më të lartë të papunësisë në
rajon. Shqetësimi rritet për shkak të faktit se sistemi
arsimor në Kosovë nuk prodhon të diplomuar me
aftësitë e nevojshme për t’iu përshtatur kërkesave të
tregut të punës, dhe aftësitë e të diplomuarve
bëhen të vjetruara kur nuk përdoren15. Në tërësi,
niveli i aktivitetit ekonomik në këtë zonë është i
pamjaftueshëm për të absorbuar personat që hyjnë
në tregun e punës.
Punësimi në raport popullsie në zonën e
programit në anën e Kosovës është më i ulët se
mesatarja e brendshme (e vendit), me 22% (45,050)
në Rajonin Ekonomik Perëndimor, dhe 23%
Agjencia Kosovare për Statistikat dhe Banka Botërore:
Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore në Kosovë, 2012.
15
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe
Zhvillim.(OECD), 2013.
14
Faqe|1331
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents