Fletorja Zyrtare Kukësi është rajoni më i varfër i Shqipërisë, si dhe i zonës së programit që ka një GDP prej 223 milionë eurosh ose të barabartë me 2.4% të GDP-së së vendit43. Mbështetja e rajonit në sektorin e bujqësisë thekson se bujqësia kontribuon me 34% në formimin e PBB së rajonit për vitin 2011. Pjesa e hoteleve, të tregtisë, transportit dhe komunikimit arrin në 20% të PBB-së së rajoneve. Pjesa e sektorëve të pasurive të paluajtshme dhe financiare llogaritet në 17%, e pasuar nga shërbimet e tjera që arrin 13% të GDP-së së rajoneve për vitin 2011. Sektori me kontributin më të ulët është industria, pjesa e të cilës është thjesht 3% e PBB-së së rajonit në vitin 2011. GDP-ja e rajonit të Lezhës për vitin 2011 arriti në 334 milionë euro ose rreth 3.7% e PBBsë së vendit44. Sektorët kryesorë janë tregtia, hotelet, transporti dhe komunikimi që arrin në 26%, ndjekur nga sektori i bujqësisë që arrin në 25%. Pjesa e sektorit të pasurive të paluajtshme dhe financiare llogaritet në 19%, pasuar nga shërbimet e tjera që arrin në 13% të PBB-së për vitin 2011. Kontributi i sektorit të ndërtimit është matur me 10%, poshtë mesatares kombëtare që vlerësohet në 12.8%, ndërsa industria është kontribuesi më i vogël për ekonominë e rajonit të Lezhës, duke zënë 8% të PBB-së së rajoneve në vitin 2011. Përveç sektorit të shërbimeve i cili është kontribuesi kryesor në PBB-në e vendit, sektori i bujqësisë mban një shkallë të lartë të rëndësisë për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në zonën e programimit në Shqipëri, meqenëse një pjesë e madhe e popullsisë ende jeton në zonat 43 44 INSTAT, Llogaritë Rajonale 2013. INSTAT, Llogaritë Rajonale 2013. Faqe|1354 Viti 2021 – Numri 7 rurale, pavarësisht nga lëvizjet e dukshme drejt zonave urbane. Në Kosovë, zhvillimi i sektorit ekonomik dhe privat ka qenë kryesisht në shkallë të vogël dhe jo me shumë kapital intensiv. Rritja e PBB-së në Kosovë arriti kulmin në nivelin e 7.5% në vitin 2008, me rënie në 2.5% në vitin 201245. Pavarësisht rënies së tendencave, norma mesatare vjetore e rritjes së Kosovës ka qenë më e larta në mesin e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor46 në katër vitet e fundit47. Megjithatë, ekonomia e Kosovës vazhdon të presë zgjidhje për problemet e saj madhore, që do të thotë, vendi është duke jetuar përtej mundësive dhe kushteve të tij. Kosova vuan nga një mosbalancim i pagesave me importet, që dukshëm dominojnë eksportet. Kjo ndodh kryesisht, për shkak të faktit që NVM-të e Kosovës nuk janë ndërkombëtarisht 48 konkurruese . NVM-të e orientuara dobët nga eksporti pengojnë kontributin e mëtejshëm të NVM-ve për GDP, si krijimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike. Eksportet dominohen nga metalet bazë dhe mineralet e prodhuara nga kompanitë e mëdha. Kosova duhet të krijojë një ekonomi me mjedis miqësor më konkurrues dhe të promovojë eksportet (deficiti tregtar i Kosovës mbetet në një mesatare rreth 90%, ose e shprehur në terma monetare rreth 2.2 miliardë euro49), dhe përmirësimin e infrastrukturës që lehtëson tërheqjen e investitorëve të huaj. Në Kosovë nuk ka të dhëna për kontributin e PBB-së sipas rajoneve ose GDP-së rajonale për frymë, por është e bazuar në treguesit e tjerë makro të sektorit; rajoni i Qendrës është duke ofruar kontributin më të madh në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë së Kosovës, ndërsa 45 Efekti i krizës globale dhe eurozonës në ekonominë e Kosovës ka qenë në shkallë më të ulët për shkak të nivelit të ulët të integrimit në tregun financiar dhe bazës së ulët të eksportit (MTEF 2014–2020). Raporti i FMN-së për vendin nr. 223, qershor 2013. Banka Botërore, “Raporti i rregullt për vendet e Evropës Juglindore (SEE)”, nga recesioni i dyfishtë në reformat e përshpejtuara, dhjetor 2012. 48 Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012–2016 me vizion 2020. 49 Banka Botërore, “Raporti i rregullt për vendet e Evropës Juglindore (SEE), “Nga recesioni i dyfishtë në reformat e përshpejtuara”, dhjetor 2012. 46 47

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents