Fletorja Zyrtare
dy rajonet ekonomike jugore dhe perëndimore
kontribuojnë pak a shumë në të njëjtin nivel.
Zona e programit nga ana e Kosovës ka një
ekonomi
industriale-agrare.
Aktivitetet
ekonomike ndryshojnë ndërmjet të dyja rajoneve
ekonomike dhe madje edhe brenda tyre.
Shërbimet, bujqësia, tregtia, ndërtimi dhe
përpunimi ushqimor janë duke gjeneruar pjesën
më të madhe të xhiros dhe të ardhurave lokale.
Ekonomia e të dyja rajoneve ka vuajtur shumë
nga dëmtimet gjatë konfliktit të viteve
nëntëdhjetë në Kosovë dhe për shumë vite ka
përjetuar një stanjacion (ngecje ekonomike) të
rëndë tranzicioni. Disa pjesë të zonës kanë
vuajtur edhe për shkak të largësisë së tyre nga
zona qendrore ekonomike dhe politike e
Kosovës.
Aktualisht, pikat e forta kryesore të rajoneve
ekonomike jugore dhe perëndimore qëndrojnë
në vendndodhjen e tyre gjeografike si një portë
për vendet fqinje (Shqipëria dhe Mali i Zi), me të
cilat ata kanë një traditë të gjatë të tregtisë.
Rajonet kanë një industri ushqimore relativisht të
zhvilluar me ndërmarrjet që furnizojnë tregun e
Kosovës dhe eksportin me vendet fqinje. Sektori
i ndërtimit (ndërtesave të banimit, apartamentet),
si dhe industria ushqimore dhe e pijeve/lëngjeve
janë veçanërisht duke u zgjeruar. Të dyja rajonet
janë shumë të pasur me produkte të pyjeve, të
cilat janë shumë të kërkuara në tregun e jashtëm,
si edhe industria e drurit që është duke u
rimëkëmbur.
2.2.1 Sektori privat
Operatorët ekonomikë në zonën e programit
janë shumë të fragmentuar dhe të vegjël në
madhësi, që pasqyron strukturën e ndërmarrjeve
në nivel vendi dhe tregon se biznesi është më së
shumti familjar dhe mbizotërohet nga
vetëpunësimi. Struktura e ndërmarrjeve është e
dominuar nga ndërmarrje shumë të vogla, që
punësojnë 1–4 persona, të cilat përbëjnë
pothuajse 90% të totalit të ndërmarrjeve në
zonën përfituese.
Zona e programit shqiptar, e përbërë nga dy
rajonet - Lezhë dhe Kukës - regjistron një total
prej 3,797 ndërmarrjesh50. Ajo ka një përqindje të
regjistrimit të lindjeve të NVM-ve prej 10.8%,
Viti 2021 – Numri 7
më e ulët në krahasim me mesataren kombëtare
prej 12.2%.
Numri total i ndërmarrjeve në rajonin e
Kukësit në fund të 2012 arrinte në 914
ndërmarrje51, që përbën më pak se 1% të numrit
të përgjithshëm të ndërmarrjeve në Shqipëri,
duke regjistruar një përqindje të lindjeve prej
10.8%, nën mesataren kombëtare prej 12.2%.
Rreth 81.7% e ndërmarrjeve të regjistruara në
rajonin e Kukësit operojnë në sektorin e
shërbimeve. Shumica e këtyre ndërmarrjeve rreth 54.7% - operojnë në sektorin e tregtisë,
ndërsa 120 ndërmarrje ose 16% operojnë në
sektorin e hoteleve dhe restoranteve. Pjesa e
mbetur prej 17.6% janë të regjistruar që veprojnë
në shërbime të tjera. Sektori i prodhimit
regjistron 167 ndërmarrje, brenda të cilit rreth
50% operojnë në sektorin e industrisë; 37.1% në
sektorin e ndërtimit dhe pjesa e mbetur 13.2%
operojnë në sektorin e bujqësisë. Rreth 84% e
ndërmarrjeve në rajonin e Kukësit punësojnë 1–4
persona, me vetëm 12 ndërmarrje që punësojnë
më shumë se 50 persona. Pjesa e ndërmarrjeve e
menaxhuar nga femrat në rajonin e Kukësit është
më e ulëta në Shqipëri me 14.2%.
Numri total i ndërmarrjeve në rajonin e
Lezhës në fund të vitit 2012 arrinte në 2,883
ndërmarrje52, që përfaqëson 2.76% të numrit të
përgjithshëm të ndërmarrjeve të regjistruara në
Shqipëri, me një natalitet prej 10.8%, nën
mesataren kombëtare prej 12.2%. Shumica e
ndërmarrjeve 80.6% operojnë në sektorin e
shërbimeve. Rreth 1201 apo 41.7% të
ndërmarrjeve operojnë në sektorin e tregtisë,
ndërsa 448 ndërmarrje operojnë në hotele dhe
restorante, si nënsektor i shërbimeve. Sektori i
prodhimit regjistron 557 ndërmarrjeve ose më
pak se 1/5 e totalit të ndërmarrjeve në rajonin e
Lezhës, shumica e të cilave në sektorin e
industrisë - 327 njësi ose 58.7%, e ndjekur nga
153 ndërmarrje që operojnë në sektorin e
ndërtimit. Rreth 91.3% e të gjitha ndërmarrjeve
në rajonin e Lezhës punësojnë 1–4 persona,
ndërsa vetëm 25 ndërmarrje punësojnë më
shumë se 50 persona. Rreth 24.7% e
ndërmarrjeve në rajonin e Lezhës menaxhohen
nga femrat.
51
50
INSAT, Regjistri Statistikor i Bizneseve 2013.
INSAT, Regjistri Statistikor i Bizneseve 2013.
Regjistri Statistikor i Bizneseve 2013.
52INSAT,
Faqe|1355
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents