Fletorja Zyrtare
zhvillimin e turizmit dhe industrisë së drurit, por
edhe që e pengojnë infrastrukturën e transportit
dhe komunikimin me fqinjët.
Zona është pjesa më e pasur e Kosovës; me
burime ujore, me lumenjtë Drin, që rrjedhin në
Shqipëri, Bistricë, Lumëbardhë, Lepenec duke
kaluar relievin malor. Disa liqene, si liqenet
Livadhi, Strbacko, Jazhnica, si dhe kamionët
Brod janë burime me potencial të madh për
zhvillimin e sporteve dimërore, peshkimit dhe
aktiviteteve të tjera turistike. Malet e Sharrit/Šar,
një nga dy parqet kombëtare në Kosovë, shtrihen
përgjatë
tri
komunave:
të
Prizrenit,
Dragashit/Dragaš dhe Suharekës/Suva Reka.
Shqipëria është e dominuar nga zinxhiri i
maleve Dinarike. Lumenjtë kryesorë janë Drini,
që vjen nga Kosova, dhe Valbona. Gjenden
liqenet natyrale dhe artificiale, të cilat janë me
vlerë potenciale për turizmin, dy liqenet më të
rëndësishme artificiale në rajonin e Kukësit,
Komen dhe Fierzë. Lumi Drin, i cili rrjedh nëpër
territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqëson
një mundësi për bashkëpunim ndërkufitar. Një
pjesë tjetër e rëndësishme e zonës përbëhet nga
luginat, fushat dhe pjesa malore, të cilat
ndryshojnë në madhësi, dendësinë e popullsisë,
bimësisë dhe lartësisë dhe ofrojnë kushte të
favorshme për kultivimin e drithërave,
foragjereve, perimeve dhe frutave. Fushat më të
mëdha dhe më pjellore në anën e Kosovës
gjenden në basenin e Dukagjinit. Tokat më
pjellore bujqësore në anën shqiptare shtrihen në
rajonin e Lezhës.
Klima e zonës varion nga kontinentale e
ndryshueshme në male, në mesdhetare e
ndryshueshme përgjatë bregdetit Adriatik dhe
fushave, me dimër të ftohtë dhe të lagësht dhe
verë të nxehtë e të thatë.
2. ANALIZA PESTLE
2.1 Konteksti i përgjithshëm politik dhe
ekonomik
3.1.1 Reformat e politikave dhe procesi i
integrimit në BE
Shqipëria dhe Kosova aspirojnë të bëhen
anëtare të Bashkimit Evropian. Sondazhet e
përsëritura, sipas perceptimit publik tregojnë se
ato mbeten ndër përfituesit IPA II me qëndrimin
më pozitiv (më shumë se 95%) për t’u bërë
anëtar i familjes së Bashkimit Evropian. BE-ja
Faqe|1350
Viti 2021 – Numri 7
nënvizon31 një numër sfidash të rëndësishme
përpara me të cilat përballet Shqipëria dhe
Kosova,
si:
qeverisja
ekonomike
dhe
konkurrueshmëria, sundimi i ligjit, funksionimi i
institucioneve që garantojnë demokracinë, të
drejtat themelore dhe, në rastin e Kosovës,
kapërcimi i së kaluarës.
Shqipëria
Duke pasur parasysh progresin e Shqipërisë
me reformat politike dhe ekonomike, Bashkimi
Evropian (BE) ka nënshkruar Marrëveshjen e
Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë, në qershor
të vitit 2006, e cila hyri në fuqi më prill 2009.
Shqipëria iu bashkua NATO-s në prill 2009.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë që
hyjnë në shtetet e Shengenit hyri në fuqi më 15
dhjetor 2010.
Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së StabilizimAsociimit shënoi një etapë cilësisht të re në
marrëdhëniet dypalëshe, që sjell detyrime dhe
reforma të reja të rëndësishme në fushën e
drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, lëvizjes së lirë të
punëtorëve, të drejtës së vendosjes dhe lëvizjes
së lirë të kapitalit dhe shërbimeve, si dhe për
transportin,
fushën
audiovizuale
dhe
telekomunikacionin. Përmirësime thelbësore janë
bërë në fusha, të tilla si reformat e brendshme
dhe të ekonomisë së tregut, të rendit publik dhe
menaxhimit të kufijve, reformat ligjore dhe
administratën publike, prokurimin publik,
statistikat, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, si dhe
doganat.
Duke pasur parasysh se Shqipëria ka arritur
përparimin e nevojshëm, Komisioni Evropian
rekomandoi në tetor 2013 që Këshilli Evropian
duhet t’i japë Shqipërisë statusin e vendit
kandidat në BE32.
Shqipëria duhet të përshpejtojë reformën33 e
sistemit të drejtësisë, për të siguruar pavarësinë,
transparencën, përgjegjshmërinë dhe efikasitetin.
Shqipëria duhet të përparojë në zbatimin e
reformës së administratës publike, në veçanti në
lidhje me ligjet strukturore dhe aktet
administrative; të bëjë përpjekje shtesë për të
siguruar zbatimin efektiv të rregulloreve të
KE - Strategjia e Zgjerimit dhe Sfidat Kryesore, 2013–
2014, tetor 2013.
32 Një vendim pritet të merret në dhjetor 2013.
33 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për
Shqipërinë, tetor 2013.
31
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents