Fletorja Zyrtare (56,599) në Rajonin Ekonomik Jugor. Sektorët e industrisë përpunuese, tregtisë, arsimit dhe ndërtimit punësuan pothuajse gjysmën e të punësuarve në Kosovë në vitin 2012 Sektorët kryesorë të punësimit në Rajonin Ekonomik Perëndimor janë tregtia dhe industria përpunuese me 17%, e ndjekur nga administrata publike me 14.8%. Në Rajonin Ekonomik Jugor, bujqësia është sektori që ka punësuar 16.4% të forcës aktive të punës, pasuar nga tregtia dhe industria e përpunimit me 16%. Megjithëse është vërejtur një ndryshim i vogël pozitiv, përqindja e punëkërkuesve e konsideruar si të pakualifikuar është 57% (duke përfshirë edhe grupin pa ndonjë arsim formal dhe atë vetëm me arsim fillor), ndërsa ata me arsim të lartë dhe universitar janë vetëm në 3%, kurse ata me arsim të mesëm 28%.16 Në Rajonin Ekonomik Jugor, bujqësia është sektori që punëson 16.4% të forcës aktive të punës, ndjekur nga tregtia dhe shërbimet artizanale me 16%. Veç kësaj, 38,388 banorë ose 12.38% e sigurojnë jetesën e tyre nga pensionet, asistenca sociale dhe programet e tjera të mirëqenies dhe kujdesit shëndetësor, ndërsa 12.19% të tjerë varen nga remitancat e huaja dhe burime të tjera. Gjithashtu, 160,556 banorë ose rreth 51% e popullsisë mbështeten nga të tjerët për jetesën e tyre, shifër që mbulon edhe pjesën e popullsisë “ekonomikisht joaktive”. Punësimi i përgjithshëm në Shqipëri arriti në 56.4% në vitin 2012, ndërsa norma mesatare e papunësisë në vitin 2013 arriti në 13.9%, e mbetur në të njëjtat nivele të vitit 2011. Fuqia punëtore totale në Shqipëri arriti në 2.229,652 njerëz në fund të dhjetorit 201217. Shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore në Shqipëri është 68.2%. Shkalla e punësimit tregon një trend në rënie. Nga 58.8% në fillim të vitit 2012, ajo ra në 48.5% në fund të vitit 2013. Përqindja e të rinjve të punësuar (15–29) në të njëjtën periudhë ka rënë nga 39.4% në 28%18. Sektori i bujqësisë punëson mbi 40%, ndjekur nga punësimi në tregun e orientuar të shërbimeve (20%), sektori i shërbimeve jo të tregut (17%), si dhe të ndërtimit dhe industrisë së përpunimit, secili me rreth 7%. Puna dhe Punësimi - Raporti i Performancës 2012 MPMS prill 2013. 17 INSTAT, Tregu i Punës 2011–2012. 18 INSTAT, Anketa e Fuqisë Punëtore, T1.2012-T4.2013. Viti 2021 – Numri 7 Papunësia në rajonin e Kukësit pasqyron të njëjtën normë mesatare të papunësisë si ajo në nivel kombëtar, si edhe të njëjtën strukturë të punësimit. Rajoni i Kukësit ka një popullsi relativisht të re. Grup mosha 15–64 vjeç, që përfaqëson popullsinë e moshës së punës përbën 46% të totalit. Numri i të papunëve në Lezhë ishte 15.021 deri në fund të vitit 2012. Personat e papunë në Lezhë përbëjnë 10.6% të totalit të fuqisë punëtore aktive, ndërsa në Kukës 10.322 të papunë përbëjnë rreth 7% të totalit19. Gjithashtu, në anën shqiptare të zonës së programimit numri i madh i të rinjve që hyjnë në tregun e punës çdo vit është i lartë, ndërsa pjesa e vogël e të diplomuarve që gjejnë punë rezulton në normën më të lartë të papunësisë, veçanërisht në rajonin e Kukësit. Kjo është e lidhur edhe me faktin se sistemi arsimor në zonën e programeve nuk ofron aftësitë e nevojshme për përballimin e kërkesave të tregut të punës. Nga ana tjetër, niveli i aktivitetit ekonomik në këtë zonë është i pamjaftueshëm për të thithur personat e rinj që hyjnë në tregun e punës. Sistemi i mbrojtjes sociale siguron mbështetje për një pjesë të konsiderueshme të popullatës në të dy anët e zonës së programit. Varfëria Kufiri absolut i varfërisë në Shqipëri në vitin 2012 ishte 35.2 euro për person të rritur20. Varfëria është rritur në Shqipëri, ndërsa shkalla e varfërisë në vitin 2012 u rrit në 14.3% krahasuar me 12.4% të regjistruar në vitin 2008. Cenueshmëria e popullsisë shqiptare u rrit në vitin 2012; numri i personave të regjistruar nën nivelin e varfërisë u rrit me 8.4%. Varfëria ekstreme arriti në 2.2% në vitin 2012, krahasuar me 1.2% të regjistruar në vitin 2008. Gjatë vitit 2012, rritja e shkallës së varfërisë në zonat urbane u përshpejtua në krahasim me shkallën e varfërisë në zonat rurale. Numri i personave të varfër në zonat rurale ka rënë me 11.8%, ndërsa numri i të varfërve në zonat urbane është rritur ndjeshëm nga 36.8% në vitin 2012 krahasuar me vitin 2008. Kjo tregon se popullsia e zonave rurale dhe rajoneve veriore të Shqipërisë ka lëvizur drejt zonave urbane, kryesisht në Tiranë, në 16 Faqe|1332 INSTAT, Buletini Statistikor Tremujor nr. 2, 2013. Shqipëria, Tendencat e Varfërisë, shtator 2013, INSTAT- Banka Botërore. 19 20

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents