Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
dhe formim profesional për të rinjtë
I DYTI
Objektivi specifik 2, rezultati 2.1 Thirrje për propozime e përgjithshme:
Menaxhimi dhe promovimi më i mirë i burimeve mjedisore dhe
biodiversitetit
Objektivi specifik 2, rezultati 2.2 Përmirësimi i ruajtjes dhe promovimit të
trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore
Objektivi specifik 3, rezultati 2.3 Fuqizimi i rrjeteve dhe shkëmbimeve rinore
I TRETI
Objektivi specifik 3, rezultati 3.1 Thirrje për propozime e përgjithshme:
Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe produkteve turistike për t’u bërë më
konkurruese
Objektivi specifik 3, rezultati 3.2 Përmirësimi i aksesit në punësim, arsimim
dhe formim profesional për të rinjtë
SITUATA DHE ANALIZA SWOT
PROGRAMI IPA CBC SHQIPËRI–
KOSOVË*
2014–2020
* Ky emërtim nuk cenon qëndrimet në lidhje me statusin
dhe është në pajtim me rezolutën 1244/1999 të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe me Opinionin e
Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për
Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
1. HYRJE
Zona26 e programit për programin ndërkufitar
ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës mbulon një
territor prej 8,335 km2, me një popullsi prej rreth
936,761 banorësh. Gjatësia e përgjithshme e vijës
kufitare është 114 km2.
Harta e zonës së programit
Në Shqipëri zonat përfituese mbulojnë 3,994
km2, që përfshijnë 2 rajone dhe 8 bashki me një
26 Zona ndërkufitare përfituese është përcaktuar në
përputhje me nenin 88 të rregullores zbatuese IPA.
total prej 3627 vendbanime. Të dyja rajonet nga
Shqipëria28 përfshijnë:
Rajoni i Kukësit përfshin rrethet Kukës, Has
dhe Tropojë, 3 bashki, 24 komuna dhe 206
vendbanime.
Rajoni i Lezhës përfshin rrethet: Lezhë,
Mirditë dhe Kurbin, 5 bashki, 16 komuna dhe 170
vendbanime.
Në Kosovë29 zona përfituese mbulon 4,341 km2
dhe përfshin rajonet ekonomike të mëposhtme:
Rajoni Ekonomik Jugor përbëhet nga 6
komuna:
Prizren,
Dragash/Dragaš,
Rahovec/Orahovac,
Suharekë/Suva
Reka,
Malishevë/Mališevo dhe Mamusha/Mamuša.
Rajoni Ekonomik Perëndimor përbëhet nga
6
komuna:
Pejë/Peć,
Deçan/Dečani,
Gjakovë/Đakovica, Istog/Istok, Klinë/Klina dhe
Junik.
As Shqipëria dhe as Kosova nuk kanë paraqitur
ende zyrtarisht klasifikimet30 e Nomenklaturës së
Njësive Territoriale për Statistikat (NUTS), si
rrjedhojë, zonat përfituese bazohen, për Shqipërinë
në rajonet administrative dhe për Kosovën në
përcaktimin “rajon ekonomik”.
27
Agjencia e Statistikave të Kosovës: Kosova në shifra
2012.
Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011, INSTAT,
Shqipëri.
29 Agjencia Kadastrale e Kosovës 2013.
30 Nomenklatura e Njësive Territoriale për Statistikat.
28
Faqe|1347
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents