Fletorja Zyrtare efektiv, monitorimi, kontrolli dhe vlerësimi i programit CBC. - Në nivel operacional, përmes mbështetjes së Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) që gjendet në Kukës (Shqipëri) dhe antena e tij në Prizren (Kosovë). AT-ja do të mbështesë aksionet që sigurojnë përgatitjen dhe përzgjedhjen e operacioneve të cilësisë së lartë të programit dhe shpërndarjen e informacionit mbi aktivitetet dhe arritjet e programit. Tabela 1: Pasqyra sintetike e arsyetimit për përzgjedhjen e prioriteteve tematike Prioritetet e zgjedhura tematike Mbrojtja e mjedisit, promovimi i politikave të zbutjes dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve Inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore Arsyetimi për përzgjedhjen  Zona e programit është jashtëzakonisht e pasur në biodiversitet dhe burimet natyrore. Mbrojtja dhe valorizimi i këtyre aseteve është padyshim një nga pikat kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mund të ofrojë mundësi të shumta për bashkëpunimin ndërkufitar.  Zona e programit ofron një klimë dhe biodiversitet të pasur, duke përfshirë një peizazh të mrekullueshëm, malet më të larta në zonë, kodra, fusha, liqen, lumenj dhe bregdet.  Kërkohet promovimi dhe përmirësimi i zbatimit të rregullores dhe i standardeve të mjedisit për të siguruar menaxhim më të mirë të pyjeve dhe për të parandalur degradimin.  Nevojitet të promovohen përpjekjet e përbashkëta në menaxhimin dhe kontrollin e burimeve natyrore dhe parandalimin e shfrytëzimit të pakontrolluar të burimeve natyrore.  Duhet të promovohet sensibilizimi i palëve të interesuara për përdorimin më të mirë të burimeve Faqe|1338 Viti 2021 – Numri 7 natyrore, potencialit ekzistues të lartë në pyje dhe energjitë e rinovueshme dhe, gjithashtu, promovimi ekoturizmit.  Potenciali turistik është një mundësi që duhet të valorizohet në të dyja anët dhe të shfrytëzohet më mirë.  Iniciativat CBC duhet të mbështesin zhvillimin e ofertave turistike të përbashkëta.  Zona e programit ofron një larmi të karakteristikave lokale që janë të përshtatshme për aktivitetet e turizmit, si: natyra e bukur dhe peizazhet spektakolare, folklori tradicional, si edhe disa vende kulturore dhe historike me famë botërore.  Zona ka një trashëgimi të pasur historikekulturore-artistike që ka nevojë të ruhet dhe promovohet. Valorizimi i mëtejshëm i trashëgimisë historike dhe i kulturës mund të kontribuojë në forcimin e identitetit të zonës. Trashëgimia kulturore është një pasuri për zhvillimin ekonomik të zonës së programit.  Nevojitet të promovohet zhvillimi i llojeve të ndryshme të turizmit (kulinaria e turizmit malor dhe agroturizmi), meqenëse zona e programimit ka një zhvillim të pabalancuar të turizmit me prevalencë turizmin bregdetar.  Nevojitet të rritet niveli i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve në fushën e zhvillimit të turizmit dhe të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore.  Është e nevojshme të investohet te rinia meqenëse zona e programit ka një popullsi relativisht të re.  Nevojitet përmirësimi i nivelit të arsimit profesional në funksion të shërbimit më mirë të nevojave të tregut të punës me aftësitë e nevojshme në mënyrë që të rriten aftësitë e forcës së punës të të rinjve, si edhe për të rritur mundësitë e punësimit.

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents