Fletorja Zyrtare
kryeqytet, dhe në zonat bregdetare - këta të fundit
regjistrojnë normën më të lartë të varfërisë në vitin
2012 në një mesatare prej 17.6%. Pabarazitë
rajonale në Shqipëri janë evidente, edhe pse duket
sikur varfëria ka migruar nga zona veriore drejt
zonës bregdetare. Të gjitha rajonet në zonën e
programimit janë mbi normën mesatare të varfërisë
kombëtare, me Kukësin si rajoni më i varfër i
vendit mesatarisht një normë prej 21.8% e
varfërisë, e ndjekur nga rajoni i Lezhës me 17.5%.
Varfëria është bërë një shqetësim urban, që tregon
një ecuri të ngadaltë të ekonomisë gjatë viteve të
fundit, dhe se rimëkëmbja e potencialit të ezauruar
urban për të udhëhequr rritjen ekonomike është
bërë e domosdoshme.
Të dhënat e nivelit të varfërisë në Kosovë nuk
janë premtuese. Treguesit e varfërisë në Kosovë
janë përkeqësuar në vend të përmirësimit gjatë
viteve. Bazuar në të dhënat zyrtare statistikore në
vitin 2012, është llogaritur se rreth 34.5% e
popullsisë së Kosovës jeton në varfëri të
përgjithshme dhe rreth 12.1% jetojnë në varfëri21
ekstreme. Niveli i varfërisë në zonat rurale është
më i lartë se në zonat urbane, ndërsa në mes të
meshkujve dhe femrave niveli i varfërisë në vitin
2011 ishte pothuajse i njëjtë22. Nuk ka të dhëna në
lidhje me shkallën e varfërisë nga rajonet
ekonomike të Kosovës.
Arsimi
Arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore në
zonën e programimit. Arsimi jepet në të gjitha
nivelet: fillor, i mesëm dhe terciar (universitar).
Gjenden 589 shkolla për 137.557 nxënës që
ndjekin nivelin e arsimit fillor në tërë zonën23 e
programimit. Ka 89 shkolla për arsimin e mesëm
në zonën e programimit, nga të cilat 34 në zonat
shqiptare dhe 55 në zonën e Kosovës. Ka një
përqindje të lartë të të rinjve që ndjekin arsimin e
Anketa e Banesave e vitit 2011 vlerësoi se 29.7% e
popullsisë së Kosovës jeton nën kufirin e varfërisë, me
10.2% të popullsisë që jeton nën kufirin e varfërisë së
skajshme (Agjencia e Statistikave të Kosovës).
22 Në vitin 2011, 30.3% e femrave në Kosovë jetojnë në
varfëri në krahasim me 29.2% të meshkujve, me një pikë
përqindjeje diferencë. Nga viti 2009 deri në vitin 2010
shkalla e varfërisë ka rënë pak më shumë për meshkujt se
te femrat.
23 Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Vjetari Statistikor
2010–2011:
http://www.mash.gov.al/File/statistika/vjetari-statistikorper- arsimin-2010-2011-dhe-seri-kohore.pdf.
21
Viti 2021 – Numri 7
mesëm në zonën urbane, krahasuar me 37.02% në
zonën rurale. Gjenden 3 shkolla profesionale në
Lezhë dhe 1 në Kukës.
Qendrat e formimit profesional në Pejë dhe në
Gjakovë ofrojnë programe të ndryshme
profesionale për të rriturit. Gjenden institucione të
arsimit të lartë në zonë. Universiteti i Tiranës ka
hapur degën e tij në Kukës me 3 fakultete. Gjatë
vitit akademik 2011–2012 kanë qenë 671 studentë
të regjistruar. Gjenden 3 universitete në qendrat më
të mëdha urbane në zonën e Kosovës, si në
Pejë/Peć, Gjakovë/Đakovica dhe Prizren.
Në lidhje me Kërkimin dhe zhvillimin, zonës
së programimit i mungon totalisht infrastruktura
dhe kapacitetet.
Shëndetësia
Në Shqipëri, sistemi shëndetësor publik
menaxhohet nga qeveria24 qendrore. Kujdesi
parësor shëndetësor në Shqipëri jepet në nivel
komune dhe bashkie, ndërsa kujdesi shëndetësor
dytësor është i vendosur kryesisht në qendrat më të
mëdha urbane të zonës së programimit, si pjesë e
rajonalizimit të shërbimeve shëndetësore spitalore.
Sistemi i kujdesit shëndetësor në Kosovë
siguron mbrojtje shëndetësore në tri nivele:
Parësor25, sekondar dhe terciar. Në të gjithë
zonën e programit sistemi shëndetësor ballafaqohet
me nevojën për t’u përgjigjur në mënyrën më
efikase dhe efektive, të krahasueshme me vendet e
tjera evropiane dhe standardet e BE-së.
Kultura
Trashëgimia historike dhe kulturore është një
nga pasuritë më të rëndësishme të zonës së
programit. Ka lidhje shumë të fortë midis
popullatave të dyja anëve të zonës së programit, të
cilat rrjedhin nga gjuha dhe historia e përbashkët,
nga rrënjët e thella të përbashkëta dhe
marrëdhëniet intensive të njerëzve, marrëdhëniet
kulturore dhe komerciale dhe shkëmbimet që kanë
lidhur këto territore dhe banorët e tyre për shekuj.
Rajoni është i pasur me vende dhe monumente të
Brenda rajonit, drejtoritë e ndryshme të Rrethit për
Shëndetësinë, pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë,
kanë përgjegjësi të caktuara operative dhe administrative.
25 Mjekësia familjare/kujdesi parësor shëndetësor është
pjesë e sistemit qeveritar të kujdesit shëndetësor dhe është
rregulluar në të gjitha bashkitë dhe komunat e Kosovës.
Koncepti i mjekësisë familjare nënkupton aplikimin e
masave parandaluese dhe të kujdesit shëndetësor publik.
24
Faqe|1333
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents