Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
- publiku i gjerë.
3.2 Çështje horizontale ndërsektoriale
Programi ka reflektuar rëndësinë që BE-ja u
kushton çështjeve horizontale ndërsketoriale. Ajo
do të integrojë dhe do të inkorporojë këto çështje
në përputhje me objektivat dhe politikat e BE-së.
Çështje të tilla janë reflektuar në të gjitha prioritetet
e zgjedhura për programin, si krijimi i
partneriteteve ndërkufitare, “autorësia” vendore
dhe mundësitë e barabarta, garantimi i
mosdiskriminimit të minoriteteve dhe të kategorive
të cenueshme, pjesëmarrja e organizatave të
shoqërisë civile, mbrojtja e mjedisit, të drejtat
gjinore, si edhe qeverisja e mirë.
Programi fokusohet në çështjen e mbrojtjes së
mjedisit, në prioritetin 1, duke mbuluar ndërhyrjet
për mbrojtjen e mjedisit ndaj rreziqeve, si edhe ato
për edukimin mjedisor dhe qëndrueshmërinë e
mjedisit.
Ky program BNK mund të financojë projektet
e përgatitura me qasjen “Zhvillim Bazuar në Zonë”
(ZBZ) që synojnë të lehtësojnë rritjen e
qëndrueshme në zona të caktuara gjeografike të
rajoneve ndërkufitare të Ballkanit Perëndimor,
veçanërisht zonat rurale me probleme zhvillimi të
ndërlikuara dhe specifike. Do të shikohet edhe
puna përgatitore për qasjen ZBZ që është
ndërmarrë deri tani në rajonin ndërkufitar që
shtrihet në Shqipëri dhe Kosovë.
Çështja e integrimit gjinor trajtohet përballë
prioritetit të tretë, me qëllim që të arrihet fuqizim
dhe integrim gjinor në të gjitha nivelet e sistemit
arsimor dhe AFP, si në zonat urbane, edhe ato
rurale.
Gjithashtu,
programi
mbështet
edhe
partneritetet mes shoqërisë civile dhe pushtetit
vendor, me qëllim garantimin e “autorësisë”
vendore dhe masave të qëndrueshme. Programi
mban parasysh edhe kategoritë e cenueshme,
gjithëpërfshirjen dhe të drejtat e njeriut.
Seksioni 4: Plani financiar
Tabela 1 tregon shumën indikativë vjetore të
kontributit të BE-së për programin BNK për
periudhën 2014–2020.
Tabela 2 paraqet një shpërndarje indikativë të
buxhetit për çdo prioritet tematik, afërsisht 1/3 për
çdo prioritet, si edhe shumën maksimale të
bashkëfinancimit të BE-së
Tabela 1: Fondet treguese të akorduara çdo vit për programin e bashkëpunimit ndërkufitar
2014–2020
Viti
2014
Operacionet
BNK
(të gjitha
prioritetet
tematike)
Total
(euro)
Programi IPA BNK Shqipëri–Kosovë
840 000
Asistenca
teknike
360 000
Total (EUR)
1 200 000
2015
2016
1 200 000
1 200 000
0
1 200 000
0
1 200 000
2017
840 000
2018
2019
2020
1 200 000
1 200 000
1 080 000
7 560 000
360 000
840 000
1 200 000
8 400 000
360 000
1 200 000
0
1 200 000
0
1 200 000
2014–2020
Tabela 2: Fondet treguese të akorduara çdo vit për periudhën 2014–2020 dhe përqindja e
kontributit të BE-së
Programi IPA BNK Shqipëri – Kosovë 2014-2020
PRIORITETET
Kontributi i
BE-së
(a)
1. Prioriteti tematik
2. Prioriteti tematik
3. Prioriteti tematik
4. Prioriteti tematik
TOTALI
2 520 000
2 520 000
2 520 000
84 000
8 400 000
Bashkëfinancimi i
përfituesit/ve
(b)
444 706
444 706
444 706
0
1 334 118
Financimi total
(c)=(a)+(b)
2 964 706
2 964 706
2 964 706
840 000
9 734 118
Norma e kontributit të
BE-së
(d)=(a)/(c)
85%
85%
85%
100%
Faqe|1345
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents